Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Me bizneset për diskutimin e paketës fiskale dhe projekt buxhetin e vitit 2024

Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje, ka vijuar në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit ku edhe është diskutuar për paketën fiskale dhe projekt buxhetin e vitit 2024.

Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja pohoi se edhe pse do të ketë një ndryshim të tarifave të paketës fiskale, sërisht Elbasanit mbetet qyteti me tarifat më të ulta në rang republike.

“Nëse do të flisnim për të gjitha politikat tona sociale në bashkinë e Elbasanit janë të shumta. Nëse do të flisnim për të gjitha politikat tona që ne bëjmë, për bizneset, ekonominë, studentëtt,etj, do të ishte e pakuptimtë nëse nuk do të fillonim bashkë me buxhetimin e target grupeve. Në buxhetimin me pjesëmarrje ne i kemi kërkuar qytetarëve të shprehin priotitetet e tyre dhe ku ato votojnë për prioritetet e veta.

Qëllimi që jemi mledhur sot me bizneset është paketa fiskale, pasi ju jeni baza ekonomike edhe e bashkisë por edhe të shtetit. Ne vazhdojmë të kemi një ekonomi të qëndrueshme gjatë këtyre viteve, kemi pasur një zhvillim të zonës industriale edhe sa i përket bizneseve të reja të mesme, dhe jemi një trend për shumë biznese të cilat e shohin Tiranën si potencial, dhe Elbasanin si një fasilitus për shumë zhvillime, përsa i përket infrastrukturës që ka zona industriale, punëtorisë, trajnimit që kemi në Qendrat e Formimit Profesional dhe shkollat profesionale,

 Pra, Elbasani shihet si një mundësi dhe oportunitet, Elbasani ka pasur një zhvillim dhe një qnëdrueshmëri të zhvillimit”, tha Z. Llatja.

Duke ju drejtuar bizensmenëve të pranshëm në këtë takim, kryebashkiaku i ftoi ato që të bëhen pjesë e zhvillimeve të qytetit.  

“ Ne si bashki jemi përpjekur maksimalisht të bëjmë më  të mirën tonë për t’i ardhur në  ndihmë bizneseve për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm, dhe për t’i dhënë mundësi dhe pole të tjera zhvillimi, ashtu sic po shtyjmë fort projektin e Automoto Parkut, që është një nga projektet tona më të mëdha, që po nuk u bëtë gati ju të parët nuk ka se kush të bëhet gati, ashtu edhe projekti i by – passit , dhe do ju kërkoja që të bëheshit pjesë e këtyre zhvillimeve, si tek Automoto Parku por edhe Gjinari dhe Funari. Por edhe me zhvillimin potencial që merr fusha e Elbasanit, që merr Shushica, dhe zona e Shirgjanit dhe Gjergjanit, sa i përket zhvillimit që do të vijë nga by- passi i Elbasanit.

 Këto janë projektet e mëdha të cilat ne po i shtyjmë përpara për të pasur një zhvillim të qëdrueshmë por edhe një rritje ekonomike të Elbasanit.

 Këtë vit edhe në paketën të cilën do t’i propozojmë këshillit bashkiak, kemi propozuar që të bëhet një zonë e lirë ekonomike përsa i përket taksave të bashkisë për bizneset në 40 m2, për bizneset e vogla të cilat qëllim të tyre kanë turizmin, Ne kemi proprozuar që ato të mos kenë taksa vendore.

 Patjetër që në paketën tonë fiskale ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm disa nga tarifat tona kryesore, ashtu sic është tarifa e ndricmit dhe gjelbërimit për qytetin, apo për infrastrukturën rurale në zonat e fshatit në Njësitë administrative, por edhe për pastrimin.

Me buxhetin e ri që parashikojmë dhe me paketën e re fiskale që parashikohet, ne do të vazhdojmë të mbështesim nga fonde të tjera pra nga të ardhurart tona sekondare, tarifën e ndricimit, pastrimit, dhe tarifën e gjelbërimit.

 Ne do t’i propozojmë këshillit bashkiak që të rrisim një sërë tarifash edhe për shkak të vlerës së lartë që ne na ka kushtuar rritja e punëtorisë, rritja e krahut të punës, rritja e shpenzimeve të tjera aksesore, të cilat para dy vjetësh nuk kanë qenë në këto nivele, por përsëri janë rritur më shumë, por përsëri ne po kalojmë tek rritja e tarifave në mënyrë llogjike.

Prandaj jemi mbeldhur sot këtu për të diskutuar për këto tarifa por edhe për të marrë nga ju ato kërkesa që do të kenë bizneset, sidomos ato që janë më të përqëndruara për infrastrukturën, që ne t’i fusim tek buxheti ynë i vitit 2024 për buxhetimin me pjesëmarrje.

Nuk kemi rritur taksat, kemi vazhduar t’i lejmë në minimumin ligjor, ne edhe taksën e infrastrukturës për ndërtimet e reja, edhe taksën e ndërtimit, edhe taksën e banesave apo godinave i kemi lënë në minimumin ligjor, nuk i kemi lëvizur ato hapësira që ne na jep ligji.

Ajo që ne duam të bëjmë që e kanë kërkuar në vazhdëmisi edhe qytetarët është rritja e tarifave dhe shtimi i investimeve.

  Këtë jemi përpjekur të bëjmë në këto katër vite të gjejmë balancën, dhe këto 2 milion euro që ne i subvencionojmë për tarifat t’i kemi në investime të shtuara dhe të qarkullojnë në ekonominë e qytetit”.

Është menduar që të mos ketë asnjë rritje në taksa, që do të thotë taksa e infrastrukturës është në minimunin që parashikon ligji, kështu që të gjitha subjektet ndërtuese nuk do të kenë asnjë barrë të shtuar për taksën e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.

 Ndërkohë që të vetmet rritje që janë parashikuar të bëhen janë në vlerën 25 përqind për të gjitha kategoritë përsa i përket tarifës së pastrimit, ndricimit dhe gjelbërimit, të tre shërbimet të cilat ligji parashkon që e gjithë kostoja e këtyre shërbimeve të mbulohet nga tarifat e mbledhura.

  Sot jemi në një diferencë të cilën e subvencionon bashkia në pjesën më të madhe, dhe me këtë rritje do të ulë vetëm me 20 përqind barrën që mban bashkia në këtë kosto, por përsëri bashkia do të vazhdojë ta subvencionojë për të mos ngarkuar biznesin menjëherë me një rritje në këto shërbime.