Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 25 Qershor 2024

Investime të rëndësishme në infrastrukturë në lagjen “5 Maji”

Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri dhe deputeten Evis Kushi, inspektuan punimet në lagjen “5 Maji”.

 Rrugica “Sava Papajani” ka përfituar përmirësime të mëdha me kanalizime të reja dhe asfaltim, duke përfituar 400 banorë.

 Kjo zonë në lagjen “5 Maji” ka pasur probleme të theksuara infrastrukture, pasi është një zonë informale e ndërtuar pas viteve ’90

 Kreu i bashkisë, z. Llatja, parashtroi një sërë investimesh që janë kryer dhe vijojnë në këtë zonë.

“Pasi bëmë kanalizimet e ujit të pijshëm, i gjithë tubacioni i ri, në bashkëpunim edhe Ujësjellës Kanalizme dhe me projektin e madh që kemi bërë edhe me KFV – në, përmbyllëm edhe ciklin e shtresave asfaltike.

  Para dy vitesh kemi ndërhyrë tek rruga tjetër lidhëse, po vazhdojmë me ngritjen e pusetave, do të vazhdojmë me përmbylljen e sahateve, një sërë investimesh të tjera të vogla por që do të përmbyllin të gjithë investimin e madh që po bëhet në infrastrukturën rrugore”, tha Llatja.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Damian Gjiknuri e vuri theksin tek punët masive që po kryhen në Elbasan për infrastrukturën e plotë të qytetit.

Ai deklaroi se “këto investime janë shoqëruar edhe me ndërhyrje nga Ujësjellës Kanalizimet për infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza. Qëllimi ka qenë që Elbasani në të gjithë territorin e tij të jetë me infrastrukturë të kompletuar. Edhe pse janë ditë të nxehta vere, jemi në punë duke parë nga afër punimet, të cilat vazhdojnë. Elbasani po ndryshon, po vazhdon të zhvillohet me një infrastrukturë shumë të mirë dhe do të jetë një qytet shumë i mirë për qytetarët e Elbasanit, pasi qeveria e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Elbasanin në të gjitha drejtimet.”

Inspektimi i fundit në Elbasan thekson angazhimin e autoriteteve lokale dhe qendrore për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësinë e jetës së banorëve. Investimet e vazhdueshme dhe përmirësimet infrastrukturore po i japin një fytyrë të re qytetit, duke e bërë atë një vend më të mirë për të jetuar.

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 01.07.2024  ora _13:00  zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratim i procesverbaleve të mbledhjes së muajit Maj  datë 31.05.2024.
  3. Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Maj 2024.

3/1. Miratimi i ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Maj 2024.

  • Për një ndryshim në VKB Nr. 29 Dt. 28.03.2024 dhe për “Për një ndryshim në VKB Nr.6 dt.26.01.2024 “Për miratimin e normave dhe kritereve për disiplinimin e shpenzimeve për mjete motorike në administrim të ASHPR”
  • Për dhënien me qera të 300 kontenierëve të mbetjeve urbane nga Agjensia e Shërbimeve Publke tek kompania e pastrimit VIOLA – GREEN sh.p.k.
  •  “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr.163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik”
  • Mbi dhënie në përdorim pa kundërshpërblim, (rinovim kontrate) të disa ambjenteve  të ish konviktit të Shkollës “Onufri”, Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a nga Bashkia Elbasan.
  • Për miratim në parim të dhënies së pëlqimit për shfrytëzimin e pronave shtetërore në Njësinë Administrative Gjinar.

9. Për miratimin në parim të transferimit të investimeve të financuara nga EuropeAid/170339/DD/ACT/MK, Cross border Cooperation Programe Republic of North Macedonia.

  • Mbi miratimin në parim të kontratës midis Bashkis Elbasan dhe SHAV-it (Shoqata për Autonomin vendnore “Për zbatimin e procedurës së vlerësimit të vetëqeverisjeve vendore me mjedis të favorshëm biznesi (BFC SEE)
  • Për emërtimin e një rruge  në lagjen “Kala” me emrin e Z. Kristaq Todri.
  • Për miratimin e tarifave të mjeteve të lundrimit për zbavitje(kanoe,kajak dhe bicikleta) në zyrën e info pointit Funar dhe për ndryshimin e tarifave për biletat e Muzeut Etnografik “Isuf Myzyri”.
  • Miratimi i programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, faza e parë.
  • Shtesë e të ardhurave të trashëguara dhe e shpenzimeve në buxhetin e vitit 2024.

Të ndryshme,

  1. Informacion mbi marrjen e masave për parandalimin e emergjencave verore nga zjarri.

Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e mërkurë më datë 26.06.2024 ora 14:00 në ambientet e  Bashkisë Elbasan.

KRYETARI I KËSHILLIT  ELBASAN

LUTFI LALA