Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”,i  ndryshuar,  Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,  Bashkia  Elbasan shpall procedurën  e konkurimit për vendin e lirë të punës :

  • Zv/ Drejtor, pranë konviktit   të arsimit  parauniversitar”Ymer Tola”

 Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

 1) Të jetë shtetas shqiptar;

2) Të ketë arsim të lartë

3) Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;

4) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;

 5) Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 1) Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);

2) Curriculum Vitae;

3) Fotokopje e Kartës së Identitetit;

4) Çertifikatë e përbërjes familjare;

5) Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;

6) Fotokopje e librezës së punës;

7) Raport mjeko-ligjor;

8) Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

9) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm)

Dorëzimi i dokumentave  dorazi  pranë Bashkisë Elbasan  në Drejtorinë e Administratës dhe Burimeve Njerëzore  duhet të bëhet brenda datës 09.07.2022.