Muaj: Prill 2026
Liqeni i Valeshit: Një oaz natyre dhe qetësie
Në zemër të fshatit Valesh, Liqeni i Valeshit fton vizitorët të ndalojnë, të marrin frymë dhe të përjetojnë qetësinë e natyrës. Rrethuar nga kodrina të buta dhe hapësira të gjelbra, ky liqen ofron një panoramë që ndërthur ujin, bimësinë dhe ajrin e pastër, duke krijuar një vend ideal për çlodhje dhe shëtitje në natyrë.
Përgjatë brigjeve dhe rrugëve përreth liqenit mund të zhvillohet piknik, fotografi peizazhi apo të përjetohen thjesht momente reflektimi larg zhurmës urbane. Gjatë pranverës dhe verës, gjelbërimi i dendur dhe klima e butë e bëjnë Liqenin e Valeshit një destinacion tërheqës për vizita ditore dhe eksperienca në natyrë.
Ky liqen nuk është vetëm një bukuri natyrore,ai është edhe një pasqyrë e jetës rurale autentike. Vizitorët mund të njihen me kulturën lokale, mikpritjen e banorëve dhe produktet tradicionale, duke ndjerë ritmin e vërtetë të fshatit dhe lidhjen me tokën.
Liqeni i Valeshit përfaqëson një hapësirë natyrore me vlera ekologjike dhe turistike, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për ekoturizëm, shëtitje dhe pushim në natyrë.
Elbasani hedh hapa konkretë drejt qytetit klimatik neutral dhe bashkëpunimit kombëtar
Dita e dytë e Konferencës “Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit” nuk solli vetëm diskutime, por hapa konkretë drejt së ardhmes.
Nga sfidat reale të financimit për qytete të qëndrueshme, te mënyra si vizioni kthehet në veprim. Sepse financimi nuk është thjesht çështje fondesh. Është çështje besimi, kapaciteti dhe një vizioni të përbashkët që frymëzon e tërheq partnerë.
Gjatë paneleve u theksua qartë se qytetet që do të fitojnë të ardhmen janë ato që përgatiten sot: me strukturë, transparencë dhe bashkëpunim.
Por kjo ditë shkoi përtej Elbasanit. Ishte një reflektim për nevojën e një qasjeje kombëtare, ku qytetet mbështesin njëri-tjetrin dhe ecin së bashku drejt një të ardhmeje më të gjelbër për të gjithë.
Dita e dytë e Konferencës “Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit” nuk solli vetëm diskutime, por hapa konkretë drejt së ardhmes.
Nga sfidat reale të financimit për qytete të qëndrueshme, te mënyra si vizioni kthehet në veprim. Sepse financimi nuk është thjesht çështje fondesh. Është çështje besimi, kapaciteti dhe një vizioni të përbashkët që frymëzon e tërheq partnerë.
Gjatë paneleve u theksua qartë se qytetet që do të fitojnë të ardhmen janë ato që përgatiten sot: me strukturë, transparencë dhe bashkëpunim.
Por kjo ditë shkoi përtej Elbasanit. Ishte një reflektim për nevojën e një qasjeje kombëtare, ku qytetet mbështesin njëri-tjetrin dhe ecin së bashku drejt një të ardhmeje më të gjelbër për të gjithë.
Konferenca do te kontribuojë në forcimin e angazhimit politik për veprimin klimatik, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe krijimin e një platforme kombëtare për qytetet klimatike neutrale në Shqipëri.
Me këtë hap, Elbasani nuk pozicionohet vetëm si përfitues i një iniciative evropiane, por si një model konkret i zbatimit të politikave të BE-së në nivel vendor, duke kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e agjendës së integrimit evropian dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Elbasani prezanton Kontratën Klimatike dhe nis zbatimin
Elbasani më i gjelbër, më i pastër dhe më i qëndrueshëm nuk është më vetëm një vizion, por një rrugëtim i qartë drejt së ardhmes që duam të ndërtojmë së bashku.
