Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ DHE GLEDIAN LLATJA UROJNË BESIMTARËT MYSLIMAN FESTËN E FITËR BAJRAMIT

Nga xhamia Ballias e rindërtuar në qendër të qytetit të Elbasanit, Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar besimtarët mysliman.

I shoqëruar nga kreu i bashkisë z. Gledian Llatja prfaqësues të pushtetit lokalë, deputetë si edhe përfaqësues të komunitetit mysliman në Elbasan, presidenti Begaj vlerësoi bashkëjetesën fetare si në Elbasan ashtu edhe në të gjithë shqipërinë, duke dhënë mesazhin se kjo vlerë duhet ruajtur, promovuar dhe trashëguar.

“Jam në Elbasan për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit.

 Pas një maji të madhnueshëm të Ramazanit, besimtarët që u përkushtuan besoj se me lutjet e tyre ata janë më afër të Zotit, me lutjet e tyre të pranuara besoj se do të jenë qytetarë të denjë jo vetëm për veten e tyre, familjet e tyre por edhe për shoqërinë.

 Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të qytetit të Elbasanit e rindërtuar në të njejtin vend ku në vitin 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe në vitin 1967 u shkatërrua dhe falë Zotit u rindërtua përsëri në të njejtin vend.

 Jam në Elbasan ku është një traditë e shkëlqyer ku përveç objekteve të ndryshme të ndërtuara besimtarët jetojnë në harmoni. 

 Si në të gjithë shqipërinë, është një vlerë e madhe njerëzore, vlerë të cilën duhet ta ruajmë ta promovojmë dhe ta trashëgojmë.

 Unë uroj çdo të mirë  dhe çdo begati për çdo shqiptar për çdo besimtar. Gëzuar Fitër Bajramin”, ishte mesazhi i presidentit Begaj.

Edhe kreu i bashkisë z. Gledian Llatja vlerësoi sakrficën e besimtarëve mysliman gjatë këtij muaji, ndërsa uroi që këto sakrifica qofshin të pranuara.

“Gëzuar Fitër Bajramin, nga xhamia e Ballias, një xhami e madhe në Elbasan.

 Sot në mëngjes të gjithë besimtarët ishin të shumtë gjatë të gjithë bulevardit të Elbasanit dhe sheshit të qytetit, pikërisht për t’ju lutur Zotit, dhe për të përmbyllyr muajin e shenjtë muajin e Ramazanit.

 Qofshin të pranuara të gjitha sakrificat e këtij muaji dhe qoftë një ditë e mbarë sot dhe një ditë e begatë për të gjithë shqiptarët”, tha Llatja.

Mëngjesin e sotëm, pas 30 ditëve agjerim në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë falën namazin në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit.