Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Maj 2024

INAGUROHET FUSHA SPORTIVE NĂ‹ SHUSHICĂ‹, INVESTIM I BASHKISĂ‹ ELBASAN

Pas një kërkese komunitare u inaugurua fusha sportive në Shushicë, një investim i Bashkisë së Elbasanit.

Inivestimi përfshin fushën e minifutbollit, basketbollit, dhe kalcetos, dhe është gati të përdoret nga nxënësit dhe banorët e zonës.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Gledian Llatja si edhe deputetja e zonës Desantila Tahiraj, shprehën gëzimin për hapjen e kësaj fushe sportive.

Kreu i bashkisë Gledian Llatja theksoi rëndësinë e këtij projekti për nxënësit që dëshirojnë të vazhdojnë aktivitetet sportive edhe jashtë orarit shkollor.

“Përfundimi i fazës të projektit bëri që Shushica të përfitojë një fushë minikalceto dhe basketbolli e cila është gati për përdorim. Fushat e reja janë shumë më tepër se thjesht një ambient sportiv. Ato janë një qendër komunitare, e cila do të shërbejë jo vetëm për aktivitete sportive, por edhe si një vend ku të rinjtë dhe fëmijët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kalojnë kohën në një mënyrë aktive dhe argëtuese”, tha Llatja.

 Ai vuri nĂ« dukje pĂ«rpjekjet e BashkisĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar infrastrukturĂ«n shkollore dhe u shpreh i lumtur qĂ« kĂ«rkesat e komunitetit janĂ« plotĂ«suar me sukses.

“Prioriteti ynë kryesor janë edhe infrastrukturat shkollore jo vetëm terrenet sportive. Kemi shtuar terrenet sportive gjatë kësaj kohe në shkollat tona, dhe në ambjentet tona të përbashkëta, duke shpresuar se në vitin 2025 do të kemi një program të madh për rehabilitimin e infrastrukturës sonë shkollore.

 Deri tani kemi bashkĂ«punuar me “Save the Children” dhe “Usaid” pĂ«r tĂ« investuar nĂ« nĂ«ntĂ« kopshte nĂ« qytet por edhe nĂ« nĂ«ntĂ« shkolla nĂ« qytet dhe nĂ« zonat tona rurale” tha ai.

Nga ana e tij, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri e vuri theksin tek

përpjekjet e vazhdueshme të bashkisë së Elbasanit për të ndërtuar mjedise të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe arsimore për të rinjtë e komunitetit.

“Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, e mban premtimin përtej fushatës, duke sjellë inovacione të vazhdueshme. Investimet në infrastrukturë, si terrenet sportive të reja, shënojnë një angazhim të vazhdueshëm për përparimin e komunitetit” tha ia.

Gjiknuri theksoi rëndësinë e këtyre iniciativave për të rriturit dhe fëmijët, duke e parë fshatin si një qendër jetike e zhvillimit.

“Ky angazhim kontribuon nĂ« rritjen e jetueshmĂ«risĂ« sĂ« fshatit dhe nĂ« pĂ«rmbushjen e potencialit tĂ« tij njerĂ«zor dhe ekonomik, gjĂ«ja mĂ« e mirĂ« Ă«shtĂ« qĂ« fshati nuk Ă«shtĂ« braktisur, kĂ«tu ka njerĂ«z, ka potencial, por duke pasur potencial njerĂ«zor edhe potencial ekonomik, duke i shtuar edhe kĂ«to fasilitete nĂ« arsim por edhe nĂ« argĂ«tim fshati bĂ«het mĂ« i jetueshĂ«m”, tha Gjiknuri.  

Ai inkurajoi vazhdimin e këtij rrugëtimi nga ana e bashkise, duke shfaqur besimin në ringritjen e Elbasanit jo vetëm në sportin e futbollit por në të gjithë disiplinat.

Desantila Tahiraj, deputete e zonës, shprehu falënderimin për investimin në terrenin sportiv, duke e cilësuar si një hap pozitiv për zhvillimin e fëmijëve në këtë komunitet.