Marrja e vlerësimit evropian për Kontratën Klimatike të Qytetit është një moment krenarie për Elbasanin dhe një dëshmi konkrete e përkushtimit, potencialit dhe progresit të arritur deri më sot. Ky vlerësim rikonfirmon angazhimin e qytetit tonë në rrugën drejt neutralitetit klimatik, duke e vendosur Elbasanin si model inovacioni dhe transformimi për qytetet e tjera deri në vitin 2050.
Elbasani është sot një nga 112 qytetet evropiane të përzgjedhura në kuadër të Misionit të Qyteteve dhe një nga vetëm 3 qytetet e Ballkanit Perëndimor që mban këtë status, duke qenë në pararojë të tranzicionit të gjelbër në rajon. 🇪🇺
Por ky është vetëm fillimi. Tashmë sfida jonë është të ecim me vendosmëri drejt zbatimit, të forcojmë bashkëpunimin me partnerët dhe ta kthejmë këtë vizion në projekte konkrete, të matshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë.
Kjo është një rrugë që ndërtohet çdo ditë me punë, me vizion dhe me besimin se Elbasani meriton gjithmonë më shumë.
Faleminderit çdo elbasanasi që beson në të ardhmen e këtij qyteti. Së bashku, do ta bëjmë Elbasanin një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të së ardhmes.
Për këtë qëllim, në Elbasan u mbajt konferenca dyditore “Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit”, në ambientet e Rozafa Fish City, ku u prezantua Kontrata për Qytetin Klimatik dhe gatishmëria për zbatimin e saj, duke e pozicionuar qytetin si lider në nivel kombëtar dhe duke forcuar angazhimin institucional, financiar dhe teknik për transformimin urban drejt neutralitetit klimatik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisjes vendore e qendrore, institucioneve evropiane dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Elbasani drejt zbatimit të Kontratës Klimatike, zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Elbasani 2030”
Elbasani ka hyrë në një fazë vendimtare të transformimit të tij drejt një qyteti klimatikisht neutral, duke organizuar Konferencën Ndërkombëtare “Elbasani 2030, Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit”. Kjo konferencë shënon një moment kyç në kalimin nga planifikimi strategjik në zbatimin konkret të objektivave për reduktimin e emetimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban.
Si pjesë e programit evropian “EU Mission: Climate-Neutral and Smart Cities”, Elbasani është ndër 112 qytetet e përzgjedhura në Evropë dhe një nga vetëm tre qytetet e Ballkanit Perëndimor që mban këtë status. Ky pozicion e vendos qytetin në një rol pionier në tranzicionin e gjelbër, duke e kthyer atë në një model referimi për Shqipërinë dhe rajonin.
Pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe partnerë ndërkombëtarë u mblodhën sot në konferencën “Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit”, për të mbështetur tranzicionin drejt qyteteve klimatike neutrale.
Kryetari i bashkisë Gledian Llatja së bashku me Albana Koçiu, Sofjan Jaupaj dhe Arbjan Mazniku përshëndetëm nisjen e punimeve, duke theksuar se përvoja e Elbasanit mund të shërbejë si model për një transformim urban klimatik neutral në shkallë kombëtare në Shqipëri.
“Një moment i veçantë dhe krenarie për qytetin tonë ishte marrja e “lable” të Kontratës së Qytetit për Klimën, një vlerësim i rëndësishëm evropian që konfirmon angazhimin tonë të fortë drejt neutralitetit klimatik dhe forcon rolin e Elbasanit si pararojë e tranzicionit të gjelbër në Shqipëri dhe në rajon”tha kryebashkiaku Llatja.
Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, theksoi se përfshirja e Elbasanit në këtë mision nuk është thjesht një angazhim mjedisor, por një projekt transformues për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit. Ai nënvizoi se Kontrata e Qytetit për Klimën përfaqëson një angazhim konkret për të ulur me 80% emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2030, përmes një pakete prej 34 projektesh strategjike në fusha si energjia, transporti, ndërtesat dhe menaxhimi i mbetjeve.
