BASHKIA ORGANIZON PANAIRIN ARTISTIK ME PUNIMET E FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE
Data 3 dhjetor, është dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi të kufizuara, duke shënuar kështu edhe një sërë aktivtetesh të cilat shoqata të ndryshme organizojnë për këta persona në mbarë botën.
Në këtë kuadër nën kujdesin e vecantë të kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, me mbë shtetjen edhe të partnerëve “GIZ/ ORF” dhe “Shoqata për Autonomi Vendore”, në ambjentet e bashkisë është hapur një panair me punimet artistike të fëmijëve të talentuar, të cilët frekuentojnë qendrat për arsim social.
Panairi është vizituar edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e cila e vuri theksin tek mbështetja që ministria ka dhënë dhe do të japë për këta fëmijë special.
“Në vitin 2024 ne do të rrisim në 100 numurin e mësuesve ndihmës, aspekt që lidhet shumë edhe me shkollat speciale që kemi, ne do t’i transformojmë në qendra burimore, duke pasur një mbështetje nga minsitria dhe bashkia, me qëllim që t’i japim fëmijëve sa më shumë mbështetje sa i përket shërbimeve të rehabilitimit dhe shërbimit jashtë shkollor, me qëllim që të integrohen në shkolla edhe përtej orarit shkollor”.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, bëri thirrje për sensibilizimin e shoqërisë për të qenë sa më afër dhe të mbështesin këta persona.
“Është një ditë e hapur sot, me qëllim që qytetarët të sensibilizohen duke blerë një pikturë , pasi kjo datë kërkon një sensibilitet më të madh nga e gjithë shoqëria.
Ndaj kemi ndërrmarë këtë aktivitet, ku fëmijët kanë publikuar pikturat e tyre për të sensibilizuar qytetarët dhe institucionet shtetërore”
Duke e cilësuar bashkinë e Elbasanit si model për vëmëndjen që i ka dhënë dhe i jep personave me aftësi të kufizuara dhe cështjeve sociale në tërësi Adelina Farrici drejtoresha e “Shoqatës për Autonomi Vendore” pohoi se “ne kemi qenë mbështetës së inisiativave të bashkisë . Këto msazhe përcjellin mesazhe sensibilizuese, ku përcillet talenti i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe qëllimi i tyre është gjithpërfshirja e fëmijëve në shiqërinë tonë “.
Panairi ka pasur një interes të madh nga qytetarët e Elbasanit të cilët kanë blerë shumë piktura nga fëmijët e talentuar.