Shkolla e Shushicës, është një ndër shkollat tona më të mëdha në zonat rurale. Para dy vitesh në këtë zonë është hapur një projekt në bashkëpunim me Bashkinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për fëmijët të cilët duan të vazhdojmë mësimin edhe jashtë orarit të shkollës.

TĂ‹ FESTOJMĂ‹ BASHKĂ‹ NĂ‹ 1 QERSHOR

Një ditë e posaçme është në horizont, dhe fëmijët e qytetit janë të ftuar për të marrë pjesë në një festë të paharrueshme.

  Lojra tĂ« kĂ«ndshme, muzikĂ« dhe surpriza tĂ« shumta po presin vogĂ«lushĂ«t tanĂ« nĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« veçantĂ«.

 Nuk Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« qĂ« duhet humbur, por njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« krijuar kujtime tĂ« paharrueshme, pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar gĂ«zimin dhe argĂ«timin sĂ« bashku.

 Prandaj, bĂ«huni gati pĂ«r njĂ« ditĂ« plot aventura dhe kĂ«naqĂ«si, sepse 1 Qershori Ă«shtĂ« pĂ«r ju, fĂ«mijĂ«t e dashur tĂ« Elbasanit!

TË GËZOJMË SË BASHKU FESTËN E QERSHISË

Ju ftojmë të na bashkoheni për një festë të mrekullueshme të Qershisë më 1 Qershor, ora 18:00. Do të jetë një festë e gëzueshme me muzikë live, ushqime të shijshme dhe aktivitete argëtuese.

Qershia është fruti i shijshëm i verës, dhe kjo festë është një mundësi për të festuar bukurinë dhe shijen e saj!

Për të mos humbur këtë festë të mrekullueshme, na bashkohuni më 1 Qershor, ora 18:00. Ju premtojmë një festë plot kënaqësi!

Ju presim me padurim!

Bashkia Elbasan.

Llatja/ Punimet për përmirësimin e furnizimit me ujë 24 orë në Elbasan vazhdojnë me sukses

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, ka inspektuar nga afër punimet e shtrirjes së kanalizimeve që po kryhen në të gjithë qytetin, me synimin për të siguruar ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Ky projekt është një kërkesë e kahershme e banorëve të qytetit dhe tani po bëhet realitet falë investimeve nga KFV gjermane dhe qeveria shqiptare.

“Ka qenĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri tĂ« kemi ujĂ« 24 orĂ« nĂ« qytetin e Elbasanit. Ky projekt i shumĂ«pritur na ka hapur rrugĂ«n pĂ«r tĂ« pasur ujĂ« tĂ« pijshĂ«m 24 orĂ« nĂ« disa lagje tĂ« qytetit. Kemi mĂ« shumĂ« se 6 muaj qĂ« kemi filluar projektin dhe punimet po ecin mirĂ«. ShpresojmĂ« qĂ« rrugĂ«t tĂ« kthehen nĂ« gjendjen e mĂ«parshme sa mĂ« shpejt, pasi kemi krijuar ngarkesa pĂ«r qytetarĂ«t pĂ«r shkak tĂ« hapjes sĂ« shumĂ« kantierĂ«ve njĂ«kohĂ«sisht,” tha z. Llatja.

NĂ« lagjet kryesore si “Aqif Pasha”, “Qemal Stafa”, “28 NĂ«ntori”, dhe pjesĂ« tĂ« lagjes “Haxhias”, punimet po shkojnĂ« mirĂ« dhe sistemi i furnizimit me ujĂ« po rregullohet plotĂ«sisht. Synimi Ă«shtĂ« qĂ« deri nĂ« maj tĂ« vitit 2025, gjysma e qytetit tĂ« ketĂ« ujĂ« tĂ« pijshĂ«m 24 orĂ«, duke vazhduar mĂ« pas me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« qytetit dhe periferitĂ«.

Z. Llatja theksoi se tubacionet kanë qenë të vjetruara dhe ndërhyrjet e paligjshme kanë sjellë humbje të mëdha në rrjet. Me sistemimin e linjave kryesore dhe sekondare, pritet që problemet e ujit të pijshëm të zgjidhen për një periudhë afatgjatë. Ky investim do të rrisë numrin e abonentëve dhe do të eliminojë nevojën për depozitat e ujit në katet e larta.