“Ky është një moment historik për Elbasanin. Ne kemi ndërtuar një vizion të qartë dhe tani sfida jonë kryesore është ta kthejmë këtë vizion në investime konkrete dhe rezultate të matshme për qytetarët,” u shpreh Llatja.
Pas një procesi trevjeçar pune intensive, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe aktorëve lokalë, Elbasani ka siguruar miratimin e Kontratës së Qytetit për Klimën nga Komisioni Evropian, duke marrë edhe vlerësimin përkatës (EU Mission Label). Ky zhvillim rrit ndjeshëm besueshmërinë e qytetit dhe hap rrugën për akses më të lehtë në financime ndërkombëtare.
Konferenca synon të mbledhë vendimmarrës nga niveli vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar për të forcuar bashkëpunimin dhe për të mobilizuar mbështetjen e nevojshme për zbatimin e projekteve klimatike.
Fokusi kryesor është kalimi nga planet strategjike drejt investimeve konkrete, duke siguruar përputhje institucionale, financim dhe kapacitete teknike.
Një element thelbësor i diskutimeve është roli i qeverisë qendrore në mbështetjen e këtij procesi. Ndryshe nga qytetet e Bashkimit Evropian, Elbasani përballet me kufizime në aksesin e drejtpërdrejtë në instrumentet financiare të BE-së, çka e bën të domosdoshëm krijimin e mekanizmave kombëtarë të bashkëfinancimit dhe mbështetjes rregullatore.
Kryetari Llatja theksoi se suksesi i këtij transformimi kërkon një qasje të koordinuar. “Elbasani nuk mund ta realizojë i vetëm këtë tranzicion. Nevojitet një angazhim i fortë nga qeveria qendrore, partnerët ndërkombëtarë dhe sektori privat për të garantuar që projektet tona të bëhen realitet.”
Konferenca pritet të kontribuojë në forcimin e angazhimit politik për veprimin klimatik, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe krijimin e një platforme kombëtare për qytetet klimatike neutrale në Shqipëri.
Me këtë hap, Elbasani nuk pozicionohet vetëm si përfitues i një iniciative evropiane, por si një model konkret i zbatimit të politikave të BE-së në nivel vendor, duke kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e agjendës së integrimit evropian dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Nga kërkesë e banorëve në realitet, 5 Maji merr një pamje të re, synohen investime të tjera moderne
Shtrimi me asfalt i një sheshi të madh mes pallateve në lagjen ‘5 Maji’ një nga zonat më të mëdha të qytetit eshte drejt fundit , investim i cili u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, dhe deputeti Adi Qose.
Ky projekt, i realizuar nga Bashkia e Elbasanit me një fond prej 66 milion lekësh, erdhi si kërkesë e vetë banorëve përmes procesit të buxhetimit me pjesëmarrje.”
Në total janë trajtuar rreth 16 mijë m² sipërfaqe, duke përfituar drejtpërdrejt 27 pallate të ndërtuara para viteve ’90, ndërsa mbi 10 objekte pa leje janë prishur. Ky investim ndikon drejtpërdrejt në jetën e rreth 1200 banorëve të zonës.
Paralelisht me këtë investim, parashikohet që në vijim të ndërhyhet edhe për veshjen me sistem kapot të pallateve, si dhe rritjen e eficencës energjetike, duke synuar uljen e kostove për banorët dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se bëhet fjalë për një ndërhyrje të plotë, tashmë në fazën përfundimtare, ku janë parashikuar edhe hapësira të gjelbra mes pallateve. Ai theksoi se lulishtet do të pajisen me sistem vaditjeje për të shmangur problematikat gjatë verës, si edhe janë mbjellë pemë për të përmirësuar cilësinë e jetesës.
