Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Njoftim për mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës së Nadire Hasa (Jolla)

Lënda:    Njoftim Trashëgimtarëve të të ndjerës Nadire Hasa (Jolla)

                -Ëngjëllushe Muho (Ismaili)

                -Kadri Muho

                -Devid Muho

                -Mehmet Muho

                -Florenc Muho

                -Fatmir Muho

                -Altin Muho

                -Alban Hasa

                -Gazmir Hasa

     Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.57 datë 29.07.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës së nënës suaj ndodhur në lagjjen “Vullnetari”, pall.nr.653, shkalla1, kati i 6-të, apartamenti nr.13, z.k.8524, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në zbatim të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 ” Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992, “Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004, “Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Llatja/ Qarkullim të lirë edhe në skajin më të largët

Në skajin më të largët të Elbasanit, në Njësinë Administrative fundore  Zavalinë, ekipet e Bashkisë kanë fokusuar të gjithë vëmendjen ditët e fundit për të normalizuar qarkullimin pas disa problematikave që hasën për shkak të reshjeve dhe terrenit të thyer malor. Agjencia e Shërbimeve Publike po vijon të ndërhyjë në rrugët rurale për t’i ardhur në ndihmë çdo komuniteti dhe në skajin më fundor të Bashkisë së Elbasanit. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet, si edhe rikonstruksionin e një rrugë, e cila si pasojë e reshjeve të shiut rënë ditët e fundit, kishte shkaktuar probleme në qarkullim. Gjithashtu punonjësit e Agjensisë së Shërbimeve Publike, në një kohë rekord bënë të mundur edhe rikonstruksionin e urës, e dëmtuar pjesërisht nga reshjet e shiut.   “ E gjithë vëmëndja e ASHP, është pikërisht tek ato akse rrugore të cilat janë dëmtuar për shkak të reshjeve të shiut. Tashmë, është bërë e mundur hapja e rrugës dhe kalimi lehtësisht i banorëve nga Zavalina drejt Gjinarit si dhe në Elbasan”, pohon kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.  Bashkia Elbasan bën me dije se në çdo moment është pranë komunitetit duke ndërhyrë me të gjitha kapacitetet që ka, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve kudo ku ata ndodhen.

Njoftim “Për vend të lirë pune në arsimin parashkollor”

Bashkia Elbasan shpall vend të lirë pune për mësuese në arsimin parashkollor me afat të përkohshëm, në Kopshtin Lugaxhi, Njesia Administrative Labinot Mal. Të interesuarit për punësim, do të njoftohen me e-mail sipas afateve ligjore në Udhëzimin nr.12 datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit te mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “ Mësues për Shqipërine”.

Njoftim!

Bashkia Elbasan në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 18 datë 04.03.2022 “Mbi miratimin e nisjes së proçedurave për marrjen me qira të një mjeti  për plotësimin e nevojave të transportit të administratës së Bashkisë Elbasan, me një fond deri në 75 000 lekë/muaj”, kërkon të marrë me qira 1 mjet (fuoristradë), për plotësimin e nevojave të administratës së Bashkisë Elbasan me afat 1 (një) vit. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të të Ardhurave Aseteve Buxhetit dhe Financës (Sektorit të Aseteve) në Bashkinë Elbasan, për t’u informuar në lidhje me specifikimet e nevojshme të mjetit.Në ofertë kërkohet të përfshihet çmimi i qirasë mujore dhe të jetë i shoqëruar me dokumenta pronësie të mjetit.

Ofertat dorëzohen me zarf të mbyllur në zyrën e Protokollit të Bashkisë.

Afati i pranimit të ofertave është data 05.05.2022 ora 09 00.

Hapja e ofertave do të bëhet në datën 05.05.2022, ora 1100, në katin e dytë të Bashkisë Elbasan.

Gjithashtu, Ju njoftojmë se, pas hapjes së ofertave,komisioni i vlerësimit do të bëjë verifikimin e mjetit të paraqitur në ofertë, prandaj kërkojmë disponueshmërinë tuaj.

Faleminderit!

NJOFTIM “PËR VEND TË LIRË PUNE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR”

Bashkia Elbasan shpall vend të lirë pune për mësuese në arsimin parashkollor, me afat të përkohshëm, në Kopshtin Shinavlash, Njesia Administrative Tregan. Të interesuarit për punësim, do të njoftohen me e-mail sipas afateve ligjore në Udhëzimit nr.12 datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit te mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit ” Mësues për Shqipërine”.