Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Konsultim Publik mbi Planin e dytë Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024.

Bashkia Elbasan po përgatit Planin e dytë Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga Bashkia Elbasan nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Bashkia Elbasan e ka nënshkruar Kartën Evropiane për Barazi, të përgatitur nga Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve të Evropës (CEMR) në 17 shkurt 2017, duke vijuar më pas me përgatitjen, miratimin dhe zbatimin e Planit të parë të Veprimit për Barazi Gjinore për periudhën 2018-2020. Gjatë vitit 2021 u bë një vlerësim i arritjeve dhe sfidave të ndeshura për zbatimin e këtij plani 2018-2020, mbi bazën e të cilit filloi dhe puna për përgatitjen e Planit të dytë

Vendor të Veprimit për periudhën 2022 – 2024. Ashtu si edhe plani i parë, ky Plan po përgatitet me një metodologji gjithëpërfshirëse, duke filluar nga: analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave kryesore të ndërhyrjes, konsultimet paraprake brenda bashkisë, përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara dhe grupet e interesit, në përfundim të të cilave do të bëhet edhe kostimi i dokumentit, për ta përcjellë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak. Deri tani janë organizuar tre konsultime, përkatësisht në datat: 14 tetor 2021,  11 mars 2022 dhe 31 mars. Dokumenti do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publlik deri në datën 02/05/2022. I gjithë procesi i përgatitjes së Planit të Dytë Vendor të Veprimit 2022 – 2024, po mbështetet nga UN Women Shqipëri në kuadër të Projektit

të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: “Zbatimi i Kuadrit Ligjor (Acquis) të Bashkimit Evropian për Barazinë Gjinore” (EU4GE), që po zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Për sugjerime na kontaktoni në  monikakocaqi@gmail.com