Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Qershor 2024

Transformimi i rrugës “Naim Çerraga”, nga zonë informale në një lagje moderne

Çdo herë që përmendej rruga “Naim Çerraga”, pak njerëz e besonin se kjo zonë informale do të kthehej ndonjëherë në një zonë plotësisht formale dhe moderne. Sot, ky realitet është bërë i prekshëm për banorët, të cilët janë mbledhur për të përshëndetur investimin e Bashkisë së Elbasanit, i iniciuar nga kreu i bashkisë z. Gledian Llatja. Ata falënderojnë kryetarin e bashkisë që pas kaq vitesh e ktheu këtë zonë me standarde dhe kushte normale, duke i dhënë fund premtimeve 30-vjeçare nga shumë përfaqësues politikë.

Banorët vlerësojnë investimin duke e cilësuar si një rrugë më të mirë se ato të qytetit. Kjo lagje, e cila konsiderohej informale, deri para tre vitesh përballej me probleme të mëdha si kanalizimet e ujërave të zeza, furnizimi me ujë të pijshëm dhe infrastruktura rrugore. Sot, kjo rrugë është ekzistente dhe funksionale, falë një investimi të përfunduar brenda një viti e gjysmë.

Gjatë inaugurimit të kësaj zone, kreu i bashkisë z. Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputeti Florenc Spaho, theksoi investimet e shumta që bashkia ka nisur për infrastrukturën rrugore, furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin dhe kanalizimet e ujërave të zeza në lagjet informale si “NSHU” dhe “Krastë”.

 â€śAjo qĂ« kemi thĂ«nĂ«, e kemi nĂ« fokusin tonĂ« kryesor,” tha z. Llatja.

Deputeti Spaho vlerësoi entuziazmin e banorëve, të cilët më parë e quanin këtë lagje një fshat, ndërsa tani e ndjejnë veten qytetarë të vërtetë.

“Kjo lagje tani, me këtë investim madhor, do të marrë një vlerë tjetër,” tha Spaho.

Ky transformim është një dëshmi e përkushtimit të bashkisë Elbasan për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të kthyer zonat informale në pjesë të integruara dhe moderne të qytetit, që sjellin ndryshim pozitiv në komunitet.

Investime të rëndësishme në infrastrukturë në lagjen “5 Maji”

Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri dhe deputeten Evis Kushi, inspektuan punimet në lagjen “5 Maji”.

 Rrugica “Sava Papajani” ka pĂ«rfituar pĂ«rmirĂ«sime tĂ« mĂ«dha me kanalizime tĂ« reja dhe asfaltim, duke pĂ«rfituar 400 banorĂ«.

 Kjo zonĂ« nĂ« lagjen “5 Maji” ka pasur probleme tĂ« theksuara infrastrukture, pasi Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« informale e ndĂ«rtuar pas viteve ’90

 Kreu i bashkisĂ«, z. Llatja, parashtroi njĂ« sĂ«rĂ« investimesh qĂ« janĂ« kryer dhe vijojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«.

“Pasi bëmë kanalizimet e ujit të pijshëm, i gjithë tubacioni i ri, në bashkëpunim edhe Ujësjellës Kanalizme dhe me projektin e madh që kemi bërë edhe me KFV – në, përmbyllëm edhe ciklin e shtresave asfaltike.

  Para dy vitesh kemi ndĂ«rhyrĂ« tek rruga tjetĂ«r lidhĂ«se, po vazhdojmĂ« me ngritjen e pusetave, do tĂ« vazhdojmĂ« me pĂ«rmbylljen e sahateve, njĂ« sĂ«rĂ« investimesh tĂ« tjera tĂ« vogla por qĂ« do tĂ« pĂ«rmbyllin tĂ« gjithĂ« investimin e madh qĂ« po bĂ«het nĂ« infrastrukturĂ«n rrugore”, tha Llatja.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Damian Gjiknuri e vuri theksin tek punët masive që po kryhen në Elbasan për infrastrukturën e plotë të qytetit.

Ai deklaroi se “këto investime janë shoqëruar edhe me ndërhyrje nga Ujësjellës Kanalizimet për infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza. Qëllimi ka qenë që Elbasani në të gjithë territorin e tij të jetë me infrastrukturë të kompletuar. Edhe pse janë ditë të nxehta vere, jemi në punë duke parë nga afër punimet, të cilat vazhdojnë. Elbasani po ndryshon, po vazhdon të zhvillohet me një infrastrukturë shumë të mirë dhe do të jetë një qytet shumë i mirë për qytetarët e Elbasanit, pasi qeveria e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Elbasanin në të gjitha drejtimet.”

Inspektimi i fundit në Elbasan thekson angazhimin e autoriteteve lokale dhe qendrore për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësinë e jetës së banorëve. Investimet e vazhdueshme dhe përmirësimet infrastrukturore po i japin një fytyrë të re qytetit, duke e bërë atë një vend më të mirë për të jetuar.

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmĂ« se mĂ« datĂ« 01.07.2024  ora _13:00  zhvillohet mbledhja e KĂ«shillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i KĂ«shillit nĂ« bazĂ« tĂ« Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), nĂ« sallĂ«n e qendrĂ«s rinore me kĂ«tĂ« rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratim i procesverbaleve të mbledhjes së muajit Maj  datë 31.05.2024.
  3. Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Maj 2024.

3/1. Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Maj 2024.

  • PĂ«r njĂ« ndryshim nĂ« VKB Nr. 29 Dt. 28.03.2024 dhe pĂ«r “PĂ«r njĂ« ndryshim nĂ« VKB Nr.6 dt.26.01.2024 “PĂ«r miratimin e normave dhe kritereve pĂ«r disiplinimin e shpenzimeve pĂ«r mjete motorike nĂ« administrim tĂ« ASHPR”
  • PĂ«r dhĂ«nien me qera tĂ« 300 kontenierĂ«ve tĂ« mbetjeve urbane nga Agjensia e ShĂ«rbimeve Publke tek kompania e pastrimit VIOLA – GREEN sh.p.k.
  •  “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« VKB Nr.163 DatĂ« 21.11.2020 “PĂ«r dhĂ«nien nĂ« pĂ«rdorim me kontratĂ« qeraje tĂ« fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 DatĂ« 26.09.2022 “PĂ«r dhĂ«nien nĂ« pĂ«rdorim me kontratĂ« qeraje tĂ« fondit pyjor publik”
  • Mbi dhĂ«nie nĂ« pĂ«rdorim pa kundĂ«rshpĂ«rblim, (rinovim kontrate) tĂ« disa ambjenteve  tĂ« ish konviktit tĂ« ShkollĂ«s “Onufri”, ShoqĂ«risĂ« UjĂ«sjellĂ«s Kanalizime Elbasan sh.a nga Bashkia Elbasan.
  • PĂ«r miratim nĂ« parim tĂ« dhĂ«nies sĂ« pĂ«lqimit pĂ«r shfrytĂ«zimin e pronave shtetĂ«rore nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative Gjinar.

9. Për miratimin në parim të transferimit të investimeve të financuara nga EuropeAid/170339/DD/ACT/MK, Cross border Cooperation Programe Republic of North Macedonia.

  • Mbi miratimin nĂ« parim tĂ« kontratĂ«s midis Bashkis Elbasan dhe SHAV-it (Shoqata pĂ«r Autonomin vendnore “PĂ«r zbatimin e procedurĂ«s sĂ« vlerĂ«simit tĂ« vetĂ«qeverisjeve vendore me mjedis tĂ« favorshĂ«m biznesi (BFC SEE)
  • PĂ«r emĂ«rtimin e njĂ« rruge  nĂ« lagjen “Kala” me emrin e Z. Kristaq Todri.
  • PĂ«r miratimin e tarifave tĂ« mjeteve tĂ« lundrimit pĂ«r zbavitje(kanoe,kajak dhe bicikleta) nĂ« zyrĂ«n e info pointit Funar dhe pĂ«r ndryshimin e tarifave pĂ«r biletat e Muzeut Etnografik “Isuf Myzyri”.
  • Miratimi i programit buxhetor afatmesĂ«m 2025-2027, faza e parĂ«.
  • ShtesĂ« e tĂ« ardhurave tĂ« trashĂ«guara dhe e shpenzimeve nĂ« buxhetin e vitit 2024.

TĂ« ndryshme,

  1. Informacion mbi marrjen e masave për parandalimin e emergjencave verore nga zjarri.

Vo.Komisionet do tĂ« mblidhen ditĂ«n e mĂ«rkurĂ« mĂ« datĂ« 26.06.2024 ora 14:00 nĂ« ambientet e  BashkisĂ« Elbasan.

KRYETARI I KĂ‹SHILLIT  ELBASAN

LUTFI LALA

Investimet në lagjen “Haxhias” po transformojnë infrastrukturën

Investimet nĂ« lagjen “Haxhias” po transformojnĂ« infrastrukturĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« tĂ« madhe dhe problematike tĂ« Elbasanit. Kryetari i bashkisĂ«, Gledian Llatja, sĂ« bashku me drejtuesin politik tĂ« qarkut, Damian Gjiknuri, dhe deputeten Evis Kushi, gjatĂ« njĂ« inspektimi tĂ« fundit, vlerĂ«suan pĂ«rparimet e bĂ«ra.

Kreu i bashkisë z. Gledian Llatja theksoi se “ndërhyrjet rehabilituese në infrastrukturë po kryhen çdo gjashtë muaj, ku paralelisht po punohet edhe me Ndërrmatjen e Punëve Publike duke përmirësuar rrugët, sistemimin e ujërave të bardha dhe trotuaret”.

 JanĂ« asfaltuar 9 rrugĂ« tĂ« mĂ«dha dhe shumĂ« rrugica tĂ« vogla brenda lagjes, ndĂ«rsa njĂ« qendĂ«r e re shĂ«ndetĂ«sore Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nĂ« zonĂ«.

“Nuk jemi fokusuar vetëm në këtë zonë, por edhe në rajonet, si Rajoni Nr. 1 ku bëmë një sërë investimesh në infrastrukturë, në Rajonin 3 gjithashtu që është një zonë informale, ndërsa këtu ndodhemi në Rajonin Nr. 5 ku janë pallate të vjetra, një tjetër tipologji”, tha Llatja.

Deputetja Evis Kushi e cilësoi këtë rrugë shumë përfituese për banorët e kësaj zone, pasi ndodhet edhe qendra e re shëndetësore, duke e cilësuar tashmë një zonë të kompletuar me infrastrukturë.

Drejtuesi politik i qarkut, z. Damian Gjiknuri, e vuri theksin tek programi i urbanizimit të të gjithë qytetit.

“Tashmë erdhi momenti që edhe këto lagje të cilat nuk kanë pasur një infrastrukturë normale për shumë vite, me programin që ka bërë bashkia po ecin me shpejtësi pasi po preken të gjitha lagjet. Është ajo që kemi thënë që Elbasani këtë mandat do të ketë urbanizimin e plotë, investime po bëhen në kanalizime, në ujësjellës, si edhe në infrastrukturë rrugore përfshirë edhe sheshet e pallateve. Të gjithë qytetarët të cilët nuk na shohin të mësojnë se në Elbasan po vazhdohet dhe po punohet në mënyrë sistematike, në çdo kohë, ndaj suksese edhe bashkisë që e ka nisur këtë punë”.

Sakaq janĂ« 15 kantierĂ« tĂ« hapura vetĂ«m nĂ« infrastrukturĂ«n rrugore nĂ« Elbasan, pĂ«r t’u pĂ«rfunduar brenda muajit gusht.

Vetë banorët shprehen të kënaqur pasi sipas tyre në këtë zonë nuk ishte kryer asnjë investim që nga koha e komunizmit.

Ekipi i ICTSlab për UPSHIFT for Mental Health workshop me të rinjtë e Elbasanit

Takimi i radhës i ekipit të ICTSlab në kuadër të UPSHIFT for Mental Health u zhvillua në ambjentet e Qendrës Rionore “Riemar” ku u mbajt një sesion informimi mbi hapjen e aplikimeve në qytetin e Elbasanit.

Në këtë takim, të rinjtë u njohën me temën e përzgjedhur për këtë edicion dhe metodologjinë e Upshift, si dhe u informuan për aktivitetet e planifikuara. Ata u ftuan të marrin pjesë në ëorkshopin e caktuar për datat 18-19 Korrik në Elbasan dhe u inkurajuan të zhvillojnë idetë e tyre për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme në fushën e shëndetit mendor për komunitetin e tyre.

Aplikimet tashmë janë të hapura, në pritje të ideve inovative dhe krijuese të të rinjve të Bashkisë së Elbasanit.

Kriteret për Aplikim:

✅Të rinj të moshës 15-24 vjeç

✅Banues ne Bashkinë Elbasan

Për të bërë aplikimin tuaj në Upshift, ndiqni linkun: https://upshift.al/apliko-tani/

Ky aktivitet implementohet nga ICTSlab me mbështetjen financiare të UNICEF në Shqipëri, Instituti i Shendetit Publik dhe Qeverisë Britanike në kuadër të projektit Stop Human Trafficking.

UNICEF Albania Bashkia Elbasan Gledian Llatja

#upshift #upshiftalbania #unicef #unicefalbania #socialentreprenuership #designthinking #mentalhealth #shëndetimendor #socialimpactëorkshop

Të shijojmë një mbrëmje të shtune nën tingujt e muzikës rrok

Ju ftojmë të merrni pjesë në një koncert festiv që do të zhvillohet nesër në muret madhështore të kalasë së Elbasanit. Në orën 21:00, do të fillojë një natë e paharrueshme nën dritat e ndriçuara të kalasë dhe tingujt e muzikës rrok.

Programi i mbrëmjes përfshin performanca të mrekullueshme nga artistë të njohur dhe të dashur për publikun:

– Lorenc Hasrama, kĂ«ngĂ«tar i njohur pĂ«r energjinĂ« dhe interpretimet e tij tĂ« jashtĂ«zakonshme.

– Urban Band, grupi qĂ« do t’ju mbushĂ« me ritme tĂ« fuqishme rroku.

– DJ Enrico, qĂ« do tĂ« pĂ«rkujdeset pĂ«r atmosferĂ«n me miksimet e tij fantastike.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një mbrëmje të bukur verore në shoqërinë e miqve dhe familjes, duke shijuar muzikë të shkëlqyer dhe atmosferë të ngrohtë.

Mos e humbisni këtë ngjarje unike dhe të veçantë! Sigurohuni të vini për të përjetuar një natë të mbushur me argëtim dhe emocione.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, sjell atmosferë festive në qytet

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka nisur turin veror në qytetet me potencial turistik, duke promovuar vlerat e jashtëzakonshme të folklorit shqiptar dhe trashëgimisë tonë kulturore.

Ky tur është një iniciativë e veçantë që synon të rikthejë vëmendjen te thesaret tona kulturore dhe artistike, duke sjellë spektakle të larmishme dhe energjike në qytetet më të bukura të Shqipërisë.

Atmosfera në Muzeun Etnografik të Elbasanit ishte e magjishme. Qytetarët u mrekulluan nga kombinimi i muzikës, kostumeve tradicionale dhe valltarëve energjikë. Ky event jo vetëm që ndihmon në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë të pasur, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e turizmit kulturor në vend.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të vazhdojë të shfaqë performanca të tjera në qytete të ndryshme gjatë gjithë verës, duke sjellë gëzim dhe entuziazëm për banorët dhe turistët.

Avancim i planeve lokale të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri perfshire edhe Elbasani

Sot, së bashku me ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe UNDP Albania, prezantuam planet e përshtatjes së ndryshimeve klimatike për 8 bashki, përfshirë Elbasanin.

Këto plane konkrete dhe projekte të prekshme synojnë të parandalojnë përmbytjet, erozionet dhe zjarret, duke mbrojtur komunitetet tona .

Viti 2024 ka nisur mbarë me mbjelljen e rreth 300,000 fidanëve dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura që përbëjnë 21,4% të territorit tonë. Këto arritje do t’i prezantojmë me krenari në Samitin e Klimës #COP29 në Baku .

Në vijim pritet miratimi i Planeve Lokale të Përshtatjes nga këshillat bashkiakë përpara COP-29, dhe integrimi i disa prej masave prioritare kryesore të përfshihen në Planin Kombëtar të Përshtatjes, që pritet të lehtësojë aksesin në burime financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndër të tjera, konferenca theksoi edhe rëndësinë e forcimit të partneriteteve midis aktorëve vendorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të arritur një përshtatje efektive ndaj ndryshimeve të klimës.

Bashkitë duhet të sigurohen se po përshtaten me ndryshimet klimatike, duke integruar Planin Lokal të Përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në proceset e tyre vendimmarrëse dhe duke e zbatuar PLP-në në mënyrë proaktive.

Një tjetër premtim i mbajtur, vijojnë investimet në rrugën “Halit Narazani”

Një tjetër investim drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe jetës së përditshme të qytetarëve është ndërmarrë në qytet, në Rajonin Nr 1.

 Projekti i furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m ka hyrĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re dhe tĂ« suksesshme, nĂ« rrugĂ«n “Halit Narazani”.

Përfundimi i shtrimit të tubave të ujit të pijshëm është vetëm hapi i parë, pasi tani ka përfunduar investimi për rikonstruksionin e kësaj rruge që ka vuajtur prej vitesh mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Gjatë një inspektimi të rrugës së rikonstrukturuar në këtë lagje, kreu i bashkisë z. Gledian Llatja deklaroi, “ne po vazhdojmë me planin për urbanizimin e të gjitha zonave informale, ndërsa qyteti është kthyer në kantier ndërtimi. Ndërkohë, punimet vazhdojnë në lagjen “5 Maji” dhe te shkolla “Imelda Lambertini”. Qëllimi ynë është të bëjmë punë të mira për komunitetin, dhe sapo të vihet në funksion rrjeti i ujit, e gjithë lagja do të ketë ujë 24 orë”.

Ky investim Ă«shtĂ« njĂ« prej mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmĂ«ve tĂ« realizuar nĂ« qytet, pasi Ă«shtĂ«  lagja e parĂ« qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me sistemin e ri tĂ« ujĂ«sjellĂ«sit nĂ« bashkĂ«punim me kompaninĂ« gjermane, me synimin qĂ« i gjithĂ« qyteti tĂ« ketĂ« ujĂ« 24 orĂ«.

 â€śKy Ă«shtĂ« njĂ« hap i madh pĂ«rpara pĂ«r Elbasanin, jo vetĂ«m pĂ«r vlerĂ«n qĂ« rruga e re sjell nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, por edhe pĂ«r zhvillimin ekonomik qĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« pasi pronat nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« do tĂ« rriten nĂ« vlerë”, tha z. Llatja.

Investimet e kryera jo vetëm që përmirësojnë infrastrukturën e qytetit, por edhe rrisin cilësinë e jetës së banorëve të tij. Ky investim është një tjetër premtim i mbajtur nga kreu i bashkisë.

Nderohet kujtimi i Z. Qazim Sejdini: PĂ«rcillet pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit ish-kryebashkiaku i Elbasanit”

Homazhe janë kryer sot në nder të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, z. Qazim Sejdini, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

 MijĂ«ra qytetarĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« politikĂ«s shqiptare, si dhe familjarĂ«, e pĂ«rcollĂ«n pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit qytetarin elbasanas qĂ« drejtoi bashkinĂ« pĂ«r tre mandate. Mesazhet e ngushĂ«llimit ishin tĂ« shumta pĂ«r z. Sejdini, i cili gjatĂ« drejtimit tĂ« bashkisĂ« solli ndryshime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe tĂ« qĂ«ndrueshme.

Z. Qazim Sejdini drejtoi qytetin me përkushtim për tre mandate, duke sjellë përmirësime të rëndësishme dhe të qëndrueshme.

 Ai ishte njĂ« figurĂ« e shquar dhe njĂ« lider vizionar qĂ« punoi pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve tĂ« Elbasanit. PĂ«rkushtimi i tij solli investime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe mbĂ«shtetje pĂ«r projekte qĂ« synonin zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m dhe mirĂ«qenien e pĂ«rgjithshme tĂ« komunitetit.

Ndikimi i tij pozitiv do të ndihet për shumë vite dhe kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë në zemrat e të gjithëve që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Pusho në paqe Z. Qazim Sejdini, trashëgimia jote do të mbetet gjithmonë pjesë e shpirtit të Elbasanit.