Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Poliklinika e specialiteteve do të mbaj emrin e ikonës së mjekësisë Lefter Guxho        

 Poliklinika e Specialiteteve në Elbasan me vendim të Këshillit Bashkiak do të mbaj emrin e ikonës së mjekësisë së Elbasanit, doktorit Lefter Guxho.

 Në inagurimin e pllakatës në fasadën kryesore të godinës kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtorin e Qendrës Spitalore ” Xhaferr Kongoli”, kanë vlerësuar profesionin e mjekëve të Elbasanit.

 ” Sot në fakt është një ditë e shënuar për poliklinikën qendrore të Elbasanit pasi po e rihapim me një emër të doktorit tonë të dashur të qytetit të Elbasanit i cili ka dhënë shumë për qytetin. Doktor Guxho ka qenë i nderuar, ka qenë një nga mjekët e mirë tonët”.

 Këshilli Bashkiak para disa kohësh i ka vendosur emrin disa pavioneve por edhe poliklinikës qendrore të qytetit.

 U desh rikonstruksioni i plotë i godinës që të vendosej edhe pllakata.

“Ta gëzoni edhe poliklinikën e re, sepse sot në fakt quhet e mirëfilltë, një inagurim i të gjithë poliklinikës, por edhe me emrin e Lefter Guxho, i cili është një nga mjekët tonë më të mire”, vijoi Llatja.

Ndërsa ka falenderuar edhe drejtorin e spitalit i cili miratoi vendimet e këshillit bashkia për vendosjen e ikonave të mjekësisë së Elbasanit në disa nga pavionet tona kryesore, por edhe në poliklinikën qendrore.

E rikonstruktuar pak kohë më parë Poliklinika e Elbasanit ofron shërbim shëndetësor ambulator të organizuar në 30 kabinete mjekësore me 19 specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme.

Lefter Guxho në vitin 1961 shërbeu si mjek pranë drejtorisë së Higjenës dhe Epidemologjisë së rrethit të Elbasanit, më pas shkoi për të punuar në fshatin Funar.Në vitet 1966-1968 ishte shef i Shëndetësisë në rrethin e Librazhdit.Në vitet 1969-1972 punoi si shef i shëndetësisë së hekurudhës në ndërtim Elbasan-Prrenjas.Nga viti 1973 e deri sa ndërroi jetë punoi në Spitalin Infektiv të Elbasanit. Për një farë kohe ishte edhe nëndrejtor i Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit.