Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak
NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.
Ju njoftojmë se më datë 26.12.2023, ora 13:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4),në ambjentet e qëndrës rinore me këtë rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
- Miratimi i proçesverbaleve të mbledhjeve të muajit Nëntor (dt.30.11.2023) dhe Dhjetor (19.12.2023).
- Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë për muajin Nëntor 2023.
3/1 Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Nëntor 2023.
- Mbi miratimin e buxhetit të Bashkisë Elbasan për vitin 2024 dhe miratimin e programit buxhetor afatmesëm përfundimtar për periudhën 2024-2026.
- Për vendosjen në institucionet rezidenciale të shërbimeve sociale të Z. Çlirim Doka.
- Për miratimin e bursave për nëxënësit e arsimit parashkollor për vitin shkollor 2023-2024.
- Mbi dhënie me qira dhe ne perdorim (rinovim kontratash) të disa ambjenteve nga Bashkia Elbasan.
- Për miratimin e planit të strehimit social 2024-2029.
- Për miratimin e planit vendor të veprimit për mbrojtjen sociale 2024-2027.
- Mbi shpërndarjen e fondit financiar te mbrojtjes civile te vitit 2023 per 30 familjet e demtuar nga termetet e muajit Shtator dhe Nentor 2019 dhe dhenien e ndihmes financiare nga ana e Bashkise Elbasan.
Të ndryshme,
Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e premte më datë 22.12.2023 ora 11:00 në ambjentet Bashkisë Elbasan.
KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN
Lutfi LALA