“NĂ« bashkĂ«punim me UjĂ«sjellĂ«sin dhe qeverinĂ« shqiptare ne do tĂ« vazhdojmĂ« edhe me njĂ« projekt tjetĂ«r pĂ«r tĂ« siguruar edhe periferinĂ« me ujĂ« 24 orĂ«.  NjĂ« pesĂ« e tubacioneve kanĂ« qenĂ« tĂ« vjetĂ«ruara, janĂ« bĂ«rĂ« punime vit pas viti por nuk Ă«shtĂ« pĂ«rkthyer gjatĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«saj kohe nĂ« investime nĂ« ujĂ«sjellĂ«s. Ishte e domosdoshme qĂ« ne tĂ« bĂ«jmĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit dhe tĂ« mos ndĂ«rhyjmĂ« mĂ« kĂ«tu nĂ« 20 vitet e ardhshme. Zhvillimi kaotik qĂ« ka pasur shqipĂ«ria nĂ« pĂ«rgjithĂ«si por edhe Elbasani nĂ« vecanti ka sjellĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« vazhdueshme nĂ« rrjetet tona sidomos nĂ« tubacionet kryesore tĂ« paligjshme, duke na sjellĂ« njĂ« humbje tĂ« madhe nĂ« rrjet, ndaj ishte e domosdoshme qĂ« ne tĂ« bĂ«nim kĂ«to ndĂ«rhyrje nĂ« tĂ« gjitha linjat tona kryesore”, shtoi Llatja.

 KĂ«to investime do tĂ« sistemojnĂ« njĂ« herĂ« e mirĂ« problematika e ujit tĂ« pijshĂ«m nĂ« qytet, duke hequr edhe depozitat nĂ« katet e larta tĂ« pallateve tĂ« vjetra, pasi kanĂ« qenĂ« edhe shumĂ« problem pĂ«r banorĂ«t.

“ Uroj që sa më shpjet rrugët të kthehen ashtu si kanë qenë, pasi ne kemi bërë shumë punë në Elbasan dhe më vjen keq që i rihapim sërisht këto rrugë për t’i shtruar me tubacione të standarteve europiane”, shtoi Llatja.

Deputetja Evis Kushi konfirmoi se furnizimi 24 orĂ« me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m ka qenĂ« njĂ« nga premtimet kryesore tĂ« mandatit tĂ« tyre. “Elbasani Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« kantier tĂ« madh, dhe kjo tregon angazhimin tonĂ« serioz pĂ«r njĂ« projekt tĂ« integruar dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, nga i cili do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« tĂ« gjithĂ« banorĂ«t,” tha ajo.

Deri tani janë kryer 1.5 km punime dhe do të vazhdohet me 3.5 km të tjera vetëm në këtë rajon, duke përfshirë edhe 400 metra tubacion kryesor. Punimet po kryhen në të gjithë Elbasanin dhe pritet që investimi të përfundojë në kohë dhe të ketë një ndikim pozitiv në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit.

Njoftim për konsultim publik

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli: Konsultim me publikun “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik”

Propozuesi: Kryetari i KĂ«shillit Bashkiak  

Qëllimi: Ky bashkëbisedim ka për qëllim të përfshijë grupet shoqërore në vendimarrje lidhur me një pikë të rendit të ditës së mbledhjes së ardhshme të Këshillit Bashkiak Elbasan. Këshilli Bashkiak do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sygjerimet e qytetarëve mbi miratimin e disa vendimeve që kërkojnë konsultim me bashkësinë bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” Neni 18 dhe Neni 54.

Kalendari:

  • Fshati BujqĂ«s, datĂ« 30.05.2024 ora 09:00.
Qëllimi i konsultimit publikKonsultimi publik synon të marrë mendimet dhe sygjerimet e qytetarëve lidhur me vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Elbasan.
Përshkrimi i çështjes“Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik”
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeveKontaktet ku do të dërgohen rekomandimet janë: Livia Guri, e-mail: livia.guri@elbasani.gov.al
Dokumentacioni në lidhje me çështjen që konsultohetBashkangjitur këtij njoftimi gjeni relacionin dhe projektvendimin që do të shqyrtohet në konsultimin publik.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

LUTFI LALA

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 31.05.2024, ora 11:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proçesverbalit të mbjedhjes të muajit Prill (dt.30.04.2024).
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Prill 2024.

3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Prill 2024.

  • Mbi dhĂ«nie nĂ« pĂ«rdorim pa kundĂ«rshpĂ«rblim, (rinovim kontrate) tĂ« disa ambjenteve  tĂ« ish konviktit tĂ« ShkollĂ«s “Onufri”, ShoqĂ«risĂ« UjĂ«sjellĂ«s Kanalizime Elbasan sh.a nga Bashkia Elbasan.
  • Mbi planin strategjik “Politika  dhe strategji pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e arsimit parashkollor dhe fĂ«mijĂ«risĂ« sĂ« hershme nĂ« BashkinĂ« e Elbasanit”.
  • PĂ«r miratimin e pĂ«rdorimit tĂ« njĂ« pjese tĂ« fondit tĂ« emergjencave  Civile dhe kalimin e tij AgjensisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Publike Rurale.
  • Korigjim i tĂ« ardhurave tĂ« trashĂ«guara dhe i shpenzimeve nĂ« buxhetin e vitit 2024.
  • Monitorimi i buxhetit pĂ«r katĂ«rmujorin e parĂ« tĂ« vitit 2024.
  • Mbi zhvillimin e KonferencĂ«s sĂ« VIII mbarĂ«kombĂ«tare tĂ«  arkivistikĂ«s.
  • Mbi krijimin e “Komisionit tĂ« pĂ«rkohshĂ«m hetimor”.

TĂ« ndryshme

  1. Propozim nga U.K.E sh.a për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin (kanalizime) përpunimin e ujërave të ndotura.

Vo.Komisionet do tĂ« mblidhen ditĂ«n e hĂ«nĂ« mĂ« datĂ« 27.05.2024 ora 13:00 nĂ« ambientet e  BashkisĂ« Elbasan.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN

Lutfi LALA

Kryetari i BashkisĂ« z. Gledian Llatja prezanton njĂ« super lajm pĂ«r banorĂ«t e lagjes “Vullnetari”

Kryetari i BashkisĂ« sĂ« Elbasanit, z. Gledian Llatja, ka prezantuar njĂ« super lajm pĂ«r banorĂ«t e lagjes “Vullnetari”, tĂ« NjĂ«sisĂ« nr 4. Elbasani do tĂ« bĂ«het qyteti i parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« do tĂ« zbatojĂ« eficiencĂ«n e energjisĂ« nĂ« tĂ« gjitha godinat e kĂ«saj lagjeje. Ky projekt Ă«shtĂ« pjesĂ« e iniciativĂ«s sĂ« 100 qyteteve qĂ« Bashkia Elbasan ka me BE-nĂ«, ku lagjja do tĂ« shĂ«rbejĂ« si model pĂ«r eficiencĂ«n energjetike nĂ« banesa. Lagjja pĂ«rfshin pallate tĂ« vjetra parafabrikat, ndĂ«rtimet para dhe pas viteve ’90, si dhe shtĂ«pi tĂ« vogla.

“Tani do tĂ« fillojmĂ« njĂ« projekt pĂ«r tĂ« parĂ« sa Ă«shtĂ« eficienca e energjisĂ« nĂ« kĂ«to pallate dhe çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« qĂ« t’i rregullojmĂ« dhe ta bĂ«jmĂ« lagjen model,” tha z. Llatja. Ai shtoi se fillimisht po vazhdojmĂ« me pjesĂ«n e infrastrukturĂ«s, duke mbyllur disa problematika nĂ« tĂ« gjithĂ« lagjen “Vullnetari”, dhe po pĂ«rgatitemi pĂ«r investime nĂ« zonĂ«n e “Haxhias” me riasfaltimet. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar edhe qendra shĂ«ndetĂ«sore gjatĂ« pandemisĂ«, ndĂ«rsa tani do tĂ« fillojmĂ« me investimet e tjera.