Nga ana tjetër, drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, e cilësoi këtë si një investim të jashtëzakonshëm për jetën e përditshme të banorëve. Sipas tij, ndërhyrje të tilla kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës, pasi lidhen me hapësirat ku qytetarët kalojnë përditshmërinë e tyre, nga parkimi, te hapësirat për fëmijët.
Mazniku theksoi gjithashtu nevojën që, në një fazë të dytë, të ndërhyhet në fasadat e pallateve përmes bashkëpunimit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, duke i dhënë të gjithë lagjes një pamje të re dhe më moderne.
Ndërkohë, kryebashkiaku Llatja shtoi se në këto godina mund të ndërhyhet edhe në taraca për vendosjen e sistemeve fotovoltaike, me qëllim sigurimin e energjisë me kosto më të ulët për banorët, si dhe për të ndihmuar familjet në nevojë.
Në të njëjtën linjë, Mazniku u shpreh se nëse këtij investimi i shtohet edhe rikonstruksioni i fasadave dhe rritja e eficiencës energjetike, zona do të marrë një standard europian jetese, duke rritur njëkohësisht edhe vlerën e pronës për banorët.
Edhe deputeti i zonës, Adi Qose, vlerësoi modelin e buxhetimit me pjesëmarrje që po zbatohet nga Bashkia e Elbasanit, duke theksuar se ky projekt është një dëshmi konkrete se zëri i qytetarëve dëgjohet dhe kthehet në investime reale. Ai mirëpriti gjithashtu projektin e ardhshëm për veshjen me kapot të pallateve, si një ndërhyrje që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin.
Banorët e zonës, shumë prej të cilëve jetojnë prej më shumë se 35 vitesh në këtë lagje, shprehen të kënaqur me investimin, duke theksuar se për herë të parë po realizohet një ndërhyrje kaq cilësore. Sipas tyre, një kërkesë e kahershme është kthyer në realitet, duke e shndërruar zonën në një lagje model, ku përfitojnë veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët.
Nga Kisha e Shën Kollit, urime për një Pashkë plot paqe dhe gëzim
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku dhe ekipin e deputetëve, uruan Pashkën besimtarëve ortodoksë nga Kisha e Shën Kollit.
Kjo ditë e shenjtë na fton të reflektojmë, të jemi më pranë njëri-tjetrit dhe të forcojmë besimin se me mirësi, shpresë dhe dashuri, çdo sfidë mund të kapërcehet.
Paqe, gëzim dhe bekime në çdo familje.
Në këtë festë të rëndësishme shpirtërore, u theksua rëndësia e solidaritetit dhe bashkëjetesës në komunitet, si vlera që e bëjnë më të fortë shoqërinë tonë.
Urimet u përcollën me dëshirën që kjo Pashkë të sjellë shëndet, harmoni dhe më shumë optimizëm për të ardhmen për çdo qytetar.
Besimtarët ortodoksë marrin dritën e Pashkës në meshën e mbajtur në Kishën e Shën Athanasit
Ringjallja e Krishtit u prit me një atmosferë ngazëllimi nga një numër i madh besimtarësh të cilët si çdo vit iu drejtuan me qirinj në duar, për t’i ndezur në kishën e Shën Athanasit, duke e marrë me vete dritën e Perëndisë, në shtëpitë e tyre.
Besimtarët qëndruan në pritje duke dëgjuar himne të ndryshme, deri sa mbërriti momenti për të marrë dritë nga qiriu.
Në mesnatë, prifti që drejtoi meshën bëri shpalljen, “Krishti u ngjall!” dhe në kishë nisi himni i veçantë “Krishti u ngjall prej së vdekurish”.
Por atmosferë ka pasur gjatë orëve të vona të natës edhe në kisha të tjera të qytetit të Elbasanit, kisha “Shën Maria” kisha e Shelcanit, ku besimtarët kanë marrë pjesë në meshë si dhe kanë ndezur qiriun e Pashkëve në këtë natë të shenjtë të ringjalljes së Krishtit.
Pas këtij momenti e ne vazhdim të ditës së diel, besimtarët ortodoksë urojnë njëri-tjetrin me fjalët “Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall!”.
Shkolla speciale “Zëra Jete” merr kushte të reja për fëmijët me aftësi ndryshe.
Një shkollë e re me kushte bashkëkohore për fëmijët me aftësi ndryshe po merr formë në qytetin e Elbasanit.
Shkolla “Zëra Jete”, e vendosur në zonën pranë Kalasë po rikonstruktohet si një nga investimet më të rëndësishme sociale në arsim, duke synuar krijimin e ambienteve komode dhe të standardeve të larta për 55 fëmijë që frekuentojnë këtë shkollë nga mosha 6 vjeç deri në klasën e 9-të.
Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ermira Urupi, si edhe deputeti Adi Qose.
Kryebashkiaku Llatja u shpreh se investimi do të sjellë kushte më të mira dhe më të sigurta për fëmijët. Ai shtoi se në godinë janë parashikuar ambiente të përshtatshme për fëmijët me aftësi ndryshe. ku përfshihen ashensor mekanik, rampa, sinjalistika për raste emergjente, duke theksuar se “janë të gjitha kushtet e përshtatshme sipas standardeve”.
Drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, vlerësoi projektin si një përmirësim të rëndësishëm në infrastrukturën arsimore për fëmijët me aftësi ndryshe. Ai shtoi se hapësirat e brendshme dhe të jashtme janë konceptuar për të ofruar ndërveprim dhe zhvillim më të mirë për fëmijët, ndërsa theksoi se vendndodhja pranë Kalasë e bën shkollën lehtësisht të aksesueshme për komunitetin.
“Është një përmirësim i jashtëzakonshëm i cilësisë infrastrukturore, ku edhe hapësirat e lojës dhe ndërveprimit funksionojnë shumë mirë,” u shpreh ai, duke shtuar se ky është një investim me ndikim të drejtpërdrejtë social.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ermira Urupi, u shpreh se investimi ka qenë një prioritet i kahershëm i kryebashkiakut Gledian Llatja i realizuar tashmë falë bashkëpunimit me Këshillin e Qarkut.
Ndërsa deputeti Adi Qose vlerësoi se ky është një kujdes i veçantë për fëmijët me aftësi ndryshe, duke shtuar se “investime të tilla e bëjnë Elbasanin një nga bashkitë me qasjen më sociale dhe gjithëpërfshirëse në vend”.
Shkolla ‘Zëra Jete’ ka një histori funksionimi në ish-Shkollën Normale, e vendosur në ambientet e Kishës “Shën Maria” në Kala, përpara se të zhvendoset në godinën e re, ku shumë shpejt fëmijët do të kenë shkollën e tyre të dedikuar, me kushte të përshtatshme për fëmijët.
Qindra besimtarë ortodoksë në Elbasan morën pjesë në procesionin e Epitafit.
Qindra besimtarë ortodoksë në Elbasan morën pjesë në procesionin e Epitafit, një nga momentet më të rëndësishme shpirtërore të kësaj periudhe.
Nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit, Imzot Andon Merdani, dhe të shoqëruar nga banda frymore “Afërdita”, procesioni përshkoi bulevardin kryesor të qytetit, duke sjellë një atmosferë solemne dhe reflektuese.
E Premtja e Zezë, apo e Premtja e Madhe, shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq dhe përkujtohet përmes riteve të veçanta si “Udha e Kryqit” dhe zbritja e Epitafit.
Kjo ditë simbolizon sakrificën dhe dashurinë e Krishtit për njerëzimin, ndërsa besimtarët e nderojnë me agjërim dhe lutje, në pritje të gëzimit të madh të Ringjalljes së Pashkëve.