Rruga “Koco Brisku”, në lagjen “5 Maji”, nga një bllok banesash informale është duke u kthyer në një rrugë urbane me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Gjatë një inspektimi të punimeve në këtë zonë, kreu i bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetja e kësaj zone Evis Kushi kanë vlerësuar gadishmërinë e banorëve, të cilët e kanë mbështetur këtë investim në zonën e tyre që aktualisht është kthyer në një kantier ndërtimi.
“Lagjja “Koco Brisku” është një zonë informale e krijuar pas vitit ’90-të, dhe kishte një sërë problematikash në urbanizimin e kësaj zone, ndërsa sot është kthyer në një nga rrugicat kryesore të kësaj lageje”, tha z. LLatja.
Duke e vënë theksin tek një sërë investimesh që po realizohen në qytet, ai vuri në dukje edhe investimet në bashkëpunim me KFV -në Gjermane ku paralelisht po kryhen punime në riasfaltime dhe shtrim rrugësh dhe rrugicash si në qytet ashtu edhe në zonat informale.
“Këtë vit janë rihapur një sërë kantieresh ndërtimi në të gjithë qytetin e Elbasanit për t’i dhënë një tjetër formë kryesisht zonave informale.
Kanalizmet e ujrave të zeza kanë qenë problem në këtë lagje, ndaj bashkia ka vijuar të kryejë paralelisht jo vetëm investimet në kanalizime por edhe në infrastrukturë totale duke përfshirë edhe ndricimin”, shtoi ai.
Nga ana e saj, deputetje Kushi theksoi faktin se – me investimet e kryera në këtë zonë, është rritur edhe vlera e pronës, si edhe bizneseve të shumta që ushtrojnë aktivitet.
Lagjja “5 Maji” është një ndër më të mëdhatë në qytetin e Elbasanit, një zonë informale dhe me një numër të madh banorësh, cka ka pasur edhe shumë probleme infrastrukturore.
Para pak vitesh kjo lagje ka qenë thuajse informale, ndërsa deri më tani janë kryer më shumë se 6 km kanalizime të ujrave të zeza, investime të cilat janë pritur shumë mirë nga banorët.
Bashkia e Elbasanit, i ka dhënë një rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore të qytetit të Elbasanit, me qëllim nxitjen më tej të zhvillimit të turizmit.
Një ndër to, është edhe Kalaja e Menglit, e cila përfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian.
Kryetari i bashkisë z Gledian Llatja e ka cilësuar një xhevahir këtë Kala në kodër të Mengëlit, ku edhe nga kjo lartësi kontrolloheshin plotësisht lëvizjet në rrugën Egnatia që kalonte në fundin e kodrës.
I ndodhur në këtë vend, synimi i tij është forcimi i pikave turistike kudo ku ata ndodhen në Elbasan me qëllim që turistët të njihen edhe me trashëgiminë kulturore të kalave të qytetit jo vetëm në fushë, por edhe në kodrina ku ata ndodhen.
“Me krijimin e Agjensisë së re të Turizmit dhe Kulturës në bashki, nisëm t’i japim një rëndësi edhe të forcojmë pikat tona turistike. Xhevahiri më i ri që po i shtohet guidave tona turistike në Elbasan është Kalaja e Mengëlit, një nga më të vjetrat që ne kemi në Labinot Fushë” pohon Llatja.
“Në këtë kuadër bashkia bashkë me Agjensinë e Turizmit dhe Kulturës ka ndërrmarë një nismë ku aktualisht punonjësit e ndërrmarjes së shërbimeve publike po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e të gjithë vegjetacionit i cili e rrethonte këtë xhevaihir të kuturës por edhe të arkeologjisë shqiptare për ta vënë atë edhe në pëdorim të turizmit”.
Sipas tij “shumë shpejt kjo Kala do të bëhet e aksesueshme për të gjithë turistët, si edhe ata që pëlqejnë ecjen, e cila ndodhet vetëm 25 minuta nga rruga kryesore”.
Kalaja e Menglit ngrihet mbi luginën e lumit Shkumbin në një lartësi prej 300 metra, dhe është e rrethuar nga kodra dhe male të Labinotit.
“Ne i kemi kushtuar një vëmëndje të veçantë destinacioneve tona turistike, patjetër Kalaja fushore në qendër të qytetit është një nga destinacionet kryesore, por nuk i kemi lënë pas dore edhe destinacionet e tjera turistike, siç është “Ad Cuintum”, si edhe shumë të tjera për ta bërë guidën e Elbasanit të plotë”, pohon z. Llatja.
Kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V.e.s.
Kalaja e Menglit në formën e një shumëkëndëshi përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra në varësi të terrenit.
Prania e 8 kullave kushtëzohet nga fakti që ajo ndodhej pranë rrugës Egnatia arteria kryesore për të kaluar në perëndim.
Së bashku me një grup të jashtëzakonshëm të gjimnazistëve në Qendrën Rinore të Elbasanit, përmbyllëm me sukses fazën e trajnimeve për konkurset kombëtare “TECHnovators” dhe “Sipërmarrësit e së Nesërmes” në të gjithë Shqipërinë, në një bashkëpunim me TBU.
Këto trajnime të kthyera tashmë në traditë mbështet rrugëtimin sipërmarrës dhe profesional të rinjve.
Në një diskutim tepër interesant rreth këshillimit në karrierë, profesioneve të së ardhmes, krijimit të startup-eve dhe fushës së teknologjisë , të rinjtë morën informacione rreth mundësive për të zhvilluar një karrierë të suksseshme.
Një rrugë e premtuar dhe e kërkuar në qendrën e fshatit Labinot Fushë, të kësaj njësie vetëm rreth 5 km larg Elbasanit.
Një nvestim tjetër i kryer nga bashkia e Elbasanit e cila është mirëpritur nga banorët e kësaj lagjeje.
Sakaq ka përfunduar rruga e ” Kollajve”, dhe vazhdojnë punimet në unazën e fshatit, ndërsa ka përfunduar puna në qendër të fshatit.
Ka disa kohë që në fshatin Labinot Fushë janë kryer një sërë investimesh në infrastrukturë, ndaj dhe vetë kreu i bashkisë z. Gledian Llatja ka bërë një inspektim të këtyre punimeve dhe investimeve të kryera tashmë, duke e kthyer këtë fshat si një lagje të qytetit.
Ai e vuri theksin tek shumë projekte që bashkia ka asistuar në këtë njësi, duke e vënë theksin tek një ndër projektet më të mëdha aktuale, ai i kanalizimeve të ujrave të zeza në Mengël, një nga fshatrat më të mëdhenj të kësaj njësie i cili është drejt konkretizimit.
” Në lagjen ” Qendër”, të kësaj njësie ne kemi përfunduar 2 rrugë me një cilësi të lartë e cila i shërben banorëve, duke i ofruar komoditetin infrastrukturor pasi ndodhet pranë shkollës dhe xhamisë. Ky investim ishte i domosdoshëm në qendër të fshatit, por edhe një investim me standarte”.
Kryebashkiaku Llatja shton ndër të tjera se në vijim do të nisin një sërë investimesh të tjera ” bëhet fjalë për unazën e vogël të fshatit, si edhe një lagje të brendshme, ku problem ka qenë vetëm terreni. Ne vijojmë të konsultohemi me banorët, jo të gjitha nuk mund të bëhen përnjëherë, por prioritetet që kemi vendosur në cdo fshat po vijojnë”, tha z. Llatja.
Në Labinot Fushë qeveria shqiptare po përgatitet të kryejë një investim të madh ai i by -pass të Elbasanit, si edhe është hyrja kryesore e Korridorit të 8- të ku bashkia është në kontakt të vazhdueshëm sa i përket problematikave si edhe zgjidhjes përfundimtare të vaditjes. Rruga në fjalë i shërben 50 familjeve, dhe përfshin asfaltim, ndricim dhe trotuare.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, zhvilluan një vizitë në Elbasan ku u takua me autoritetet drejtuese të qytetit, sipërmarrës, nxënës të shkollës profesionale, pedagogë, përfaqësues të artit, kulturës dhe të komuniteteve fetare, si dhe me qytetarë të Elbasanit.
Presidenti, u prit gjatë këtij turi të tij nga kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja i cili e njohu me projektet zhvillimore, punën që bën bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me komunitetin.
Presidenti vlerësoi vëmendjen që ky institucion i ka kushtuar fuqizimit të shoqërisë civile për një ekspertizë dhe konsultim komunitar në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
“Kënaqësi të jemi në Elbasan në një qytet me një trashëgimi historike, kulturore e industriale të rëndësishme për Shqipërinë me njerëz punëtorë e bujarë, sakrifikues për mirëqenien e jetës së familjeve të tyre”, u shpreh Presidenti.
Më pas, Presidenti Begaj bisedoi me shkrimtarë, artistë dhe përfaqësues të jetës kulturore, në një takim të zhvilluar në bibliotekën e qytetit, ku përgëzoi stafin për ruajtjen e pasurisë së fondit arkivor, ruajtjen e trashëgimisë së librit dhe qasjen ndaj dijes. “Ruajtja e ekzemplarëve të rrallë është vërtet për t’u vlerësuar”, u shpreh Presidenti, ndërsa vizitoi bibliotekën “Qemal Baholli” dhe fondin e Albanologjisë “Lef Nosi” të kësaj biblioteke.
“Elbasani, – u shpreh Presidenti, – si qyteti i babait të gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhi, qyteti i arsimit që ka përgatitur ndër dekada mësues për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë meriton të shndërrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri në këtë këndvështrim.”
“E çmoj me shumë rëndësi të takohem me ju si kontribuesit më të rëndësishëm të gjuhës e kulturës. E kam parësore vëmendjen ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë për ruajtjen e pastër të gjuhës shqipe. Kush merret me librin pasurohet dhe pasuron Shqipërinë”, theksoi më tej Presidenti Begaj.
“Jam i lumtur që trashëgimia kulturore në Elbasan duket e realizuar”, u shpreh ai, duke vlerësuar praninë e shkrimtarëve të rinj e të vjetër në këtë takim, të parin që një President i Republikës zhvillon me këtë përfaqësi.
Gjatë vizitës në Elbasan, një rëndësi të veçantë Presidenti i kushtoi kulturës së dialogut dhe respektit ndërfetar.
Ai u takua me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare në Elbasan të cilët kanë një Qendër të Bashkëpunimit Ndërfetar, që njihet për aktivizim të përbashkët në çështjet e komunitetit dhe shkëmbimit të vlerave fetare.
Një ndër këto është dhe Marshimi i Paqes, një aktivitet – simbol i ndërveprimit qytetar të të gjithë besimeve fetare.
Presidenti e cilësoi këtë si një model të harmonisë ndërfetare mes shqiptarëve.
“I gëzuar që keni këtë harmoni ndërfetare dhe ndani së bashku vlerat fetare: besimin dhe vëllazërinë, respektin ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit për këtë që bëni, për vlerat që përcillni! Të promovosh vlerën kundrejt antivlerës është mision i vështirë, por i shenjtë. Ne jemi njerëz të ndryshëm që i përkasim bindjeve fetare të ndryshme, por kjo nuk mund e nuk duhet të na ndalojë të ulemi së bashku, të dialogojmë. Unë e shoh këtë organizim tuajin si model të përcjelljes së vlerave, të ndihmës së njerëzve. Përshëndes shumë marshimin e fillimi vitit që ju organizoni, ai është i jashtëzakonshëm, është modeli i paqes, i respektit ndërfetar”, theksoi Begaj.
Studioja e piktorit Gazmend Xhaferri ishte ndalesa tjetër e Presidentit Begaj, ku u njoh me historinë e kësaj familjeje prej katër artistësh, e sjell në piktura, si ruajtje të traditës së piktorit Sefedin Xhaferri.
Ndërsa gjatë vizitës në shkollën profesionale, mjeshtrat e ardhshëm të kuzhinës ekspozuan gatimet e tyre.
“Unë jam i sigurt, – u shpreh Presidenti para nxënësve, – që këtë shkollë profesionale e keni zgjedhur me dashuri, e kur gjërat bëhen me dashuri, bëhen më mirë. Ju keni një treg të madh që ju ofron mundësi të panumërta, por unë do të dëshiroja e do të uroja që ju të jeni kuzhinierët më të mirë të produkteve Made in Albania.”
Ai vizitoi në këtë shkollë edhe repartet e praktikës së mekanikëve.
Më pas, Presidenti u takua edhe me sipërmarrës të prodhimit dhe eksportit të kolltuqeve, në “Today Sofa”, një kompani italiane e drejtuar nga shqiptarët, ku punojnë rreth 75 persona.
Gjatë qëndrimit në Elbasan, Kreu i Shtetit vizitoi Muzeun Etnografik të Elbasanit, që njihet si “Shtëpia e Sejdinëve”, një ndërtesë e shekullit të 18-të, si edhe Kishën dhe manastirin e Shën Joan Vladimirit, ku kanë jetuar e punuar Kristoforidhi e shumë gjuhëtarë e veprimtarë të tjerë të Elbasanit.
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.
Ju njoftojmë se më datë 23.02.2024, ora 10:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:
Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
Miratimi i proçesverbalit të mbjedhjes të muajit Janar (dt.26.01.2024).
Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Janar 2024.
3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Janar 2024.
Mbi miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për vitin 2024.
Mbi miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për vitin 2024.
Monitorimi i buxhetit të Bashkisë Elbasan për vitin 2023.
Mbi miratimin e kontratës së “Shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të Bashkisë Elbasan” në impjantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë ECO-ELB sh.a midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë ECO-ELB sh.a.
Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Shpetim Lopari, banor në fshatin Gjinar, Njesia Administrative Gjinar dhe dhënien e kompensimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan;
Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Znj. Lefteri Ligor Trushi, banore në lagjen “Haxhias”, Nr. 5 dhe dhënien e kompensimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan;
Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Kristaq Kreka, banore në lagjen “11 Nëntori”, Nr. 5 dhe dhënien e kompensimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
Për caktimin e numrit të strukturave komunitare për çdo lagje, datën e zgjedhjeve për këshillat komunitare dhe komisionet për strukturat komunitare që do të ndjekin proçesin në qytet.
Mbi depozitimin e inerteve dhe materialeve ndërtimore të ngurta në hapësirat e krijuara në projektin e Auto-Moto Parku-ut.
Informacion mbi vlerësimin nxjerrjen jashtë përdorimit të disa aktiveve në QSB për vitin 2023.
Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e hënë më datë 19.02.2024 ora 14:00në ambjentet e Bashkisë Elbasan.
Në Pragë, është zhvilluar Edicioni i Parë i Kampionatit Europian të Debatit “European Schools Debating Championship, financim i Bashkimit Europian dhe IDEA (International Debate Education Association)
Në garë nga 34 skuadra nga e gjithë Europa, janë edhe nxënësit e shkollës “Kostandin Kristoforidhi”, Alba Lloshi, Suela Palluqi dhe Klaud Feçi të cilët përfaqësuan Shqipërinë.
Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, tashmë Funari po rikthehet një zonë e njohur jo vetëm për elbasanllintë, por për mbarë vendin si edhe më gjerë. Në këtë zonë të pikturuar nga natyra po kryhet një tjetër investim në infrastrukturë, rehabilitimi i plotë i rrugës që lidh fshatin Letan me Njësinë Administrative Funar.
Gjatë një inspektimi të punimeve në këtë aks, pjesërisht malor kreu i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri, dhe kryetaren e Këshillit të Qakut Ermira Urupi, dhanë edhe lajmin e mirë, se brenda një jave kjo rrugë përfundon.
“Kjo zonë ka rrëshqitje të vazhdueshme, dhe kemi pasur probleme me banorët, andaj ishte e demosdoshme investimi në infrastrukturë”, tha kreu i bashkisë z. Llatja.
Riasfaltimi i 5 kilometra rrugë kryesore nga Letani në Njësinë Administrative Funar u bë i mundur falë një projekti që bashkia e Elbasanit ndërmori me Këhillin e Qarkut Elbasan.
“Është një ivestim i cili prek edhe tunelin me një gjatësi prej 5- metrash në këtë zonë, që është edhe nyja kryesore lidhëse e Funarit, për të vijuar më pas me ndriçimin e tunelit, i cili parashikohet të përfundojë brenda kësaj jave.
Edhe pse konsiderohet një rrugë rurale panvarësisht aspektit turistik dhe zhvillimin turistik që ne duam t’i japim Funarit, besoj se i kemi dhënë një zgjidhje momentale rrugës së Funarit.
Ky është një investim mëse i kërkuar nga gjithkush që e prek tokën e Funarit dhe jeton në Funar”, tha Llatja.
Nëse dikur në Funar shkoje për 45 minuta, për shkak të rrugës, me investimet që bashkia ka realizuar këtë rrugë mund t’a përshkosh për 25 minuta.
Sakaq bashkia Elbasan po vijon me projektin e ri që ka për rrugën e re të Funarit, ku bëhet fjalë për të lidhur Funarin me fshatinTobaj i cili i shërben turizmit dhe afrimit me Tiranën dhe aksin kryesor Tiranë – Elbasan.
Ermira Urupi, nën cilësinë e kryetares së Këshillit të Qarkut shprehu besimin se 8- fshatrat e njësisë administrative Funar, investimi në këtë rrugë do t’i sjellë një rritje të cilësisë të jetesës dhe të turizmit malor.
