Muaj: Shkurt 2024
Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me Bashkinë e Elbasanit, dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
Fjala e Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja
Të nderuar pjesëmarrës!
Në vitin 2019, bashkë me rektorin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” z. Skënder Topi kemi nisur bashkëpunim për të lehtësuar, për të bërë të mundur Kartën e Studentit, edhe për sipërmarrjen që ndërmorëm bashkë me Postën Shqiptare për prodhimin e këtyre kartave.
Në fakt, shumë shërbime ne i kemi vënë në dispozicion të studentëve, kemi bërë disa aktivitete për promovimin e Kartës së Studentit. Por një gjë e strukturuar në mënyrë të mirëfilltë ndërmejt qeverisë, e përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit për promovimin e saj dhe për vendosjen e shumë shërbimeve sidomos edhe me ato që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë edhe me bizneset, sot finalizihet.
Faleminderit znj. Ministre.
Nuk ka qenë e lehtë, pasi kam parë shumë që të flitet për Kartën e Studentit, nuk ka qenë e lehtë vetëm sistemi fiskal i privatit për sistemimin e saj, me shërbimet që i bëhen studentit apo me uljet që i bëhen atyre që kanë Kartën e Studentit.
Prandaj duhet gjatë të gjithë kohës mbështetja e qeverisë, lobimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pikërisht për këtë, në mënyrë që të jemi një grup i shëndetshëm, ashtu siç bashkëpunojmë me Universitetin ku nuk mundet dot qyteti të konceptohet pa Universitetin, apo Universiteti pa qytetin, pa Bashkinë.
Prandaj ne kemi ecur bashkë me Universitetin, ndaj kemi aplikuar bashkë me të gjitha projektet tona si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.
Kemi projekte shumë të mira sot, të cilat ne i kemi aplikuar me fondet e BE – së apo edhe me fondet e e qeverisë, patjetër që ne nuk e kemi të gjithë ekspertizën për projektet e BE – së apo ato ndërkombëtare, Ne na duhet mbështetja e Universitetit të ecim përpara bashkë me studentët në zhvillimin e qëndrueshëm tonin.
Shumë nisma të mira janë ndërrmarë nga Universiteti, shumë nisma të mira kemi bërë bashkarisht edhe ne si bashki në bashkëpunim edhe me bizneset, për të ofruar shërbime të lehtësuara, dhe këto janë hapa të shëndetshëm që kemi vendosur për një rrugë të qëndrueshme.
Ne Elbasanin e “Normales” nuk e shohim dot pa Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ne jemi një, jemi një zhvillim ekonomik, kemi një brez të tërë të administratës i cili ka dalë nga ky Universitet, kemi një brez pedagogësh që ka dalë nga ky Univeritet dhe sot tradita kthehet dhe përsëritet duke u përmirësuar në vetvete.
Ne po bëjmë edhe projekte të përbashkëta me Universitetin, duke filluar që nga bursat që duam të japim për nxënëit e krahinës së Preshevës, dhe ato të Maqedonisë së Veriut, ku ne i mbulojmë shpenzimet, i japim bursë, bashkia i mbulon akomodimin ( konvikti), duke bërë të mundur që Universitetin e Elbasanit ta kthejmë në traditë, ku mësuesinë e ka pasur prioritet, ku të gjithë trevat shqiptare vinin në Elbasan për t’u bërë mësues.
Karta e Studentit, nuk është një koncept i ri që ne po e sjellim sot, është një koncept që sot po formalizon shumë nga problematikat tona që ne i kemi pasur në të kaluarën.
Libraritë, bibiotekat, muzetë, transporti, shërbimet e ndryshme, stadiumi, shërbimet e ndryshme që ne ofrojmë, sidomos përsa u përket atyre të cilët japin një farë pagese, duke filluar tek “Teatri Skampa”, “Qendra Rinore”, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, të gjitha bëhen të mundura me kartën e studentit.
Një çmim preferencial për disa nga lokalet që janë kryesore dhe që duan të jenë pjesë e kësaj nisme që ne kemi marrë, sot tashmë bëhen konkrete me këtë firmosje që ne po bëjmë.
Dua ta falenderoj Ministren, e cila e ka mbështetur pa kushte Elbasanin edhe kur ishte Ministre Shëndetësie, përsa i përket spitalit, Poliklinikës së re me një sërë investimesh, sot edhe me projekte të reja që jam i bindur do të na mbështesë po ashtu edhe për vazhdimësinë e projekteve.
Gjithashtu edhe për Evisin kam një falenderim të veçantë, sepse edhe ajo ka bërë shumë për Universitetin, jemi sot në këtë pikë pikërisht mbas një pune të mirë të bërë nga Evisi për të gjithë pjesën e infastrukturës arsimore, por edhe nxitjen e këtyre bashkëpunimeve.
Kam edhe një kërkesë për Ministren, do të na duhet edhe pak mbështetje për konviktin, kemi mbaruar pjesën e parë, aty ofrohen shërbime shumë të mira sot, sidomos tek pjesa e re, dhe studentët të cilët janë përfitues edhe të Kartës së Studentit, përfitojnë edhe çmime të tjera, duam ta vazhdojmë atë edhe tek pjesa tjetër e strukturave tona në mënyrë që të rivitalizohet një kompleks i mirë dhe gjithpërfshirës i të gjithë strukturave tona.
Shumë faleminderit!
Në rrugën “Halit Narazani”, ku vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të ujit të pijshëm
Në Elbasan kanë nisur punimet për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve. Një tjetër investim i rëndësishëm, pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake V, i cili do të transformojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për banorët e Elbasanit.
Janë katër kantierë të cilët cilët po punojnë paralelisht në kuadër të projektit të KFV -së ku përfitojnë 50 mijë banorë të qytetit.
Kantierin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujit të pijshëm në rrugën “Halit Narazani” që u vjen në ndihmë mbi 500 banorëve, e kanë inspektuar kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja dhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri.
Kryebashkiaku Llatja shprehu bindjen se ky projekt i madh do të garantojë furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në ditë pjesën më të madhe të qytetit.
“Këtu jemi në rrugën Halit Narazani, një zonë informale, ku po punohet në katër degëzime, për të nisur më pas me sistemimin me asfalt.
E nisëm pikërisht në zonat informale me qëllim që të mbyllim totalisht urbanizimin e tyre, me qëllim që të mos kemi më probleme me hapjen e rrugëve kur të nis investimi në infrastrukturën rrugore”, pohon z. Llatja.
Projekti në fjalë i cili ka nisur vitin e fundit në Elbasan, po realizohet në bashkëpunim me bashkinë Elbasan dhe qeverinë shqiptare si edhe me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizmeve në Elbasan.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, i cili më herët e ka cilësuar si prioritet urbanizimin e zonave informale, ka deklaruar se “nga ky projekt i madh po preken shumë zona të cilat nuk kanë pasur infrastrukturë, ku synimi është të urbanizojmë Elbsanin në të gjithë periferitë dhe përmasat e tij”, ndërsa vlerësoi bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe Agjesisë së Ujësjellës Kanalizimeve për ecurinë e kësaj pune.
Duke qenë se është një projekt i madh, bashkia ka vendosur një linjë prioritare kjo edhe për shkak të investimeve që po planifikon për ndërhyrje.
Investimi i nisur në Bashkinë e Elbasanit përfshinë zonat Puset e Krastës së Vogël, Mengelit dhe Frigoriferit.
Projekti përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar dhe rrjetit sekondar e terciar, ndërtimin e zonave të Matjes dhe të Presionit, lidhjen e abonentëve familjarë, bizneseve dhe enteve publike me ujëmatësa.
Përfaqësuesi i UNICEF, viziton bashkinë e Elbasanit
Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF në Shqipëri Z. Murat Sahin, ka zhvilluar një vizitë në bashkinë e Elbasanit, ku është mirëpritur nga kryetari z. Gledian Llatja.
Gjatë këtij takimi, mes tyre është diskutuar rreth prioriteteve që Bashkia Elbasan i ka dhënë fëmijëve dhe të rinjve, si edhe për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit, me synimin për të rritur shërbimet miqësore për fëmijët në çdo bashki, dhe për t’u dhënë komuniteteve lokale veçanërisht fëmijëve dhe adoleshentëve – një mundësi për të ndikuar në zhvillimin e qytetit të tyre.
Z. Murat Sahin, Përfaqësues i ri i UNICEF gjatë kësaj vizite ka përshëndetur nismat lokale të ndërmarra deri tani për fëmijët.
ÇDO ZONË INFORMALE ËSHTË KTHYER NË KANTIER NDËRTIMI
Rruga ” Arif Dardha”, një zonë periferike në Elbasan, buzë ullishtave është kthyer në një kantier ndërtimi, ku së shpejti nga zonë informale do kthehet në një zonë totalisht urbane.
Flota e mjeteve ka nisur punimet në këtë zonë e ndërtuar pas viteve 90′. Ndërhyrjet në këtë lagje kanë nisur një vit më parë me kanalizmet e ujrave të zeza, pasi ishte problem kryesor dhe imediat për lagjen por edhe një kërkesë e kahershme e banorëve.
Kreu i bashkisë z. Gledian Llatja, bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri, dhe deputeten e zonën Evis Kushi, kanë parë nga afër punimet në këtë zonë informale e cila po i rikthehet urbanizimit total.
Kreu i bashkisë z. Llatja pohoi se ” investimi nëntokësor i hapi rrugë zhvillimit të infrastrukturës, lagja ka pasur dhe ka problem ujin e pijshëm pasi është mbi kuotat e depove. Për këtë arsye bashkia para dy vjetësh nisi një investim në depon e Teqes, pikërisht për të furnizuar të gjithë këtë lagje”.
Në kuadër të projektit të ri që po bëhet në Elbasan për ujësjellësin për infrastrukturën bashkiake 5 në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukurës, AKUM dhe pushtetin vendor, bashkia ka nisur sistemimin e ujit të pijshëm, kanë përfunduar kanalizimet, ndërkohë që po punohet në rrugë, shtresat asfaltike bashkë me trotuar dhe ndricim.
“Ky është një projekt i mirë. Është një zonë informale, ku banorët janë kryesisht të ardhur pas viteve 90′, por me shumë probleme infrastrukturore deri tani, probleme të cilat ne po i zgjidhim. Kjo zonë ka një intensitet qarkullimi dhe dendësi banorësh. Gjetëm dakordësinë e banorëve për heqjen e gardheve, pasi në këtë rrugë kalonte vetëm një makinë”, shtoi z. Llatja.
Puna aktualisht kryhet në infrastrukturë rrugore dhe ujin e pijshëm. Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri është ndalur tek banorët të cilët sipas tij mirëpritën këtë investim duke bashkëpunuar me qëllim që të krijohet një rrugë më e gjerë. ” Kjo nuk para ndodh, pasi njerëzit e duan rrugën por jo tek baçja e tyre, por e mira është që të heqim dicka nga vetja. Këtu po bëhet një punë kolosale, mund të ketë qenë një zonë informale por ka shumë banesa, e që kishte një mangësi serioze, infrastrukurën. Një qendër urbane ka ujë, infrastrukurë dhe kanalizime të ujrave të zeza, dhe kryetari i bashkisë në bashkëpunim me qeverinë po e realizon. Kryetari i bashkisë ka premtuar dhe po i mban premtimet duke u lidhur me kontratën që ka bërë me qytetarët”.
Evis Kushi deputete e zonës ka falenderuar kreun e bashkisë Gledian Llatja, i cili i është përgjigjur në një kohë rekord shqetësimit të banorëve në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, të cilat janë reflektuar tek buxheti i këtij viti.
” Një falenderim të dytë kam edhe për banorët të cilët na mirëkuptuan për zgjerimin e rrugës”.
Punimet vazhdojnë me intensitet dhe parashikohet që të përfundojnë para afatit.
RIGJENERIMI I PALLATEVE ME SISTEM KAPOT, NJË INVESTIM ME IMPAKT TË DREJTËPËRDREJTË QYTETARIN
Programi Kombëtar i Eficencës Energjetike i cili i referohet rigjenerimit të pallateve me sistemet kapot, termoizolimin përfshi hidroizolimin e tarracave, vijon të zbatohet nga Bashkia Elbasan.
Investimi i cili ka nisur ka përfshirë bllokun e pallateve të rrugës “Borodin Mitarja”, në Rajonin Nr1 apo siç njihet ndryshme tek lagjia e Kinezëve në Elbasan, ka nisur puna për veshjen e fasadave me veshje kapot.
Pak kohë më parë në këtë bllok pallatesh u investua në infrastrukturën e të gjitha shesheve të pallateve, ndërsa tashmë ka nisur puna për ndërhyrjen e fasadave me sistem kapot, ndërhyrje të cilat e ulin deri në 30% konsumin e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.
Gjatë një inspektimi të punimeve kryetari i bashkisë Z. Gledia Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri deklaroi se “ky është një model i ri që e kemi futur në bashkinë e Elbasani bashkë me FSHZH për kursimin e energjisë elektrike të banesave por edhe në sistemimin estetik të pallateve, si edhe një impakt i drejtëpërdrejtë i vetë banorëve”.
Aktualisht po investohet në 7 nga 16 pallate që ka blloku, një investim i kërkuar dhe i mirëpritur nga banorët. Një nga kushtet e projektit ishte që në çdo pallat të vendosej nga një administrator, i cili të mirëmbajnë dhe administrojnë pallatet.
“Është një projekt me vlerë nga ana jonë, i cili përvec kursimit të energjisë dhe sistemimit të fasadave, rruga “Borodin Mitarja” tashmë është bërë edhe një aks kryesor i qytetit, pasi pikërisht në këtë lagje ndodhet rruga e re drejt varrezave publike, ajo e Auto Moto Parkut, por këtë vit ne po vazhdojmë edhe një segment tjetër invetimi për ta lidhur me lagjen “Emin Matraxhiu”, Po bëhet një rrugë kryesore e qytetit nga një zonë që dikur ka qenë periferike”. Kryebashkiaku Llatja pohoi ndër të tjera se “po shohim edhe mundësinë me FSHZH që ky sistemim të mbrërrijë deri tek shkolla “Pedagogjike” ku ka një sërë blloqe pallatesh.
Duke e cilësuar si një projekt shumë frytdhënës në ekonomi, program i cili ka nisur një vit më parë, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri vlerësoi investimin që ky program është fokusuar.
“Ky program është fokusuar tek pallatet e vjetra me fasadat e rrënuara, të cilat po kthehen në standarte bashkohore, me sensin e efiçensës së energjisë. Bashkia e Elbasanit ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim, duke bashkëpunuar me qeverinë shqiptare përkatësisht me FSHZH duke e çuar përpara këtë investim, duke prekur të gjitha lagjet e qytetit.
Një proçes i filluar, i mirëpritur nga banorët, premtim i dhënë elektoral i cili po zbatohet, nerativa jonë ka qenë se premtimet nuk i japim për vota por sepse janë në interes të qytetarëve, ky është standarti që ne ndjekim, ndaj përgëzoj kryetarin e bashkisë, dhe ekipin që po punon, qytetarët po ndiejnë ato që duan. Ata janë të kënaqur përtej asaj që ne të gjithë duam të kapitilazojmë politikisht, por e rëndësishme është cfarë thotë qytetari”.
Afati i projektit ështe në muajin nëntor të këtij viti, por parashikohet që të përfundojë më herët pa ardhur stina e verës pasi punimet vijojnë me ritme të shpejta.
Kompleksi Sportiv ” Shefqet Lamcja”, në funksion të sportistëve por edhe qytetarëve
Kompleksi Sportiv “Shefqet Lamçja” së shpejti do jetë i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Sporti i vjetër, po kthehet në një kompleks sportiv i madh thuajse në qendër të qytetit, me kushte që po përmirësohen dita ditës.
Gjatë një inspektimi të punimeve që vazhdojnë kryebashkiaku z. Gledian Llatja i shoqëruar nga trajneri i AF Elbasani Nevil Dede, si edhe administratori i AF Elbasani Mariglen Coku, e vuri theksin se ky investim shërben për t’i ofruar të gjitha mundësitë, si ekipit të parë ashtu edhe fëmijëve,me qëllim që të aktivizohen drejt sporteve dhe larg veseve e celularëve.
“Këtu duhet një standart tjetër, pasi edhe ekipi vetë, ekipi i parë ku bëjnë stërvitjen sipas kërkesave tuaja duhet të kishte një tjetër stadart të fushës, por pse jo të certifikojmë dy fusha në Elbasan.
