Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Njoftim Trashëgimtarëve të të ndjerëve Ferik Sulaj dhe Deko Sulaj

Trashëgimtarëve të të ndjerëve Ferik Sulaj dhe Deko Sulaj

                -Xhevdet Sulaj

                -Xhemal  Sulaj

Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.21 datë 04.03.2022 “Për  priva-tizimin e banesave (apartamente) shtetërore të ndodhura në  pallatin nr.733/2, lagjja “5 Maji” , ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “5 Maji” pallati nr.733/2, shkalla A, kati i I-, apartamenti nr.3, Elbasan z.k 8525, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqi-teni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Pro-çedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992, “Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004, “Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

  Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

               

Njoftim Emirian Fidai Marishta

Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.21 datë 04.03.2022 “Për  priva-tizimin e banesave (apartamente) shtetërore të ndodhura në  pallatin nr.733/2, lagjja “5 Maji” , ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “5 Maji” pallati nr.733/2, shkalla A, kati i V-, apartamenti nr.13, Elbasan z.k 8525, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqi-teni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Pro-çedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992, “Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004, “Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

  Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Inagurohet Pediatria e re e Elbasanit

Spitali Pediatrik i Elbasanit është transformuar në një mjedis miqësor për vogëlushët, ku ata marrin shërbimin spitalor në kushte optimale. Kjo, falë investimit të buxhetit të shtetit për rikonstruksionin e plotë të godinës 4-katëshe, ndërtim i para viteve 90-të, e cila është shndërruar,  jo vetëm nga pikëpamja infrastrukturore, por edhe organizative dhe funksionale e ambienteve të saj. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja dhe deputetë vizituan spitalin e ri, i cili siguron shërbime shëndetësore për më shumë se 20 mijë fëmijë. Ministrja Manastirliu tha se tashmë korpusi Spitalit të Elbasanit është një korpus tërësisht i kompletuar për nga pikëpamja e strukturës spitalore, por edha nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorëve.
“Pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri tashmë i përfunduar është Spitali Pediatrik, një angazhim i përmbushur tashmë që i siguron shërbime cilësore më shumë se 20 mijë fëmijëve që marrin shërbim çdo vit në këtë spital. Se si kanë qenë kushtet e Spitalit Pediatrik, atë e dinë fare mirë të gjithë mjekët dhe infermierët e këtij spitali, por për të thënë të vërtetën, tashmë korpusi i spitalit të Elbasanit është një korpus i mirëinvestuar nga pikëpamja e infrastrukturës spitalore, por edhe nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorit që tashmë janë përfshirë në gjithë programin e zhvillimit spitalor.” – u shpreh Ministrja Manastirliu. Spitali Pediatrik i Elbasanit ka një kapacitet prej 75  shtretërish, 60 shtretër shtrimi për pacientët e vegjël,  të organizuar në shërbimet e terapisë ditore, reanimacionit, neuro – interiteve, bronkiteve, dhe shërbimit të pediatrisë infektive, si dhe 15 shtretër në shërbimin e urgjencës. Të gjithë dhomat e pacientëve të vegjël duke filluar nga urgjenca, pavioni i terapisë ditore dhe pavijonet e tjera të shërbimeve pediatrike kanë ambiente miqësore për pacientët e vegjël. “Besoj që tashmë janë të gjitha standardet dhe ajo çka është e rëndësishme është që përveç mobilimit spitalor, të gjitha aparaturat mjekësore janë të reja. Është një spital që ka 60 linja oksigjeni. Çfarë e karakterizon këtë spital si një model të ri që kemi filluar ta përfshijmë në spitalet pediatrike janë shërbimet miqësore për fëmijët. Hapësirat e përbashkëta janë rehabilituar. Kur e filluam në fillim këtë projekt, nuk e dinim a do sillej dot në kushtet dhe parametrat e duhura pasi që nga viti ’90 nuk ishte vënë dorë.” – shpjegoi Ministrja Manastirliu.Spitali i ri është gjithashtu një investim i shumëpritur për personelin e dedikuar shëndetësor të Spitalit pediatrik të Elbasanit që trajton në ditë mesatarisht 80 pacientë të vegjël në shërbimin e urgjencës dhe deri në 150 pacientë të vegjël në periudhat e pikut.

Llatja/ BE, projekt ambicioz me Bashkinë për mjedisin

Gjatë vizitës në  Bruksel  në ceremoninë e organizuar nga Parlamenti Evropian për akordimin e titullit “Kryetari më miqësor me romët 2022″ , cmim i akorduar për herë të parë për një kryetar Bashkie, Z. Gledian Llatja ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Ciarán Cuffe MEP. Ky takim u zhvillua para se eurodeputeti të raportonte para Parlamentit Evropian për ecurinë e Shqipërisë.  ” Në këtë takim shumë miqësor i shpreha eurodeputetit mirënjohjen e thellë se sa shumë po ngre zërin në zemër të familjes së madhe Evropian për hapat para që Shqipëria ka bërë në  realizimin dhe plotësimin e kushteve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.Shumë shpejt do të lancojmë një projekt shumë ambicioz për Elbasanin, falë mbështetjes që Bashkimi Evropian po jep në mjedis, ndryshimet klimatike dhe teknologji”, tha Z Llatja.I nderuar të vlerësohesha nga Komisioni Evropian me çmimin “Kryetari më miqësor me romët 2022″Cmimi i akorduar për kryetarin e Bashkisë  “Kryetari më miqësor me romët 2022” , tregoi dhe njëherë rezultatet e përpjekjeve  në këto 3 vite që Bashkia Elbasan ka ndërmarrë për gjithëpërfshirjen e këtij minoriteti në proceset vendimmarrëse lokale, investimet në infrastrukturë, arsim dhe punësim.

Komisioni Evropian akordon çmim për Kryetarin e bashkisë Elbasan

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja është vlerësuar nga Komisioni Europian me çmimin “Kryetari më miqësor me romët 2022”. Për herë të parë Bashkimi Europian akordon një çmim të tillë, për Bashkitë e vendit tonw. Është vlerësuar Bashkia Elbasan pasi gjatë viteve të fundit, i është dhënë një prioritet Komunitetit Rom, në gjithpërfshirje, duke arritur rezultate të dukshme në proçeset vendimmarrëse lokale, investimet në infrastrukturë, arsim dhe punësim. Sot fëmijët Rom, frekuentojnë rregullisht shkollën, të rinj e të reja janë të punësuar në administratë publike, dhe jo vetëm, njëri prej të cilëve është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak, ç’ka e ka fuqizuar komunitetin për të ndikuar në vendimmarrjet publike. “Në tre vitet e fundit, nga koha kur jam zgjedhur Kryetar i Bashkisë së Elbasanit, kam patur mundësinë të kontribuoj dhe të dëshmoj arritjet në rigjallërimin dhe zhvillimin e minoritetit Rom. Mandatin tim e kam nisur me hartimin dhe vënien në zbatim të Planit Vendor për Integrimin e Minoriteteve Rome dhe Egjiptiane 2019-2022. Një dokumenti prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës”, tha në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja. Çmimi “The Most Roma Friendly Mayor” vjen si një përpjekje dhe punë e stafit të Bashkisë si edhe e partnerëve lokalë të cilët kanë punuar për të ndërtuar një mjedis ku të gjitha minoritetet të mësojnë, zhvillohen dhe përdorin gjuhën e tyre amtare. Duke ju drejtuar anëtarëve të Parlamentit Europian, Llatja renditi edhe disa sfida të cilat mund të përballohen përmes ndjekjes së një strategjie gjithpërfshirëse, siç janë, arsimi dhe dialogu ndërkulturor, punësimi dhe arsimi profesional, lufta kundër gjuhës së urrejtjes, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe integrimi urban etj. Elbasani, një qytet krenar me një histori krenare, do të vazhdojë të mbështesë komunitetin Rom përmes angazhimit të vetë komunitetit, si edhe qytetarëve të angazhuar në kauzën e përbashkët. Bashkia Elbasan, është pjesë e Programit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “ROMACTED: “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit Rom në nivelin vendor”. 

Ftesë për të marrë pjesë në takimin e hapur publik të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.

Të nderuar anetarë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, përfaqësues të komunitetit, ekspertë lokal, përfaqësues të mediave, etnive, shoqërisë civile, grupeve rinore etj, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju ftoj si Kryetar i Bashkisë Elbasan njëkohësisht edhe si drejtues i Këshillit Vendor të Siguri Publike, më datë 24/05/2022, ora 11:00.

Takimi i llogaridhënies dhe transparencës të kontributit tonë në sigurinë publike do të realizohet në ambjentet e Teatrit: “Skampa”.

Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë takim për të ndarë sëbashku arritjet, treguesit e performancës të punës tonë të përbashkët dhe për të reflektuar angazhimin tonë në aktivitet e ardhshme.

Krijimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm të partneritetit me të gjitha institucionet shtetërore, shoqërinë civile, komunitetin, është një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve të sigurisë publike në të gjithë territorin Urban të Bashkisë Elbasan.

 Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë takim të hapur publik nën pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, trekëndeshit Bashki-Polici-Prokurori dhe nën partnerizimin e qendrueshëm që institucioni ynë ka me Institutin për Demokraci dhe Ndermjetesim (IDM-në).

Sëbashku do të vazhdojmë të kontribuojmë në çështjen e sigurisë publike sepse Elbasani meriton edhe më shumë.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

Me respekt

KRYETARI I BASHKISË ELBASAN

Gledian LLATJA

Bashkia Elbasan ka nisur konsultimet publike për Programin Afatmesëm Buxhetor 2023- 2025.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja e ka nisur turin e takimeve me banorë të Njësive Shirgjan, Tregan dhe Gjergjan. Gjatë këtij konsultimi publik Z. Llatja renditi një nga prioritetet e tij kryesore që është investimet në infrastrukturë dhe ndërhyrjet në fshtra në bashkëpunim edhe me qeverinë. ” Plani afatmesëm buxhetor është baza ku ne vendosim prioritetet për investimet në 3 vitet e ardhshme, më specifikisht bëhet fjalë për gjërat e mëdha që kërkojnë një programim më të madh se Buxhetimi me Pjesëmarrje që bëhet cdo vit”, tha Z Llatja. Sipas tij ” ne jemi përballur me shumë fenomene natyore këto vitet e fundit sic janë tërmeti, më pas pandemia, dhe tani pas 100 vitesh edhe me luftën në Ukrainë e cila ka ndikuar edhe në ekonominë tonë, një prej të cilave rritja e cmimit të naftës. Gjithsesi ne kemi pasur vite të stabilizuara financiare, ku Bashkia ka shlyer një pjesë të madhe të detyrimeve financiare, por kemi bërë shumë punë në shumë fshatra të Njësive Administrative”. Kreu i Bashkisë e vuri theksin tek investimi i madh ai i Automoto Parkut, punimet e të cilit po vijojnë me intensitet të lartë që sipas tij do ti sjell një zhvillim të madh ekonomik Elbasanit. Ndërsa renditi edhe disa nga problemet që aktualisht Bashkia ka: ” Problemi kryesor që ne kemi është infrastruktura rrugore në qytet dhe fshat. Po përgatitemi për një plan investimesh për kanalizimet e ujrave të zeza në zonat informale të Elbasanit, për infrastrukturën rrugore, si edhe asfaltime. Plani afatmesëm 3- vjecar, përvec këtyre punëve të mëdha në infrastrukturë në qytet dhe fshat ka edhe tarifat që presim të marrim. Kemi pasur një rritje të ulët të tarifës në ndricim dhe pastrim. Asnjë tarifë në Elbasan nuk do të rritet më shumë se 20 përqind”. Z. Llatja vuri në dukje edhe rritjen e të ardhurave të Bashkisë që ai drejton. ” Ne kemi arritur të ardhurat tona në 8.1 milion dollarë, dhe këtë vit kemi synim ta rrisim në 8.6 milion. Gjithashtu kemi një buxhet të shtuar për ndihmën sociale”, përfundoi Llatja.

