Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

VAZHDOJMË BASHKËPUNIMIN ME SHOQATËN “ NDIHMA E WEILHEIM PËR SHQIPËRINË”

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja ka pritur në një takim z. Claus Nitzinger, Kryetarin e Shoqatës “Ndihma e Ëeilheim për Shqipërinë”, ku edhe kanë diskutuar për arritjet dhe sfidat në fushën e ndihmës social – ekonomike në Elbasan.

“Shpreha mirënjohjen time të thellë për kontributin e palodhshëm të shoqatës në ndihmën dhe mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me problematika sociale dhe ekonomike për një periudhë prej 30 vitesh, Përmes projekteve të tyre innovative dhe përkushtimit të tyre kjo shoqatë ka lënë një ndikim thelbësor në shumë komunitete të nevojshme në vendi tonë”, tha në fjalën e tij z. Llatja.

Kryetari i Shoqatës “Ndihma e Ëeilheim për Shqipërinë” z. Claus Nitzinger shprehu falenderimin e tij për mikpritjen dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.

 “Diskutuam për protencialet e projekteve të reja dhe përkujdesin shoqëror që mund të japin impakt pozitiv në jetën e më shumë njerëzve në nevojë”, u shpreh z. Nitzinger.

Ky takim ishte një rast i rëndësishëm për të rishikuar dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm dhe mundësitë për të përmirësuar situatën e komuniteteve të nevojshme në vend.

Kjo tregon edhe përkushtimin e vazhdueshëm të shoqatës për të ndihmuar në zhvillimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike në nivel lokal.