“Elbasani Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« kantier tĂ« madh ndĂ«rtimi. Punimet po vazhdojnĂ« nĂ« lagjen ‘Haxhias’ pĂ«r tĂ« vijuar nĂ« lagjen ‘Vullnetari’, ku punimet pritet tĂ« pĂ«rfundojnĂ« nĂ« qershor. Kemi trashĂ«guar njĂ« infrastrukturĂ« problematike pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t nĂ« lagjet tona tĂ« brendshme. Kemi bĂ«rĂ« shumĂ« ndĂ«rhyrje nĂ« sheshet e pallateve, jo vetĂ«m nĂ« infrastrukturĂ«n rrugore, por edhe nĂ« trotuare. Kemi ecur me asfaltimet e rrugĂ«ve dhe po ecim paralelisht edhe me sistemimin e trotuareve,” tha z. Llatja.

Shumë rrugë të brendshme të lagjeve kanë qenë me trotuare të pashtruara.

Kryetari bĂ«ri tĂ« ditur se ka nisur njĂ« projekt pĂ«r tĂ« vazhduar dhe lidhur trotuaret me zonat informale, si dhe zonat e vjetra periferike tĂ« Elbasanit pĂ«r t’i sistemuar tĂ« gjitha. E gjithĂ« puna po bĂ«het me ndĂ«rmarrjen e shĂ«rbimeve publike, qĂ« nga ndarja e fshatit me qytetin, duke filluar me njĂ« ritĂ«m tĂ« ri tĂ« punĂ«ve publike.

 Prioriteti janĂ« trotuaret nĂ« qytet, duke bĂ«rĂ« shumĂ« investime pĂ«r tĂ« mbyllur zonat problematike qĂ« kanĂ« qenĂ« pa trotuare qĂ« para viteve ’90. QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet cilĂ«sia e jetesĂ«s sĂ« banorĂ«ve.

Banorët falënderuan kryetarin për investimet dhe angazhimin e treguar.

Llatja njofton hapjen e mĂ«sonjĂ«tores sĂ« parĂ« tĂ« gjuhĂ«s shqipe nĂ« universitetin ‘New York’ tĂ« AthinĂ«s”

Kryetari i BashkisĂ«, z. Gledian Llatja, nga Athina, bĂ«ri njĂ« njoftim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r komunitetin shqiptar. Ai bĂ«ri tĂ« ditur hapjen e mĂ«sonjĂ«tores sĂ« parĂ« tĂ« gjuhĂ«s shqipe nĂ« prestigjiozin Universitet “New York” nĂ« AthinĂ«.

Ky hap paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për nxënësit dhe të rinjtë shqiptarë në Greqi për të mësuar dhe për të njohur më shumë për gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të identitetit dhe trashëgimisë kulturore të komunitetit shqiptar nëpër botë.

Kjo mësonjëtorë do të ofrojë një ambient të stimulueshëm për të mësuar gjuhën shqipe, dhe do të kontribuojë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë të dashur në një mjedis të arsimimit të lartë në Athinë.

Në një ceremoni të veçantë, Kryetari i Bashkisë, z. Gledian Llatja, nga Athina, ka bërë një njoftim frymëzues për komunitetin shqiptar.

 Hapja e mĂ«sonjĂ«tores sĂ« parĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe, e quajtur “Kostandin Kristoforidhi”, nĂ« universitetin ‘NeĂ« York’ tĂ« AthinĂ«s, shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt promovimit tĂ« kulturĂ«s dhe identitetit shqiptar nĂ« Greqi.

Rreth 30 nxënës do të marrin pjesë në këtë iniciativë të re, ku do të mësojnë gjuhën shqipe dhe do të njihen me kulturën dhe traditën e vendit tonë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë shqiptarë në Athinë për të ruajtur trashëgiminë e tyre kulturore dhe për të ndjekur rrugën drejt njohjes së mëtejshme të identitetit të tyre kombëtar.

Kryetari Llatja shprehu gëzimin për hapjen e kësaj mësonjëtores, duke e cilësuar si një hap madhështor përpara për komunitetin shqiptar në Greqi. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, duke e vlerësuar këtë iniciativë si një domosdoshmëri për të rinjtë tanë.

