Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 16 Nëntor 2021

Në lagjjen nr.2, po marrin jetë investimet!

Qyteti i Elbasanit, muajt e fundit është kthyer në një kantier ndërtimi. Bashkia ka nisur investimet, pikërisht në ato lagje, ku kishte kohë që nuk ishte investuar kryesisht në infrastrukturë.  

Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka qenë për inspektim në Lagjjen nr.2, aty ku po i jepet dora e fundit asfaltimeve të rrugicave të brendshme të lagjjes Çlirimi.  

Sipas kryetarit dy lagjjet e mëdha të qytetit, lagjja “Çlirimi” dhe lagjja “Shënkoll”, kanë qenë problematike përsa i përket infrastrukturës, kështu që është nisur një aksion sa i përket lagjjeve të brendshme të Elbasanit, rrugëve kryesore dhe pastaj do vijojë me rrugicat dhe sistemimin e shesheve përreth pallateve”.  

Deputeti Gjiknuri u shpreh se “ qytetarët e Elbasanit kanë parë ndryshime të shumta në qendrën e qytetit por tashmë ka ardhur momenti që të marrin jetë edhe investime në lagjjet e tjera të qytetit siç është edhe kjo lagjje e vjetër e Elbasanit”.  

Në rikonstruksion janë rrugët “Mehmet Bajraktari”, “Fetah Cankja”, “Dhimitër Bega”, “Naun Panxhi” në Lagjjen nr. 2 .  

Për Elbasanin që duam!  

Njoftim për mbajtjen e Mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Bashkisë Elbasan 18 Nëntor 2021

Info me rëndësi!

Në datën 18.11.2021, ora 11.00 zhvillohet mbledhja jashtë rradhe e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Bashkise z. Gledian Llatja me këtë rend dite:

  1. Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin tetor 2021.
  2. Mbi miratimin e dukumentit për rishikimin e planit të përgjithshëm vendor me proçedurë të përshpejtuar.
  3. Mbi miratimin e marrëveshjes ndërvendore për krijimin e një personi juridik të përbashkët.
  4. Mbi miratimin e themelimit të shoqërisë tregëtare të përbashkët “ECO ELB” sh.a.
  5. Mbi autorizimin për përfaqësimin e Bashkisë Elbasan si aksionere në mbledhjet e asamblesë së përgjithshme të shoqërisë “ECO ELB” sh.a.
  6. Të ndryshme

Qytetarët e interesuar për të marrë pjesë apo për t’u njohur me materialet të kontaktojnë me sekretariatin e këshillit bashkiak, z. Klajdi Gripshi në adresën e email-it
klajd_gripshi@yahoo.it

Më shumë ndriçim dhe hapësira të gjelbra rekreative për Elbasanin në Lagjen nr.3

Flota e makinerive për rikonstruksion rrugësh dhe kanalizimesh është ndalur edhe në rrugën “Abdyl Frashëri” në Lagjjen nr.3, ku po përfundon puna për kanalizimet nëntokësore dhe brenda pak ditësh do të nis asfaltimi i saj.  

Kryetari i bashkisë Z.Gledian Llatja ndoqi nga afër ecurinë e punimeve për t’u siguruar që çdo gjë po shkon sipas projektit.  

Po mbajmë një premtim për banorët e lagjes “28 Nëntori”.

Rruga “Abdyl Frashëri”  një arterie e rëndësishme për më shumë se 2 mijë banorë, po i nënshtrohet një rikonstruksioni në kanalizimet nëntokësore dhe përmirësimin e asfaltimit, tha kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja.  

Ai shtoi se “ po vazhdojmë me të njejtin ritëm duke i kushtuar vëmendje të gjitha lagjjeve të vjetra të qytetit në infrastrukturë, ndriçim dhe hapësira të gjelbra rekreative”.  

Në vijim të proçesit të buxhetimit me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Tregan.