Konferenca ” Pushtet Vendor – Shoqëri Civile” për vullnetarizëm të qëndrueshëm lokal

Në kuadër të Konsortiumit “Pushtet Lokal – Shoqëri Civile”, PVN Albania organizoi Konferencën e dytë Kombëtare: “Pushtet Vendor – Shoqëri Civile2.0″ për Vullnetarizëm të Qëndrueshëm Lokal ku morën pjesë Kryetarë, Nënkryetarë, Drejtues Kabinetesh, Koordinatorë të vullnetarizmit dhe administratës nga 8 Bashkitë pilot, pjesë e kësaj iniciative. Ne kete konference ishte i pranishem edhe kryetari i Bashkisë Z  Gledian Llatja i cili pohon se ” kjo konferencë erdhi me risi në Zgjerimin Lokal ku secilës prej 8 Bashkive pilot ju bashkuan aktorë lokal strategjik në nxitjen e vullnetarizmit lokal si: OSHC lokale, Zyra Vendore Arsimore; Shkolla të mesme, Universitete, Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim; Qendra Rinore / Komunitare / Multidisiplinare, Institucione Shëndetësore dhe Prefektura. Në fokusin e kësaj konference ishte ndarja e modeleve të mira ndërkombëtare falë vizitës shumë të fryshme në Norvegji; modeleve rajonale falë bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së Regional Youth Cooperation Office – Ryco dhe atyre kombëtare falë kontributit të Leviz Albania, si edhe  diskutime, analiza rreth kuadrit ligjor dhe perspektivave në vijim”. Kjo iniciativë vijon të jetë e qëndrueshme dhe vizionare falë bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet aktorëve dhe veçanërisht angazhimit dhe vendosmërisë së Bashkive. Drejtoresha Ekzekutive e PVN Albania, Znj. Oltiana Rama theksoi se ” bashkëpunimi dhe dialogu ndërmjet institucioneve janë thelbi për përgatitjen e një terreni të qëndrueshëm, profesional dhe të sigurt për nxitjen e vullnetarizmit, derisa vullnetarizmi të bëhet mendësi dhe kulturë institucionale dhe individuale”. Sekretarja e Përgjithshme e Kongresi Rinor Kombëtar, Znj. Dafina Peci theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së ketij bashkëpunimi dhe vijimin me hapa të qëndrueshëm të kësaj iniciative. Bashkitë ritheksuan se ky ridimensionim i vullnetarizmit kërkon angazhimin e të gjithëve, dhe Bashkitë kanë rol kyç për të mbështetur çdo hap dhe të kënë rol proaktiv duke përgatitur terren të përshtatshëm brenda institucionit por edhe duke adresuar gjithë sfidat në mënyrë të përbashkët. Ky konsortium ka lindur si nevojë dhe perspektivë e 17 viteve që PVN kontribuon në nxitjen e vullnetarizmit në vendin tonë. Që nga lancimi i kësaj iniciative më 08 Shtator 2021, konsortiumi ka bërë një rrugëtim shumë interesant dhe me impakt, duke  kryer një analizim të thelluar të situatës së vullnetarizmit në Bashkitë Pilot, ngritur struktura apo vendosur punonjës të dedikuar për vullnetarizmin,  ofruar trajnime kapacitet-ndërtuese për punonjësit e angazhuar në këtë çështje dhe  filluar punën për hartimin e Planeve Vendore të Veprimit për Vullnetarizmin.

