Njoftime Punësimi
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Bashkia Elbasan shpall procedurën e konkurimit për vendin e lirë të punës :
- Zv/ Drejtor, pranë konviktit të arsimit parauniversitar”Ymer Tola”
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
1) Të jetë shtetas shqiptar;
2) Të ketë arsim të lartë
3) Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
4) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
5) Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1) Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
2) Curriculum Vitae;
3) Fotokopje e Kartës së Identitetit;
4) Çertifikatë e përbërjes familjare;
5) Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
6) Fotokopje e librezës së punës;
7) Raport mjeko-ligjor;
8) Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
9) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm)
Dorëzimi i dokumentave dorazi pranë Bashkisë Elbasan në Drejtorinë e Administratës dhe Burimeve Njerëzore duhet të bëhet brenda datës 09.07.2022.