Llatja prezanton projektet zhvilluese të Elbasanit në Kongresin Evropian për qeverisjet lokale
Llatja prezanton projektet zhvilluese të Elbasanit në Kongresin Evropian për qeverisjet lokale. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja ka marrë pjesë në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, Poloni. Në këtë kongres përfaqësues nga e gjithë Evropa ndanë iniciativat e tyre për menaxhimin më të mirë të qyteteve.Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme. Në fjalën e tij, në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki kreu i bashkisë Llatja theksoi se në “Elbasan po implementohen një serë projektesh zhvilluese dhe trasformuese. Ai shtoi se është i nderuar të prezantonte në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, në Poloni praktikat e mira të Bashkisë Elbasan, nismat pa makina, shtimin e hapësirave të gjelbra, projektet e zhvillimore të turizmit dhe fokusimin e të rinjve drejt profesioneve të së ardhmes.