Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Gëzuar ditën e fisnikërisë bektashiane, ditën e Sulltan Nevruzit!

Z.Llatja uron ditën e Sulltan Nevruzit, ditën e fisnikërisë bektashiane. Në këtë ditë të ringjalljes së madhe, besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetë të Elbasanit dhe besimtarë ka vizituar dhe ka uruar nga teqeja e Baba Sheirift këtë ditë të ripërtëritjes së natyrës dhe ringjalljes së madhe. ” Festa e Sulltan Nevruzit sinjifikon ringjalljen, në këtë ditë lind shpresa, për të  gjithë njerëzimin,  ku të gjithë shpresojmë  për një të ardhme më të mirë. I uron bashkëqyterëve “

Ne diten boterore te sindromes Down.

Në Ditën Botërore të Sindromës Down me ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi nën kujdesin e vecantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë organizuar një sërë aktivitetesh. Në Pallatin e Sportit të Elbasanit në një aktivitet organizuar nga Bashkia Elbasan qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte për të promovuar të drejtat e këtyre personave dhe rritur ndërgjegjësimin për më shumë përfshirje në shoqëri. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, si edhe  Roland Hysi dhe “Special Olympics Albania” të cilët  u bashkuan në këtë aktivitet kaq të veçantë. Bashkia Elbasan do të vijojë të mbështesë  integrimin e të gjithë fëmijëve me aftësi të veçanta.Në muajin dhjetor të vitit  2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 Mars si Ditën Botërore të Sindromës Down. 

Dita e Verës/ 27 organizime festive në 6 pika të qytetit!

Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e Ditës së Verës, e kanë kryeqendrën në Elbasan. Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, pas dy viteve mungesë për shkak të pandemisë, festimet e Ditës së Verës, startuan që në datë 10 Mars për t’u finalizuar drekën e 14 Marsit. 27 organizime festive në 6 pika të qytetit të Elbasanit, kjo ishte edhe harta e festimeve në prag të Ditës së Verës, deri në perëndimin e 14 Marsit. 
Këtë të hënë kanë qenë me mijëra qytetarë jo vetëm nga Elbasani, por edhe  nga gjithe Shqipëria  që kanë festuar ditën e verës në qytetin e traditës së kësaj feste. Festimet  në Elbasan nisën gjallërinë e tyre mbrëmjen e 10 marsit, për të vijuar deri në datën 14 mars deri sa dielli nis të perëndojë. Fëmijët e Kopshteve të Bashkisë së Elbasanit, ishin edhe lajmëtaret e para të festimeve të Pranverës. Tek Parku ” Rinia” dhe jo vetëm, fëmijët kanë organizuar aktivitete të ndryshme, me këngë, dhe valle.   Aktivitetet kanë vijuar me Festivalin Folklorik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare, i cili mblodhi në Elbasan në edicionin e tij të XVII  më shumë se 11 asamble dhe trupa nga të gjithë trevat shqiptare. Si pjesë ikonike e Ansamblit ” Isuf Myzyri” Bashkia e Elbasanit vlerësoi dy bilbilat e këngës popullore Vëllezërit Zena me titullin ” Qytetar Nderi” akorduar nga Këshilli Bashkiak për merita të veçanta në zhvillimin e artit, kulturës dhe ruajtjen me fanatizëm të motiveve tipike elbasanase. Aktivitete dhe larmi festive në të gjithë qytetin. Pallati i Sportit në Elbasan, organizoi finalen e maratonës sportive ” Lëvizja Olimpike” mes shkollave 9 – vjeçare dhe të mesme të Bashkisë Elbasan. Kupa e Luleve në Basketboll shkoi për djemtë e shkollës ” Kostandin Kristoforidhi” dorëzuar nga vetë kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja. Aktivitetet festive vijuan edhe në datat 12 dhe 13 Mars, ku 17 grupe nga të gjithë trojet shqiptare sollën traditat, kulturën dhe kostumografinë e tyre në një “defila” për herë të parë në Elbasan. Ishin fëmijët ata të cilët ngritën edhe balonat e Ditës së Verës. Ndërsa me qindra qytetarë jo vetëm nga Elbasani, por nga vende të ndryshme të vendit, kanë shijuar mbrëmjen e 14 Marsit jashte në shesh, ku nën ritmin  e këngëve të artistes së njohur Aurela Gaçe dhe grupit më të njohur Elita 5 për më shumë se 5 orë kanë shijuar dhe festuar  ardhjen e Ditës së Verës. Një koncert i madh festiv i cili i kishte munguar Elbasanit prej dy vitesh, i cili u finalizua me fishekzjarre që mbuluan qiellin e Elbasanit për disa minuta. Mëngjesi i së hënës, ka gjetur fëmijët në shesh, aktivitete të ndryshme parada e karnavaleve, maratona dhe gara e çiklizmit mes shkollave të qytetit, si edhe Panairi Industrial dhe ai i Sportit, ishin të tjera aktivitete në kuadër të Festës Pagane të Ditës së Verës në Elbasan. Panairi i zejeve dhe bizneseve të Elbasanit një mundësi fantastike për të promovuar punën dhe kreativitetin e njerëzve të thjeshtë që e kanë ndërtuar ekonominë dhe te ardhmen falë aftësive të tyre. Ekspozita fotografike e festimeve ndër vite në Muzeun Etnografik dhe në lulishten e rehabilituar pranë Xhamisë së Ballies, ishin dy nga pikat më interesante për vizitorët e shumtë të qytetit. Sofra e Elbasanit, një traditë shekullore që çdo 14 Mars hap dyert për të gjithë miqtë e qytetit për t’i uruar mirëseardhjen pranverës, do të mbyllte edhe aktivitetet për këtë ditë të shënuar festive për Elbasanin. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me deputetët e Elbasanit, patën nderin të prisnin miq nga i gjithë vendi dhe jashtë vendit  në këto ditë feste, duke i falenderuar që u bënë pjesë e festimeve në qytetin e Elbasanit, aty ku edhe ka lindur kjo festë që nga lashtësia. Ndërsa, dhe të gjithë elbasanllinjtë përcjellin miqtë e tyre nga vende të ndryshme të Shqipërisë, dhe mbyllin kështu një ditë të paharruar për një vit të tërë. Dita e Verës  është me origjinë pagane, një festë ku nuk ndërhyn feja, festojnë të gjithë, është kënaqësia e stinës së pranverës. 