“Shoqatat kulturore kanĂ« luajtur njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« realizimin e kĂ«saj iniciative, duke siguruar dokumentacionin ligjor pĂ«r hapjen e kĂ«tyre kurseve. MĂ«sonjĂ«tora “Kostandin Kristoforidhi” do tĂ« jetĂ« njĂ« vend i mirĂ«pritur pĂ«r nxĂ«nĂ«sit, duke ofruar njĂ« ambient tĂ« stimulueshĂ«m pĂ«r mĂ«simin e gjuhĂ«s dhe kulturĂ«s shqipe”, tha Llatja.

Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Athinë, duke i dhënë fëmijëve dhe të rinjve një mundësi të shkëlqyer për të njohur më shumë për origjinën dhe trashëgiminë e tyre kulturore.

Me një iniciativë të Shoqatës së Elbasanit, Bashkisë dhe Këshillit të Qarkut, dhe me mbështetjen e komunitetit shqiptar në emigracion, ky hap shënon një ngjarje historike dhe të paharrueshme për komunitetin shqiptar në Athinë, i cili përkon edhe me 115 vjet Normale.

Godoleshi: Fshati që transformon potencialin bujqësor në zhvillim

Kryetari i Bashkisë, z. Gledian Llatja, dhe Ministra e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, organizuan një takim me fermerët e Godoleshit për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të bujqësisë në këtë zonë.

Godoleshi njihet për prodhimin e qershive, të cilat janë të kërkuara në tregun vendas.

Në këtë takim, Kryetari dhe Ministra siguruan fermerët se do të kenë mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sektorit bujqësor. Ata u zotuan për të ngritur një pikë grumbullimi për qershitë. Kjo iniciativë synon të sjellë përparim në disa fusha kyçe:

Rritjen e cilësisë së prodhimit nëpërmjet një koordinimi të mirë të proceseve duke siguruar që ata të jenë të përshtatshëm për tregun.

Përmirësimi i logjistikës, që është ngritja e një pike grumbullimi të specializuar e cila do të lehtësojë transportin e produktit, duke ndihmuar në zvogëlimin e humbjeve dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë së procesit të furnizimit.

Zgjerimi i tregut dhe rritjen e fitimeve për fermerët lokalë, ku hapja e një pike grumbullimi e efektshme do të ndihmojë në hapjen e tregjeve të reja.

Kjo do të sjellë një rritje të fitimeve për fermerët dhe do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së zonës.

Ky angazhim i përbashkët nga ana e autoriteteve lokale dhe qeverisë qendrore shpreh një synim të qartë për të përmbushur potencialin e plotë të Godoleshit dhe për të siguruar një të ardhme për komunitetin bujqësor.

VAZHDOJMË BASHKËPUNIMIN ME SHOQATËN “ NDIHMA E WEILHEIM PËR SHQIPËRINË”

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja ka pritur në një takim z. Claus Nitzinger, Kryetarin e Shoqatës “Ndihma e Ëeilheim për Shqipërinë”, ku edhe kanë diskutuar për arritjet dhe sfidat në fushën e ndihmës social – ekonomike në Elbasan.

“Shpreha mirënjohjen time të thellë për kontributin e palodhshëm të shoqatës në ndihmën dhe mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me problematika sociale dhe ekonomike për një periudhë prej 30 vitesh, Përmes projekteve të tyre innovative dhe përkushtimit të tyre kjo shoqatë ka lënë një ndikim thelbësor në shumë komunitete të nevojshme në vendi tonë”, tha në fjalën e tij z. Llatja.

Kryetari i Shoqatës “Ndihma e Ëeilheim për Shqipërinë” z. Claus Nitzinger shprehu falenderimin e tij për mikpritjen dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.

 â€śDiskutuam pĂ«r protencialet e projekteve tĂ« reja dhe pĂ«rkujdesin shoqĂ«ror qĂ« mund tĂ« japin impakt pozitiv nĂ« jetĂ«n e mĂ« shumĂ« njerĂ«zve nĂ« nevojë”, u shpreh z. Nitzinger.

Ky takim ishte një rast i rëndësishëm për të rishikuar dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm dhe mundësitë për të përmirësuar situatën e komuniteteve të nevojshme në vend.

Kjo tregon edhe përkushtimin e vazhdueshëm të shoqatës për të ndihmuar në zhvillimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike në nivel lokal.