Maratona e dëgjesave dhe konsultimeve publike vijon në të gjitha lagjet dhe njësitë e Elbasanit.

Qendrës së  Treganit i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë, sidomos zonës së Llixhës. Zyra postare ka një shërbim shumë herë më të mirë se ç’kishte në infrastrukturë dhe në shërbim. Forcuam strukturën tonë të punëve publike. Ne kemi një Bashki të madhe, me të cilën po përpiqemi që të ofrojmë shërbime si në qytet, ashtu edhe në Njësitë Administrative. Ne sot jemi një Bashki më e konsoliduar financiare, kemi ezauruar të gjitha detyrimet e prapambetura, dhe po përgatitemi për më shumë investime në vitin që vjen. Buxhetimi me Pjesëmarrje është një formë e drejtëpërdrejtë e demokracisë vendore, ku problematikat që ju keni të futen në buxhetin e vitit 2022.

Nga Shirgjani: Llatja/ Investime të njejta si në qendër ashtu edhe në periferi .

Prioritet në këtë zonë ja kemi dhënë urave, unazës bujqësore e cila ishte një nga zhvillimet më të mëdha që i ka dhënë fushës së Elbasanit. Kemi bashkëpunim me Bashkinë e Cerrikut dhe FSHZH që rruga të vazhdojë deri në fund. Prioritet i juaji kanë qenë kanalet vaditëse, dhe ne ketë e kemi bërë. Disa nga problematikat kryesore  kanë gjetur zgjidhje në buxhetin e këtij viti. Janë mbi 830 km rrugë rurale për tu mirëmbajtur, ndaj e kemi forcuar flotën tonë të Ndërrmarjes së Shërbimeve Publike. Kemi zgjidhur  problemin për Ujësjellësin e Kuqanit, do të vazhdojmë me të gjithë pjesën e sistemimit.

Lagjja Nr.3, një nga prioritet e Bashkisë gjatë vitit 2021

Kemi bërë disa punë të mira, por kemi akoma punë për të bërë. Investim kryesor i madh ka qenë rruga “Iliaz Kosova”, një rrugë shumë e kërkuar nga ju. Do nisin punimet për projektin e Automoto Parkut, investim i cili sjell zhvillim ekomomik. Kemi riasfaltuar një pjesë të madhe të rrugëve të lagjeve. Prioritetet e tona vazhdojnë të jenë kanalizimet e ujrave të zeza, por edhe infrastruktura rrugore. Ne po lobojmë për disa projekte të mëdha, siç janë rehabilitimi i të gjitha shesheve të pallateve, projekti për ujin e pijshëm dhe kanalizimet e ujrave të zeza. Jemi në përfundim të një projekti të madh për kanalizmet e ujrave të zeza sidomos në zonat problematikat në qytet. Ne po punojmë që vitin tjetër të investojmë në zgjidhjen e problematikave që kemi në zgjidhjen e trafikut. Një vëmendje i kemi kushtuar edhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët siç është hapja e zyrës së ADIS – ës.

Llatja/ Automoto Parku, dhe Lungofiume projekte që prekin edhe Lagjjen Nr.1

Në vijim të procesit të buxhetimit me Pjesëmarrje, takimet me banorët kanë vijuar në Lagjjen Nr.1, ku edhe në këtë lagjje konsultohemi e dëgjojmë banorët për problematikat specifike pranë komuniteteve të tyre.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja  i pranishëm në dëgjesat e komunitetit, e ka vënë theksin tek investimet që janë realizuar gjatë vitit 2021, por edhe prioritetet në vijim.  

 Lulishtja e re “Kozma Naska” e rikonstruktuar brenda vitit tonë të parë, ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve në lagjjen “Emin Matraxhiu” që i vjen në funksion gjithë banorëve dhe rinisja shumë shpejt e investimit të rrugës “Borodin Mitarja” ose rrugës së re drejt varrezave të qytetit janë vetëm një pjesë e projekteve tona zhvillimore për Lagjjen nr.1.  