“Ne si Këshill Qarkut cilësojmë se prioriteti i turizmit nga ana e bashkisë do të jetë dhe prioritet i Këshillit të Qarkut, ashtu siç është vetë turizmi prioritet i vetë qeverisë shqiptare dhe kryemiistrit Rama, e cila përkthehet në një rritje ekonomike dhe cilësinë e jetesës në të gjithë qarkun e Elbasanit”.
Duke qenë dishmitar i kësaj rruge më herët, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, e quajti këtë projekt prioritar.
“Më vjen mirë që bashkia dhe Këshilli i Qarkut e bëri të mundur këtë projekt, pasi kjo është një zonë që ka potencial turistik, ka një interes të shtuar sepse bashkia e ka promovuar, ka liqenë, pyje, ajër të pastër, sporte aventurash, ndaj dhe bërja e kësaj rruge do t’i sjellë ekonomi të shtuar kësaj zone”.
Në Funar ka marrë jetë projekti “Funari Adventure Park” për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve që do t’i japë padyshim zhvillimin e shumëpritur një prej perlave turistike të Elbasanit.
E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën. Por jo vetëm kaq, kjo zonë mund të jetë një destinacion edhe për të pasionuarit pas peshkimit.
Kryetari i Bashkisë z. GledianLlatja ka vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, telenten Megi Gjura”, me motivacionin “Interpretim në nivel të lartë artistik duke përfaqësuar denjësisht qytetin e saj, brenda dhe jashtë vendit”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka parë nga afër ecurinë e punimeve tw shkollws “ Kostandon Kristoforidhi”, bashkë me kreun e bashkisë Gledia Llatja dhe drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri, e cila do të garantojë kushtet më të mira për 650 nxënës dhe mësues.
Punimet sipas kryebashkiakut Gledian Llatja po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa ka pohuar se ” muaji shtator do të ketë dy shkolla të ristrukturuara totalisht, shkolla ” Onufri” dhe ” Kostandin Kristoforidhi”, ku në këtë shkollë është bërë edhe shtesa, pasi mësimi bëhej me dy turne.
Shkolla ka përfshirë terrenet sportive, laboratoret si edhe palestrën në këtë investim”.
Sipas tij rikonstruksioni i shkollës ishte shumë e domosdoshme, edhe pse ishte e vjetëruar, por edhe për shkak të shtimit të numurit të nxënësve.
“Po vazhdojmë punë të mira në Elbasan kryesisht në infrastruktura shkollore si dhe me projekte të Ministrisë, por edhe ne vetë si bashki po vazhdojmë me projektet tona për rikonstruksionet total dhe të pjesshme të shkollave, por ” Kostandin Kriatoforidhi është qershia mbi tortë e të gjitha shkollave tona”, tha z. Llatja.
Ministria Manastirliu pohoi se ” jemi në një tjetër kantier të arsimit, në shkollën e mesme “Kostandin Kristoforidhi” një prej shkollave më në zë të qytetit dhe sigurisht një prej prioriteteve tona që në vitin e ri shkollor, jo vetëm “Kostandin Kristoforidhi” por dhe shkolla artistike “Onufri” të përfundojnë edhe të hapin dyert për nxënësit, dhe të ofrojnë kushte pune shumë dinjitoze për mësuesit në këto shkolla”.
Nga ana e tij drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri ka falenderuar qeverinë shqiptare për 6 investimet e kryera në qarkun e Elbasanit.
Projekti i rikonstruksionit synon të përmirësojë klasat dhe laboratorët, si dhe të ndërtojë 14 klasa të reja dhe një palestër të re me standarde bashkëkohore.
Shkolla e rikonstruktuar do të ketë kapacitet për 610 nxënës dhe do të shërbejë 43 mësuesve. Shkolla “Kostandin Kristoforidhi” do të funksionojë si një qendër arsimore e integruar, duke përfshirë një palestër të re dhe fusha sportive, të cilat do të jenë të hapura për komunitetin si një qendër për aktivitete komunitare.
Në këtë shkollë, gjithashtu, do të zbatohet projekti i Inteligjencës Artificiale, duke e bërë atë një nga institucionet inovative në fushën e arsimit.
Në Bashkinë Elbasan janë financuar 3 objekte shkollore: Shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, Shkolla Artistike “Onufri” dhe ambientet sportive të shkollës “Luigj Gurakuqi”. Në nivel qarku, janë financuar 6 objekte arsimore në 4 bashkitë e qarkut: Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd.