Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Dita e Transparencës; Llatja/ Bashkia angazhim maksimal ndaj qytetarëve

Në ambjentet e  Hotel “Skampa”  është zhvilluar  një takim i Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale, me institucione te qarkut Elbasan. Në këtë takim komisioneri Besnik Dervishi ka falenderuar kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja , prefekten e Qsrkut si dhe të pranishmit duke pohuar se ” Elbasani është një nga qarqet me bagazh intelektual dhe kulturor” . Qëllimi i këtij takimi ishte evidentimi i të drejtave dhe lirive themelore njeriut, sic është e drejta për informim, si dhe për të ofruar shërbimin sic është transparenca e autoriteteve publike. Këto takime organizohen në kuadër të një projekti të titulluar ” Ditët e transparencës” . Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili nisi fjalën në këtë takim pohoi se ” praktikat më të mira të qeverisjes vendore e konsiderojnë transparencën si moment historik të qeverisjes së mirë dhe komuniteteve të forta. Transparenca e institucioneve vendore lufton korrupsionin, rrit besimin e qytetarëve dhe forcon integritetin e institucioneve publike”.

Sipas kryebashkiakut “

ky proces u mundëson qytetarëve të vlerësojnë objektivisht cilësinë, përshtatshmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve publike, duke propozuar ndryshime për përmirësimin e shërbimeve të ofruara.

Transparenca e institucioneve vendore është një parakusht për një qeverisje të hapur dhe demokratike. Nga ana tjetër, qeverisja e hapur është më shumë e kontrollueshme nga qytetarët, pasi qasja në informacione publike u mundëson qytetarëve të jenë më shumë informuar për aktivitetin e bashkisë.

Aksesi në informacionin publik është një e drejtë themelore e njeriut dhe a hapi i parë drejt demokracisë pjesëmarrëse lokale.

Nëpërmjet Programit të Transparencës, Bashkia Elbasan vendos në dispozicion të qytetarëve një kategori të gjerë informacionesh, mënyrat dhe afatet e publikimit të tyre si dhe procedurat për të aksesuar e përdorur ato”. Për garantimin e të drejtës së informimit, bashkia në hartimin e Programit të Transparencës është bazuar në parimin e    vendosjes në dispozicion të çdo qytetari, të gjithë informacionit të prodhuar nga veprimtaria e bashkisë.

Monitorimi i transparencës dhe llogaridhënies lokale nga shoqëria civile ka, gjithashtu, një rëndësi të veçantë në nxitjen dhe promovimin e angazhimit qytetar në proceset vendimmarrëse. Për më tepër, është një mjet efikas për nxitjen e publikut dhe përgjegjësinë sociale dhe llogaridhënien e institucioneve vendore. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është parësore për forcimin e demokracisë lokale dhe minimizimin e praktikave korruptive.

Bashkia Elbasan synon ofrimin e qeverisjes së mirë duke: Inkurajuar akses dhe pjesëmarrje të publikut për të garantuar që vendimmarrja të përgjigjet ndaj nevojave të përbërësve të tij dhe të pranojë opinionet e tyre;  Ofruar shërbime me cilësi të lartë për qytetarët e saj; dhe   promovuar përdorimin efikas të burimeve publike”.