Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Policët bashkiakë pranë shkollave, me qëllim sigurinë e fëmijëve

Policia Bashkiake çdo ditë kujdeset për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së fëmijëve pranë shkollave.

Cdo mëngjes, që kur ka nisur viti i ri shkollor, policët bashkiak të Elbasanit janë në krye të detyrës.

 Ato shkojnë shumë pranë godinave të shkollave 9- vjecare, dhe kujdesen për t’i siguruar fëmijët para procesit të mësimit, duke i shoqëruar ato që të kalojnë rrugën e makinave, deri tek dera e shkollës.

Një nga detyrat e policëve bashkiak të Elbasanit, është edhe siguria për vogëlushet të cilët shkojnë në shkollë.