Vazhdojmë punën për Automoto Parkun e vetëm në Ballkan dhe projektin fantastik për Lungofiumen e Kodër Krastë”, tha Z. Llatja.  

Në fund të dëgjesave, vetë banorët votuan prioritetet e tyre të cilat do të përkthehen në investime nga ana e Bashkisë së Elbasanit gjatë vitit 2022.  

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Invetimet në infrastrukturë janë të prekshme në Lagjen Nr.2

Vazhdojmë me maratonën e dëgjesave dhe e konsultimeve publike në të gjitha lagjet e Elbasanit.  

 Ky proçes i rëndësishëm ku janë vetë banorët ata të cilët shpalosin prioritetet e tyre, kthehen në investime nga ana e Bashkisë së Elbasanit.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me stafin e Bashkisë, janë ndalur në Lagjjen nr.2, ku investimet në infrastrukturë, sidomos në rrugët e brendshme janë të prekshme.  

Kreu i Bashkisë tha se rruga “Abdyl Kajanaku”, “Nikolla Puka”, “Demir Bungo”, “Mehmet Bajraktari”, “Sul Papri”  janë vetëm fillimi i punës sonë.  Së shpejti do të financojmë projektin e madh të shkollës artistike “ Onufri”.  

Kemi bërë shumë punë në Lagjjen nr.2, por kemi akoma për të bërë, jemi në përfundim të shtrimit të lagjes së “Xhaxhurëve”, si edhe do të bëjmë të gjitha rrugët që kanë shumë kohë pa u investuar si dhe ujësjellësin. Buxhetimi me Pjesëmarrje është vlerësuar si praktika më e mirë e bashkisë së Elbasanit, përsa i përket përfshirjes së qytetarëve direkt në vendimmarrje.  

Starton Buxhetimi me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Labinot Fushë

Bashkia e Elbasanit nisi si çdo fund viti, një nga proçeset më të rëndësishme të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, i cili organizohet tashmë prej më shumë se një dekadë, dhe që paraprin miratimin  buxhetit të bashkisë për vitin pasardhës.  

Kryetari i bashkisë Z.Gledjan Llatja e ka nisur këtë proçes të rëndësishëm i cili ka impakt të drejtëpërdrejtë tek qytetari në Njësinë Administrative Labinot Fushë.  

Pas dëgjesave të banorëve të kësaj njësie, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja tha: kemi nisur dëgjesat publike në për të diskutuar projektet që do të përfshijmë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në këtë vit jo të lehtë që po lëmë pas kemi bërë shumë punë. Rruga e re e rikonstruktuar e fshatit Griqan tashmë është një tjetër realitet, pastrimi i kanaleve ujitëse në ndihmë të fermerëve të zonës dhe rehabilitimi i ndriçimit në lagjjet e fshatrave të Njësisë Labinot Fushë janë vetëm një pjesë e punës sonë të përditshme”- është shprehur Z. Llatja.  

Në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone, kanë dalë edhe prioritetet për vitin 2022, por edhe janë vënë në pah punet e mira që janë bërë.

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Invetimet në infrastrukturë janë të prekshme edhe në Njësinë Administrative Gjergjan.

Në vijimësi të planifikimit për buxhetin e vitit 2022, Buxhetimi me Pjesëmarrje është ndalur në Njësinë Administrative Gjergjan.  Kemi përfunduar unazën bujqësore, jemi marrë me rrugët e arave, pastrimi i kanaleve ujitëse, hapja e rrugëve të arave që të çojnë tek parcelat. Brenda këtij mandati ne do të arrijmë të bëjmë shumë punë të mira në Njësinë Administrative Gjergjan. Jemi përpjekur që të forcojmë shërbimet e Bashkisë, hapja e ADIS-ës, është një bashkëpunim i gjithanshëm me administratën dhe komunitetin për të bërë më të mirën për Elbasanin