Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Vogëlushët, të parët që nisin festimet e Ditës së Verës 

Festa pagane e Ditës së verës e cila traditën e ka në Elbasan, në qytetin e luleve, nuk mund të konceptohet e tillë pa fëmijët. Janë vogëlushët ata të cilët lumturohen dhe e  presin me pa durim këtë festë të lashtë. Larmi aktivitetesh kanë nisur të realizohen në të gjitha kopshtet e qytetit të Elbasanit, ku nën drejtimin e stafit të Arsimit Parashkollor, vogëlushet kanë performuar mjaft bukur, vjershat, këngët, lojëra të ndryshme si edhe dramatizime  në fokus të të cilave kanë qenë për lulet, për dashurinë ndaj njëri tjetrit e për ardhjen e Verës. Dekoret e bukura gërshetuar me veshjet verore dhe plot ngjyra kanë celur edhe siparin e festimeve të kësaj feste të lashtë në Elbasan. Një skenë e vërtetë me plot ngjyra dhe lule, është krijuar
vetëm për vogëlushët, duke i kthyer ato në artistë të vërtetë. Me shumë profesionalizëm për moshën e tyre, vogëlushët realizuan një shfaqje të vërtetë,  të interpretuar me mjaft dashuri. Ditën e sotme kanë perfomuar dhe festuar 8 kopshte për të vijuar me 8 kopshte të tjera ditën e nesërme , e për ti lënë më pas vendin kopshteve parashkollore në qytet. Aktivitetet të cilat kanë nisur me kopshtet organizohen nën kujdesin e vecantë të kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili një fokus të vecantë të festimeve ia ka kushtuar fëmijëve. E pranishme në këto evente ka qenë edhe  nënkryetarja e bashkisë Vesa Lico, e vuri theksin tek vëmëndja që bashkia ka për fëmijët, si e ardhmja e vendit. “Nuk mund të ketë festa pa fëmijët”, pohoi znj Lico.  Më e hershme se krishtërimi Dita e Verës përcjell tek vogëlushët kënaqësinë që asnjë i rritur nuk mund ta ketë. Me ciltërsinë dhe naivitetin që kanë,vogëlushët janë të parët që nisin festimet dhe të fundit që i mbeten në mendje, duke i krijuar eksperienca të reja e  emocione të bukura dhe të paharruara.