Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

BASHKIA ORGANIZON PANAIRIN ARTISTIK ME PUNIMET E FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE

Data 3 dhjetor, është dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi të kufizuara, duke shënuar kështu edhe një sërë  aktivtetesh të  cilat shoqata të  ndryshme organizojnë  për këta persona në  mbarë  botën.

Në  këtë  kuadër nën kujdesin e vecantë  të  kryetarit të  bashkisë  së  Elbasanit, Gledian Llatja, me mbë shtetjen edhe të  partnerëve “GIZ/ ORF” dhe “Shoqata për Autonomi Vendore”, në  ambjentet e bashkisë  është  hapur një  panair me punimet artistike të  fëmijëve të  talentuar, të  cilët frekuentojnë  qendrat për arsim social.

 Panairi është vizituar edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e cila e vuri theksin tek mbështetja që  ministria ka dhënë  dhe do të  japë  për këta fëmijë  special.

  “Në vitin 2024 ne do të rrisim në 100 numurin e mësuesve ndihmës, aspekt që  lidhet shumë  edhe me shkollat speciale që  kemi, ne do t’i transformojmë  në  qendra burimore, duke pasur një  mbështetje nga minsitria dhe bashkia, me qëllim që  t’i japim fëmijëve sa më  shumë  mbështetje sa i përket shërbimeve të  rehabilitimit dhe shërbimit jashtë shkollor, me qëllim që  të  integrohen në  shkolla edhe përtej orarit shkollor”.

Kryetari i Bashkisë  së  Elbasanit Gledian Llatja, bëri thirrje për sensibilizimin e shoqërisë  për të  qenë  sa më  afër dhe të  mbështesin këta persona.

“Është një ditë e hapur sot, me qëllim që qytetarët të sensibilizohen duke blerë një  pikturë , pasi kjo datë  kërkon një  sensibilitet më  të  madh nga e gjithë shoqëria.

Ndaj kemi ndërrmarë këtë aktivitet, ku fëmijët kanë  publikuar pikturat e tyre për të  sensibilizuar qytetarët dhe institucionet shtetërore”

Duke e cilësuar bashkinë e Elbasanit si model për vëmëndjen që  i ka dhënë  dhe i jep personave me aftësi të  kufizuara dhe cështjeve sociale në  tërësi Adelina Farrici drejtoresha e “Shoqatës për Autonomi Vendore” pohoi se “ne kemi qenë  mbështetës së  inisiativave të  bashkisë . Këto msazhe përcjellin mesazhe sensibilizuese, ku përcillet talenti i fëmijëve me aftësi të  kufizuara dhe qëllimi i tyre është  gjithpërfshirja e fëmijëve në  shiqërinë tonë “.

Panairi ka pasur një interes të madh nga qytetarët e Elbasanit të  cilët kanë  blerë  shumë  piktura nga fëmijët e talentuar.