” Funar Fest”, perla turistike për vendasit dhe të huajt.
Koncert festiv, prodhime bio, xhirot me kanoe në liqenet e bukura të Funarit, piknik në lëndinat e kësaj perle turistike, të gjitha këto aktivitete janë realizuar në ” Funar Fest”.
Qindra qytetarë nga Elbasani e jo vetëm, por edhe shumë të huaj, kanë shijuar natyrën e pastër dhe plot bukuri, në festën e Funarit.
Shumë të rinj, mes të cilëve edhe vetë Kryetari i Bashkisë Z.Gledian Llatja, Ministria e Arsimit dhe Sportit Zj. Evis Kushi, kanë pritur miqtë në këtë festë të kthyer tashmë në traditë në Bashkinë e Elbasanit.
” Qytetarët janë njohur me Funarin, zonën e pasur me pyje të shumëllojshme, me liqene të pastra dhe me një natyrë thuajse të pashfrytëzuar, Funari është një nga bukuritë më të rralla të Bashkisë Elbasan, por edhe të vendit. ” Funar Fest” është kthyer në një traditë të bukur në perlën turistike të Elbasanit”, tha në fjalën e tij Z. Gledian Llatja.
” Shijuam natyrën fantastike, produktet bio të zonës, koncertin festiv dhe xhirot me kanoe në liqenet e bukura të Funarit . Vizioni ynë është ta kthejmë Funarin dhe Elbasanin në një atraksion për turistët e huaj dhe vendas, si dhe në një destinacion për turizmin sportiv dhe të aventurës”, shtoi ai.
Funari, një një nga perlat turistike thuajse të virgjëra të qytetit të Elbasanit, ndodhet rreth 20 kilometra larg.
Funari, është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndara, dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas nga malet që e rrethojnë atë.
Vetëm disa vite më parë Funari thuajse ishte i harruar për nga vetë infrastruktura, thuajse e amortizuar dhe përrreth një orë që mund të shkosh sot, dikur duheshin më shumë se tre orë të mbërrije në destinacion.
” Maja e Korrës, në Funarin e resurseve dhe turizmit të mrekullueshëm, shumë shpejt do të kthehen në një destinacion turistik për sportet e aventurës në Shqipëri dhe Rajon. Shumë shpejt do të marrë formë ambicia jonë për ta shndërruar këtë perlë mahnitëse natyrore në pikën më të rëndësishme turistike për sportet e aventurës në Shqipëri dhe rajon”, shton kryebashkiaku Gledian Llatja.
Dikur kur ishte Komunë, edhe pse me një zhvillim të blektorisë por edhe mbarështrimit të peshkut, rrallë turistët vendas por dhe të huaj e vizitonin Funarin, ndërsa vitet e fundit me marrjen nën administrim të Bashkisë së Elbasanit, kjo zonë është bërë tepër e vizitueshme.
Ishte një iniciativë e Bashkisë së qytetit, që Funarit ti jepte atë që me të vërtetë meritonte, emrin, ” Funari Turistik”.
E pasur me pyje pishash dhe dushku Funari ofron një klimë të shëndetshme që nëse i shtojmë edhe gatimet tradicionle të zonës bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavat.