Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 28 Prill 2022

Urë e re për banorët e Korrës, fshatit të largët

Urë e re për banorët e  Korrës, fshatit të largët    Një tjetër investim i cili i vjen në ndihmë 200 banorëve të fshatit Korrë në Funarin turistik ka përfunduar. Bashkia Elbasan ka bërë të mundur ndërtimin e urës së re në këtë fshat të largët. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër përfundimin e punimeve të urës e cila kishte shumë vite që thuajse ishte jashtë funksionit. Ishte një premtim i bërë nga ana e kreut të Bashkisë për ndërtimin e një ure të re për banorët e zonës së thellë të Funarit. ” Ndërtimi i urës së re do ti vijë në ndihmë banorëve, por do të lehtësojë shumë qarkullimin e mjeteve drejt spitalit të Elbasanit si edhe fëmijëve që shkojnë në shkollë” , pohon Z Llatja. Ura është ndërtuar me të gjitha parametrat e duhura, dhe lehtëson qarkullimin edhe brenda Njësisë Administrative të Funarit. Bashkia Elbasan,  është dhe do të jetë gjithmonë pranë komunitetit me qëllim lehtësimin e qarkullimit por edhe të gjithë problemet që dalin ne vazhdimësi.

Llatja/ Funari, së shpejti destinacion turistik edhe për sportet e aventurës në vend

Maja e Korrës, në Funarin e resurseve dhe turizmit të mrekullueshëm, shumë shpejt do të kthehet në një destinacion turistik për sportet e aventurës në Shqipëri dhe Rajon. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, pohon se “shume shpejt do të marrë formë ambicia jonë për ta shndërruar këtë perlë mahnitëse natyrore në pikën më të rëndësishme turistike për sportet e aventurës në Shqipëri dhe rajon”. Duke nisur nga Maja e Korrës do të hapen shtigjet malore me qëllim që Funari të lidhet me Labinotin Fushë dhe Elbasanin. “Janë  rreth 70  kilometra shtigje që do të hapen për këmbësorët, për të apasionuarit e sportit, për mjetet, si edhe për biçikletat.  Është një gamë e gjerë  a aktiviteteve të cilat programohen në Njësinë Administrative Funar.  Ndaj, sot ne vendosëm një nga piketat e para në këtë Majë ku do të ngihet edhe një nga pistat më të mëdha  që ne kemi në Shqipërinë e Mesme për hedhjen me parashutë, si edhe do të jetë pika kryesore lidhëse e disa shtigjeve kryesore që do të lidhen me Elbasanin, duke u kthyer kështu në një destinacion turistik”, pohon Z. Llatja. Funari, është pjesë e qytetit, të Bashkisë së Elbasanit, e resurseve e turizmit të mrekullueshëm, me ujë, blektori dhe peshk. Bashkia e Elbasanit ka kryer një sërë investimesh në Funar, ku dikurë ishte thuajse i harruar. E pasur me pyje pishash dhe dushku Funari ofron një klimë të shëndetshme që nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionle të zonës bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavat. Ishte një inisiativë e Bashkisë së Elbasanit që Funarit ti jepte atë që me të vërtetë meritonte, emrin, ” Funari Turistik”, duke shpallur edhe datën 26 Mars ditë feste për promovimin e turizmit në këtë zonë, si edhe kthimin e kësaj feste në traditë. 

100 fidanë të rinj në ish Kombinatin Metalurgjik

Vijon mbjellja e fidanëve të rinj, në të gjithë territorin e Bashkisë së Elbasanit. Në Ditën e Tokës, IUTE CREDIT i dhuroi qytetit të Elbasanit 100 fidanë të rinj në zonën industriale të Kombinatit Metalurgjik. Qëllimi i mbjelljes së fidanëve dhe pemëve të ndryshme dekorative në qytet, kodrina, pika turistike, është që të shtojmë gjelbërimin, të kemi një ambjent sa më të pastër, pa ndotje, si edhe të zbukurojmë qytetin tonë. Çdo ditë sipërmarrje të ndryshme, e qytetarë i bashkohen nismës së Bashkisë Elbasan për të mbjellë pemë përgjatë Murit Të Gjelbër si dhurata më e mirë që i bëjmë qytetit. Vetëm një ditë më parë, u bë e mundur mbjellja e 200 pishave në Funarin Turistik, aksion i cili do të vijojë.