Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Prezantohet projekti, gati investimi rreth 160 milionë lekë në Poliklinikën e Elbasanit

Poliklinika e Specialiteteve të Elbasanit, një investim i shumëpritur nga banorët e këtij qyteti, do të rehabilitohet këtë vit me buxhetin e vitit 2023 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Poliklinikën e qytetit, bashkë me drejtuesin politik të PS për Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.

Duke prezantuat projektin e Poliklinikës, Ministrja Manastirliu u shpreh: “Ky do të jetë një investim rreth 160 milion lek nga buxhetit të shtetit. Jemi të përgatitur që përveç investimeve në infrastrukturë për pacientët dhe për kushtet e punës për mjekët, janë 30 kabinete që janë në këtë poliklinikë ku kemi gjithashtu edhe pajisje duke filluar edhe nga grafia dhe pajisje të tjera dhe do të vijojmë investimet në pajisje që të mbyllim ciklin e kujdesit ambulator për pacinetin”- u shpreh Manastirliu.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledan Llatja u shpreh:

“Rikonstuksioni total inkësaj godine në qendër të qytetit ishte mëse i nevojshëm për të ofruar një shërbim sa më të mirë për qytetarët. Mjekët i kemi shumë të mirë, por kishte nevojë për këtë investim. Faleminderit për mbështetjen”, tha Llatja.

Rikonstruksion i plotë i godinës së Poliklinikës se Specialiteteve Elbasan, është një investim që do të realizohet gjatë këtij viti, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Poliklinika e Elbasanit ofron shërbim shëndetësor ambulator të organizuar në 30 kabinete mjeksore me 19 specialitete të ndryshme të sëmundjeve interne.Me buxhetin e vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të rikonstuktojë edhe Poliklinikën e Durrësit dhe Shkodrës.