Programi Ditës së Verës në Elbasan

“Dita e Verës”  është festuar në qytetin e Elbasanit me ritualin shekullor, me dalje në natyrë, pa e  prishur traditën e bukur dhe të veçantë, të trashëguar  ndër breza. Sipas të moshuarve, pragfesta, dita e festës dhe një muaj më pas, njerëzit sheshonin gjithë kontradiktat, zënkat dhe mëritë. ”Dita e Verës”, fitonte kështu një “status” krejt të veçantë, duke imponuar mirësinë, paqen dhe qetësinë. Në këtë kuadër, Bashkia e Elbasanit ka hartuar një program të gjerë festimesh për këtë ditë të shënuar më së shumti për elbasanllinjtë të cilët prej shekujsh e kanë festuar këtë ditë.  

Programi për ditën e Verës  

Data 09 -10- 11 Mars  

Fëmijët e kopshteve të Bashkisë Elbasan festojnë ardhjen e pranverës: Parku “ Rinia”/ 10:00  

Kampionati i basketbollit dhe volejbollit:   Pallati i Sportit/ 11:00  

Nata finale e Festivalit për Fëmijë  “ Zërat Pranverore”  

Qendra Rinore Elbasan/ 16.00  

 Data 12 Mars  

 Panairi i Zejeve :    Parku “Aqif Pasha” / 10:00  

 Panairi Industrial :  Lulishtja Valmi/ 10:00  

Koncert i Harqeve : Kisha Shën Maria Kala / 10:00  

 Karaoke : Parku “Rinia”  / 18: 00  

 Koncert: “ Një lulisht me trëndafila”    : Teatri “ Skampa” 18:00      

 “ De file” parakalimin e grupeve popullore me veshje tradicionale : Sheshi Gensher/ 18:00  

