POLICIA BASHKIAKE, GARANTON SIGURINË E FËMIJËVE NË SHKOLLË DUKE MENAXHUAR EDHE TRAFIKUN
Policia Bashkiake çdo ditë kujdeset për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së fëmijëve pranë shkollave.
Edhe këtë fillim simestri të dytë, pas pushimeve të dimrit, fëmijët janë nisur që në mëngjes në shkolla, për të ndjekur procesin mësimor.
Të shoqëruar nga policët bashkiakë të cilët e kanë kthyer në rutinë kujdesin kryesisht ndaj fëmijëve, ato i shoqërojnë ato që të kalojnë rrugën e makinave, deri tek dera e shkollës.
Një nga detyrat e policëve bashkiak të Elbasanit, është edhe siguria për vogëlushet të cilët shkojnë në shkollë.