Llatja/ Riorganizimi i Ujësjellës Kanalizimeve, do të ndryshojë konceptin e menaxhimit të ujit të pijshëm
Një ndër pikat më të rëndësishme të mbledhjes së Rradhës së Këshillit Bashkia, ishte “Riorganizimi i Shoqërisë ” Ujësjellës Kanalizime Elbasan” sha, nga Bashkia Elbasan.
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, është ndalur më gjatë tek kjo pikë duke pohuar se “ky riorganizim do të ndryshojë komplet konceptin e menaxhimit të ujit të pijshëm, si edhe kanalizmet e ujrave të zeza. Është një prioritet i qeverisë shqiptare të sigurojë ujin e pijshëm 24 orë për qytet e mëdha. Në kuadër të politikave që ka ndërrmarë qeveria shqiptare duhet një menaxhim i mirë rajonal i ujit të pijshëm”.
Duke u ndalur edhe tek rrtija e nergjisë elektrike, kryebashkiaku nënvizoi se ” në bazë të projektit të buxhetit të ujësjellës kanalizimeve Elbasan, kemi marrë një masë praprake për 5 vitet e ardhme për rritjen e trafiës së ujësjellësit. Sot kemi nëj tarifë të ulët në republikë të ujit të pijshëm, edhe pse është rritur energjia elektrike, ne e kemi mirëmenaxhuar ujësjellësin, duke mbledhur borxhet që kemi pasur deri tani. Është një kosto e ulët e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, ku bëhet fjalë për rreth 14 % e rritjes, ose thënë ndryshe rreth 50 lekë të vjetra për metër kub uji”.
Sakaq Bashkia e Elbasanit ka marrë një kredi nga KFV për investimin dhe rehabilitimin e sistemimit të ujësjellësit dhe kanalizimet e ujrave të zeza në fshatin Mengël, por edhe në disa zona të tjera. Në buxhet kemi parashikuar edhe për ndërhyrjet problematike që kemi, janë mbi 10 projekte të vogla për sistemimin e kanalizimeve të ujrave zeza, me qëllim riurbanizimin e këtyre zonave.
Një ndër pikat e tjera të rëndit të ditës ishte edhe dhënia e fondit pyjor në përdorim ” Për vendosje stacionesh,bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë”.
Në këtë pikë, Kryebashkiaku Llatja shton se “sa i përket sistemeve voltaike në sajë edhe të mbështetjes që i kemi dhënë Drejtorisë së Shërbimit Pyjor,por edhe ndihmës që kërkojmë nga shumë biznese kemi arritur që të kemi gati 300 % të ardhura më shumë nga sipërfaqet që i kemi dhënë në përdorim qytetarëve për shërbimet që kërkojnë. Do të rrisim të ardhurat nga asetet që ne nuk i kemi shfrytëzuar më parë. Kemi pasur dhe do të kemi rritje të ardhurave,pasi Bashkia e Elbasanit është një ndër bashkitë më të mira të menaxhimit financiar dhe borxhit të ulët që ka.