Llatja/ Fushbulli i largët, me urë dhe rrugë të rehabilituara 

Vetëm pak muaj më parë Bashkia e Elbasanit bëri të mundur ndërtimin e pritës lumore në fshatin e largët Fushbull të Njësisë Administrative Shushicë, ndërsa ditën e sotme, ky fshat ka edhe një urë të re si edhe rehabilitimin e një segmenti rrugor. Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër  urën e re të fshatit Fushbull i cili në kushtet që ishte po rrezikonte të izolonte 1500 banorët e asaj zone. “Sot qendra e Njësisë Administrative  është më afër falë investimit që Bashkia bëri për ndërtimin e urës së re. Ky investim ishte një shqetësim i kahershëm për banorët e zonës, ne u njohëm pak muaj më parë kur  ndërtuam pritën lumore të lumit Shushicë.  Në një kohë rekord arritëm të rehabilitojmë një pjesë të segmentit rugor, si edhe ndërtuam urën e re. Tashmë banorët e fshatit lidhen lehtësisht me qendrën e Shushicës”, tha Z. Llatja. Investimi për ndërtimin e urës së re, u arrit edhe falë bashkëpunimit me biznesin si edhe komunitetin, ku tashmë 1500 banorët e këtij fshatit kanë një rrugë të kalueshme dhe një urë të re, e cili i vjen në ndihmë banorëve të fshatit Fushbull si edhe nxënësve të shkollës. Fushbulli është një fshat fundor, me problematika, por ka jetë, Kreu i Bashkisë Z. Llatja premtoi se  Bashkia do ti mbështesë gjithmonë këta banorë. ” Ne do të përpiqemi maksimalisht për problematikat që banorët kanë kryesisht në infrastrukturë”, shtoi ai. Vetë banorët kanë falenderuar Bashkinë për këtë investim, pasi tashmë mjetet do të mund të kalojnë lehësisht, pa problemeve që shkaktonte përroi për shkak të rrugës dhe urës.  

Java Europiane/ Llatja: Rinia, brezi më afër Europës!

Në kuadër të Javës së Europës, Bashkia Elbasan ka organizuar një sërë aktivitetesh, një ndër të cilat ishte edhe ajo me Këshillin Rinor Elbasan. Në këtë takim ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, si edhe familjarë të familjeve të vjetra elbasanase, u diskutua për rëndësinë që ka bashkimi rreth vlerave e qëllimeve të përbashkëta për një kontinent e Botë më të mirë.  Gjithashtu të rinjve të Këshillit Rinor ju prezantua historia e familjes Biçaku në Elbasan,  që gjatë Luftë së Dytë Botërore u bë një strehë e sigurtë për 26 hebrenj në Elbasan. Traditë që u trashëgua dhe ditët e sotme, ku Elbasani u bë i pari qytet që hapi dyert dhe mikpriti sportistët ukrainas. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja vlerësoi kontributin që Këshilli Rinor, por jo vetëm, edhe shumë të rinj të Elbasanit japin në fusha të ndryshme sociale të qytetit. Ndërsa e vuri theksin tek Java Europiane, Llatja pohoi se “ rrugëtimi ynë drejt familjes së madhe evropiane kalon gjithmonë nga gjenerata më e re. Çdonjëri nga ne e gjen veten në Europë. Jemi në kohë të vështira, edhe pse gati pas 100 vitesh kemi një luftë tjetër në Europë, është një situatë jo e këndshme për ne, për Europën, për politikat që ajo ka. Por, nëse ne kthejmë kokën pas në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria ishte krah aleatëve, kundër luftës, pro shteteve demokratike. Ne nuk duhet të harrojmë edhe holokaustin që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, prandaj duhet të jemi të fortë, ti themi njëzëri jo luftës, pasi ju jeni rinia, brezi më afër Europës.  Historia e Familjes Biçaku në Elbasan është shembulli më i prekshëm se si ne shqiptarët gjithmonë jemi rreshtuar në anën e së drejtës dhe historia jonë dëshmon se jemi faktor i bashkëpunimit e prosperitetit rajonal”, tha Z. Llatja. Në fund të rinjve i janë shpërndarë edhe çertifikata vlerësimi me motivacionin “ për pjesëmarrjen në aktivitetet e Javës së Europës 2022″.