Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Prill 2026

Zëri i natyrës vjen nga fëmijët në Panairin e Kreativitetit në Elbasan

“Panairi i Inovacionit dhe Kreativitetit” solli një atmosferë të mbushur me ngjyra, ide dhe imagjinatë në qytetin e Elbasanit, falë punës dhe përkushtimit të vogëlushëve të kopshteve të Bashkisë Elbasan. Përmes vizatimeve plot jetë dhe përshkrimeve të natyrës, fëmijët shprehën dashurinë e tyre për tokën, ujin, gjelbërimin dhe rëndësinë e mbjelljes së pemëve, duke përcjellë mesazhe të forta për kujdesin ndaj mjedisit.

Dekorimet e realizuara me kreativitet dhe fantazi e kthyen panairin në një hapësirë të veçantë, ku çdo cep tregonte një histori të vogël mbi natyrën dhe të ardhmen e saj. Ky aktivitet ishte një dëshmi e bukur se si edukimi që në moshë të hershme mund të ndikojë në formimin e një brezi më të ndërgjegjshëm dhe krijues.

Panairi u vizitua edhe nga Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, i cili vlerësoi punën e fëmijëve dhe të edukatoreve, duke theksuar rëndësinë e nismave të tilla në zhvillimin e kreativitetit dhe ndërgjegjësimit për mjedisin.

Ky aktivitet mbetet një shembull frymëzues i bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe komunitetit, duke sjellë buzëqeshje, emocione dhe shpresë për një të ardhme më të gjelbër.

Çerdhja e re nr. 5 në Elbasan, drejt përfundimit dhe gati për të pritur fëmijët

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Arbjan Mazniku, dhe deputetin Adi Qose, kanë parë nga afër përfundimin e punimeve në çerdhen nr. 5, një investim i ri në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në rrugën “Sadik Pauni”.

Godina e re, e ndërtuar nga e para, është një strukturë me dy kate, e projektuar për 4 grupe dhe me një kapacitet prej rreth 80 fëmijësh. Aktualisht, projekti ndodhet në fazën e mobilimit dhe të përgatitjes së stafit, ndërsa pritet që shumë shpejt të jetë funksionale, duke u ardhur në ndihmë dhjetëra familjeve dhe mbi 1000 banorëve të zonës.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se çerdhja është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, duke ofruar kushte optimale për fëmijët. Ai nënvizoi se objekti është i pajisur me sisteme sigurie, alarmi dhe monitorimi, ndërsa hapësirat janë projektuar sipas parametrave të kërkuara nga standardet europiane.

Sipas tij, “një risi në këtë çerdhe është edhe përfshirja e logopedit në staf, ndërkohë që në total do të shërbejnë rreth 15 punonjës, përfshirë edukatore, sanitare dhe personel ndihmës”.

Llatja bëri të ditur gjithashtu se investimet në këtë sektor do të vijojnë, duke shtuar se në buxhetin e këtij viti është parashikuar edhe shtimi i çerdhes nr. 6 në një zonë periferike të qytetit, në lagjen “Shën Koll”.

Drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, e cilësoi këtë një investim të jashtëzakonshëm, veçanërisht për faktin se lidhet drejtpërdrejt me fëmijët. Ai u shpreh se kërkesa për shërbime të tilla është gjithmonë në rritje dhe reflekton ndjeshmërinë e qytetarëve për cilësinë e kujdesit ndaj fëmijëve.

Ai theksoi gjithashtu se besimi i komunitetit ndaj institucioneve për t’u kujdesur për fëmijët është niveli më i lartë i besimit që mund të ekzistojë, ndaj dhe krahas kushteve fizike, rëndësi të veçantë kanë edhe programet, stafi dhe standardet e ofruara.

Ndërsa deputeti Adi Qose vlerësoi faktin që Elbasani po vijon të rritet me familje të reja, duke theksuar se investime të tilla janë një mbështetje konkrete për prindërit.

Ai u shpreh se “kjo çerdhe, e pozicionuar në një zonë qendrore dhe e integruar me infrastrukturën përreth, përbën një vlerë të shtuar për komunitetin dhe një lehtësim të ndjeshëm për përditshmërinë e familjeve”.

Ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve për fëmijët e vegjël, duke krijuar kushte moderne dhe të sigurta, si dhe duke i dhënë një tjetër dimension mbështetjes për familjet në qytetin e Elbasanit.

NJOFTIM PAKETA E MALEVE

Bashkia Elbasan njofton të gjithë qytetarët e interesuar se tashmë aplikimet për përfitimin nga “Paketa e Maleve” mund të kryhen jo vetëm online, por edhe pranë sporteleve E-SHËRBIME, si dhe në Zyrën e Informacionit pranë Bashkisë Elbasan.

Ky shërbim ofrohet pa pagesë për të gjithë qytetarët, me qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit dhe rritjen e aksesit në këtë program mbështetës.

U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të zonave prioritare të përfshira në këtë paketë, konkretisht në njësitë administrative Gjinar, Tregan, Funar dhe Shushicë, që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve” për zhvillimin ekonomik dhe social të zonave të tyre.

Bashkia Elbasan ka zgjeruar shërbimet për të mbështetur çdo aplikant të interesuar, duke ofruar asistencë të plotë gjatë gjithë procesit.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të drejtohen pranë sporteleve përkatëse ose të kontaktojnë Zyrën e Informacionit në Bashkinë Elbasan.

Aplikoni sot dhe përfitoni nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve”!

Bashkia Elbasan lehtëson aplikimet për “Paketën e Maleve” për banorët e zonave prioritare

Në bashkinë e Elbasanit ka pasur rritje të interesit për Paketën e Maleve, iniciativë që synon të nxisë investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore, me fokus zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Aplikoni sot dhe përfitoni nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve”!