Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Godoleshi: Fshati që transformon potencialin bujqësor në zhvillim

Kryetari i Bashkisë, z. Gledian Llatja, dhe Ministra e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, organizuan një takim me fermerët e Godoleshit për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të bujqësisë në këtë zonë.

Godoleshi njihet për prodhimin e qershive, të cilat janë të kërkuara në tregun vendas.

Në këtë takim, Kryetari dhe Ministra siguruan fermerët se do të kenë mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sektorit bujqësor. Ata u zotuan për të ngritur një pikë grumbullimi për qershitë. Kjo iniciativë synon të sjellë përparim në disa fusha kyçe:

Rritjen e cilësisë së prodhimit nëpërmjet një koordinimi të mirë të proceseve duke siguruar që ata të jenë të përshtatshëm për tregun.

Përmirësimi i logjistikës, që është ngritja e një pike grumbullimi të specializuar e cila do të lehtësojë transportin e produktit, duke ndihmuar në zvogëlimin e humbjeve dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë së procesit të furnizimit.

Zgjerimi i tregut dhe rritjen e fitimeve për fermerët lokalë, ku hapja e një pike grumbullimi e efektshme do të ndihmojë në hapjen e tregjeve të reja.

Kjo do të sjellë një rritje të fitimeve për fermerët dhe do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së zonës.

Ky angazhim i përbashkët nga ana e autoriteteve lokale dhe qeverisë qendrore shpreh një synim të qartë për të përmbushur potencialin e plotë të Godoleshit dhe për të siguruar një të ardhme për komunitetin bujqësor.