ELBASANI PREZANTOHET DENJËSISHT NË PANAIRIN E TURIZMIT TIRANË
Në Panairin e Turizmit Tirana 2024, ka marrë pjesë edhe Bashkia e Elbasanit, ku nëpërmjet Agjensisë së Kulturës dhe Turizmit, është prezantuar me destinacionet turistike që Elbasani ka, si edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike.
Elbasani, është ndër zonat më të hershme që vërtetojnë trashëgiminë dhe kulturën e lashtë të vendit tone, si edhe është kryeqendra e artit dhe kulturës.
Historia, trashëgimia kulturore dhe bukuritë natyrore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit.
“Busheku”, “Labinoti Fushë”, “Krasta e Madhe”, “Llixha”, Funari e Gjinari, fshehin perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre. Janë këto edhe shumë arsye të tjera që Elbasani është një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj, dhe për tu prezantuar sa më denjësisht në këtë panair.
Elbasani po shihet si një destinacion për të zgjatur kohën e turistëve, jo vetëm në bregdet.
Ecja në natyrë në zonat malore siç është Gjinari, është një nga atraksionet të cilat Elbasani i ofron. Në Funar pranë liqeneve janë hapur shtigjet për ecje si edhe për hedhjen me parashutë.
Panairi ka për qëllim të promovojë Shqipërinë duke u përqendruar në turizmin e kohës së lirë, atë të konferencave dhe eventeve të korporatave nga e gjithë bota.
Turizmin dixhital dhe turizmin mjekësor, i cili po zhvillohet gjithmonë e më tepër në vendin tonë.