Turi çiklistik “Stafeta e Vlerave”, çel aktivietin e festimeve ” Dita e Verës 2023″
Siparin e festimeve të ditës së verës në datën 13 mars, e ka hapur turi çiklistik ku të gjithë moshat kanë pedaluar në qytet, duke vijuar kështu traditën e çiklizmit. I titulluar “Stafeta e Vlerave” turi është organizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Akademinë Olimpike Shqiptare, Zyrën Vendore Arsimore Elbasan dhe Bashkinë Elbasan.
Në prani të Ministres së Arsimit dhe Sporteve, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, ka përshëndetur pedaluesit ndërsa ka pohuar se “kemi disa kohë që kemi filluar të ngrejmë sportet në Elbasan, ne jemi gjatë të gjithë kohës në mbështetje të tyre, ndaj e mbështesim edhe këtë aktivitet”, tha Llatja duke falenderuar federatën e çiklizmit. Ministria Evis Kushi, e vuri theksin tek sporti dhe benefitet që ka.
“Sporti ndihmon për një jetë të shëndetshme, i tillë është edhe sporti i çiklizmit, biçekleta e cila na ndihmon të kemi edhe një mjedis të pastër. Aktivitete të tilla shërbejnë për të promovuar jo vetëm vlerat e çiklizmit, por edhe ndikimin që ka sporti në përgjithësi për të patur një jetë të shëndetshme fizike, psikologjike, emocionale e sociale. Komentatori Dritan Shakohoxha përshëndeti këtë event, ndërsa vlerësoi kujdesin e veçantë të Bashkisë z. Gledian Llatja duke thënë se “ky aktivitet realizohet edhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, i cili po rindez edhe një herë zjarrin e futbollit i cili ishte shuar në këtë qytet”, ndërsa aktivitetin e ka përshëndetur edhe presidenti i Fedaratës Shqiptare të Ciklizmit.
Pas këtij aktividteti, të tjera aktivitete do të vizhdojnë sot në Elbasan, për t’u mbyllur në orët e para të mëngjesit me koncertin e madh festiv në qendër të qytetit.