Përvec stadiumit që e kemi të certifikuar që është edhe shtëpia e Elbasanit, e futbollit, edhe Sporti i Vjetër të marrë certifikimin e saj për të bërë ndeshje.
Elbasani po kthehet aty ku ka qenë, atë besimin që kishim tek ekipi tashmë e ka i gjithë qyteti.
Futbolli është sport masiv, na duhen investime të vazhdueshme”. Duke u ndalur tek ekipi i Elbasanit, kryebashkiaku Llatja shpreh bindjen se ekipi vitin tjetër duhet të jetë në superiore, ” pasi jemi besimplotë që ekipi do të arrijë aty ku i takon Elbasanit”. Trajneri Dede e cilësoi këtë investim si një dashamirësi të kahershme të kreut të bashkisë duke shtuar se “dashamirësia dhe vullneti i mirë, i jep oksigjen komunitetit që ju drejtoni.
Unë jam i kënaqur, jam nostalgjik shumë vite përpara, por tani shoh që cdo gjë fryn një erë që ka dashuri brenda.
Sic qyteti në ekip na përcejll ne dashuri dhe mbështetje, por edhe ju si kryetar ju falenderoj”. Administratori Coku e cilësoi si të domosdoshëm këtë investim.
Kompleksi sportiv “Shefqet Lamçja” tashmë ka një hapësirë moderne që do t’i shërbejë jo vetëm ekipeve të moshave të Akademisë së Futbollit Elbasani, por dhe klasave sportive në programin e ri të masivizimit të sportit në shkolla.
Ky kompleks është ndër më të mirët që ka qyteti, i cili i vjen ndihmë jo vetëm sportistëve të qytetit, por edhe njësive administrative, i cili tashmë do të shfrytëzohet lehtësisht.
Elbasani, ekspozues në panairin “Tourism & Travel Show Albania 2024”
Me kryefjalë jehonën e turizmit të qëndrueshëm, në Pallatin e Kongreseve u çel Panairi “Tourism & Travel Show Albania 2024”, i cili ka mbledhur në Tiranë, ekspozues dhe biznese edhe nga Elbasani,
Një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur me produktin turistik të Elbasanit dhe shtimit të numrit të vizitorëve në qytet.
Urbanizim në cdo lagje, fshat dhe Njësi Administrative
Një tjetër investim i përfunduar në fshatin Balldren të njësisë administrative Papërr. Bëhet fjalë për shtrimin e 1.8 km rrugë me asfalt e cila do t’i shërbejë 750 banorëve të fshatit Balldren.
Fundin e punimeve i ka parë nga afër kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, i cili gjatë një bashkëbisedimi me banorët e vuri theksin tek premtimi që kishte bërë për rikonstruksionin e kësaj zone.
“Ky investim tani përfundoi, me një cilësi dhe një standart të mirë për t’i ardhur në shërbim të gjithë banorëve.
Ishte një kërkesë e kahershme e banorëve të Balldrenit që të shtrohej rruga kryesore e fshatit”, tha Llatja.
Sipas tij ” janë edhe pjesë të tjera të rrugëve të brendshme, ku i gjithë fshati është urbanizuar gjatë këtyre viteve.
E rëndësishme është që premtimet që kemi dhënë po i mbajmë, të gjitha”.
Bashkia Elbasan ka nisur një sërë investimesh gjatë kësaj kohe në Elbasan, në ujësjellës, kanalizime të ujrave të zeza, në frastrukturën rrugore.
Gjithashtu edhe projekti i madh po ecën mirë i Auto Poto Parkut me infrastruktrën lidhëse, por sipas kryebashkiakut “kryesore patjetër janë edhe përmirësimi i infrastrukturës së lagjeve, nuk janë vetëm gjërat e mëdha.
Ne përvec gjërave të mëdha po i kushtojmë një vëmëndje të madhe edhe infrastrukturës sonë të lagjeve të brendshme”, tha ai.
Balldreni është një fshat i madh dhe ndodhet shumë pranë zonës industriale me pallate të ndërtuara që në kohën kur u ndërtua ish metalurgjiku në Elbasan.