Data 13 Mars  

Panairi i Zejeve :    Parku “Aqif Pasha”/ 10:00  

 Panairi Industrial :  Lulishtja Valmi/ 10:00  

Ekspozita fotografike e Elbasanit ndër vite : Muzeu Etnografik / 10:00  

Dance Street, Dita e Balonave : Stadiumi Elbasan Arena / 11:00  

Minikampionati i futbollit / Kompleksi “ Ajek” / 13.00  

Koncerti i Mbrëmjes Nata e Verës 2022 : Sheshi “Gensher” / 20:00  

                                            Data 14 Mars  

Ekspozita fotografike e Elbasanit ndër vite : Muzeu Etnografik / 10:00  

Parada e Karnavaleve : Sheshi “ Gensher” / 10:00             

Panairi i Sportit: Stadiumi Elbasan Arena / 08:00  

Këndi i Lojrave popullore: Kodra e Krastës/ 10:00  

Panairi industrial / Lulishtja Valmi/ 10:00  

Koncert Live : Elita 5 / Sheshi “ Gensher” / 11.00   Ftojmë të gjithë qytetarët elbasanas, por edhe miqtë nga vendi dhe diaspora të bëhen pjesë e festimeve në qytetin e Luleve!

 

Shumë risi dhe të rinj me profesion në Qendrën Rajonale të Formimit Profesional!

Qendra Rajonale e Formimit Profesional, e ka kthyer tashmë në traditë që pas përfundimit të kurseve e të rinjve në fusha të ndryshme të punësimit, të organizojë edhe ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave të trajnimit në këtë qendër. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, nën shoqërinë edhe të deputetëve të qarkut, ka marrë pjesë  në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave për 100 të rinj që tashmë kanë një zanat dhe janë të aftë profesionalisht për tu punësuar në sektorin privat dhe shtetëror. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja e vuri theksin tek bashkëpunimi që institucioni i Bashkisë ka me Zyrën e Punës si edhe me Këshillin e Biznesit, ç’ka sipas tij ka bërë të mundutr edhe punësimin e të rinjve të cilët trajnohen prej disa muajsh në këtë qendër në profile të ndryshme. “ Bashkia ka një këshillë të bizneseve me shumë vlerë, ku edhe marrim mendimet kur ato kanë nevojë të zhvillohen. Energjia e rinovueshme është një nga trendet e ekonomisë, dhe ne tashmë së shpejti do ta bëjmë pjesë të kurseve në QRFP”, tha Llatja. Z.Damian Gjiknuri ka inkurajuar të rinjtë që të bëhen pjesë e kurseve profesionale për një të ardhme të garantuar. “ Të ndjeheni krenar, pasi fitoni një profesion, është një çertifikatë sigurie për të ardhmen. Fakti që po merrni një zanat është gjëja e duhur. Më vjen mirë që po rikthehet profesioni, pasi sot ka shumë nevojë për punë, për një profesion, pasi e ardhmja është e garantuar. Elbasani ofron shumë mundësi sepse është një zonë me karakter industrial, dhe investimet do të shtohen, ndaj dhe do të ketë akoma më shumë nevojë për punësim, për shkak edhe të pozicionit gjografik, afër kryeqytetit, dhe portit”. Qendra Rajonale e Formimit Profesional është shembulli më i mirë se si një i ri apo punëkërkues orientohet, formohet dhe adresohet në dobi të tregut të punës. Më shumë se 1 mijë praktikantë të certifikuar në Elbasan gjatë vitit 2021 që kanë ndjekur programet e formimit profesional dhe disa prej tyre kanë arritur të hapin sipërmarrjet e tyre duke u vetëpunësuar. Gjatë kësaj periudhe në Qendrën Rajonale të Formimit Profesional është përmirësuar cilësia e kabineteve nëpërmjet bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm, kabineti i ndërtimit, automekanikës, parukeri, estetikë, kursi i berberit, apo manikyr pedikur. Kjo qendër është e përhapur në të gjithë bashkitë e qarkut.