Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Llatja/ Automoto Parku, dhe Lungofiume projekte që prekin edhe Lagjjen Nr.1

Në vijim të procesit të buxhetimit me Pjesëmarrje, takimet me banorët kanë vijuar në Lagjjen Nr.1, ku edhe në këtë lagjje konsultohemi e dëgjojmë banorët për problematikat specifike pranë komuniteteve të tyre.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja  i pranishëm në dëgjesat e komunitetit, e ka vënë theksin tek investimet që janë realizuar gjatë vitit 2021, por edhe prioritetet në vijim.  

 Lulishtja e re “Kozma Naska” e rikonstruktuar brenda vitit tonë të parë, ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve në lagjjen “Emin Matraxhiu” që i vjen në funksion gjithë banorëve dhe rinisja shumë shpejt e investimit të rrugës “Borodin Mitarja” ose rrugës së re drejt varrezave të qytetit janë vetëm një pjesë e projekteve tona zhvillimore për Lagjjen nr.1.  

Vazhdojmë punën për Automoto Parkun e vetëm në Ballkan dhe projektin fantastik për Lungofiumen e Kodër Krastë”, tha Z. Llatja.  

Në fund të dëgjesave, vetë banorët votuan prioritetet e tyre të cilat do të përkthehen në investime nga ana e Bashkisë së Elbasanit gjatë vitit 2022.