Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Gusht 2024

Ura e re tip Bejli ndihmon 70 familje në Kodër Bujaras

Ka përfunduar ndërtimi i urës së re tip Bejli, e cila do t’u vijë në ndihmë 70 familjeve të Koder Bujaras. Ura e re, e vendosur në njësinë administrative Tregan, do të lidhë fshatrat Kodër Bujaras dhe Bujaras.

Duke e cilësuar si një kërkesë të kahershme të banorëve të dy fshatrave, kryebashkiaku Llatja tha se “ky investim është realizuar për të përmirësuar jetesën e të gjithë banorëve të zones

 Ndërtimi i kësaj ure ishte një premtim i Bashkisë, i cili tani është realizuar me sukses.

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM

Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 27.08.2024 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), online me vendim qarkullues, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Korrik 2024.
    1.  Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Korrik 2024.
  3. Mbi heqjen e mandatit të Z.Franko Hakilja.
  4. Për zëvendësimin e vakancës në Këshillin e qarkut Elbasan.
  5. Për miratimin e ngritjes, përbërjes dhe funksionimit të Komisionit të Strehimit.

KRYETARI I KËSHILLIT  ELBASAN

LUTFI LALA

Hyn në fuqi ligji për rivitalizimin e industrisë ushtarake, Vengu viziton uzinën e Mjekësit

Nga sot hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.

Ministri Vengu inspektoi disa nga mjediset e prodhimit dhe u njoh me punën që bëhet aktualisht në këto uzina. Ministri u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes që ka nevojë emergjente për investime e që ligji i ri i siguron për ta transformuar sërish në institucion të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit.

“Paketa ligjore adreson dhe një problematikë shumë të vjetër dhe e mbetur e pa adresuar ndër vite që është, shlyerja e detyrimeve të papaguara ndaj ish punonjësve, punonjësve aktualë, dhe të gjithë njerëzve që kanë kontribuar ndër vite në këto uzina dhe industri shumë të rëndësishme. Sot është momenti i një pikënisjeje të rë për këtë industri.

 Jemi sot bashkë me kryetarin e bashkisë së Elbasanit z. Gledian Llatja sepse e gjithë kjo industri ka një impakt ekonomik të rëndësishëm, dhe ne synojmë që të ketë një impakt jo vetëm në punësim por në të gjithë komponentët e rijetëzimit të zonës, një hapësirë shumë e madhe e cila ka nevojë për një rehabilitim mjedisor, dhe kjo është puna e parë që do të bëjë kompania”, tha ministri Vengu.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja pohoi se “ne e shohim shumë pozitive perspektivën ekonomike për punësimin pasi kjo është një zonë që zhvillon ekonominë e saj. Unë jam i bindur se edhe me standartet e reja që do të investohen do të jetë në fokus edhe punësimi, mjedisi, zhvillimi ekonomik, si edhe industria ushtarake”.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për industrinë ushtarake, bëhet i mundur krijimi i një strukture të re në formën e një shoqërie tregtare me të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ndërvepruar në tregun e sotshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të strategjisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale globale të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ringritja e industrisë ushtarake do të kërkojë një qasje të integruar dhe të koordinuar që adreson jo vetëm aspektet teknologjike dhe operative, por edhe ato ligjore, financiare, ekonomike, sociale dhe ambientale.

Bujtinat tradicionale dhe investimet e reja rrisin atraksionet turistike të Gjinarit

Gjinari, i njohur për bukurinë natyrore dhe freskinë e ajrit malor, po shndërrohet në një nga pikat më të preferuara për turizmin në Elbasan. Me punimet që kanë nisur për rehabilitimin total të qendrës së tij, turizmi në këtë zonë po përjeton një lulëzim të vërtetë. Gjinari, vendi i Bukanikut dhe pishave, tashmë është bërë edhe destinacioni i bujtinave tradicionale që ofrojnë mikpritje të ngrohtë dhe komoditet për turistët.

Një nga këto bujtina është Bujtina Bezhani, ku katin e dytë të banesës familja e ka përshtatur për t’u ofruar turistëve një eksperiencë të veçantë. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka vizituar këtë bujtinë, ku është pritur nga e zonja e shtëpisë. Ajo e ka falënderuar për investimet e fundit që po kryhen në Gjinar, duke theksuar rëndësinë e tyre për zhvillimin e turizmit lokal.

“Një natyrë e freskët, një oborr i pastër plot me lule dhe pemë të stinës – kjo është zona e Gjinarit, tipike, tradicionale dhe jo vetëm,” u shpreh z. Llatja gjatë vizitës së tij. Në Bujtinën Bezhani, vizitorët mund të shijojnë gjelbërimin e pafund, pemtarinë e bollshme, si dhe një lëndinë të mrekullueshme ku mund të organizohen barbeky në çdo kohë. Kjo bujtinë ofron të gjitha kushtet për një qëndrim të këndshëm, në një ambient fantastik që i bën mysafirët të ndihen si në shtëpi.

Investimet e fundit dhe përkushtimi i komunitetit për të ofruar mikpritje të veçantë kanë bërë që numri i turistëve në Gjinar të rritet ndjeshëm. Kjo zonë, me natyrën e saj të virgjër dhe bujtinat e ngrohta, është duke u shndërruar në një destinacion të preferuar për pushuesit nga brenda dhe jashtë vendit.