Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Njoftim Zyrës së Informacionit/ Njësive Administrative/Lagjeve

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017 “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.1147, datë 09.12.2020 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Portali unik qeveritar e-albania” dhe për miratimin e rregullave “për mënyrën e funksionimit të pikës së vetme të kontaktit”, Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, si dhe shkresën e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit nr.335 prot., datë 17.01.2022, protokolluar me tonën nr.prot.137, datë 20.01.2022, ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.05.2022 shërbimi për shtyrjen e afatit për vazhdimin e procedurave të kreditimit në zbatim të pikave 24, 25 dhe 26 të VKM nr.453, datë 03.07.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, do të kryhet vetëm nëpërmjet platformës e-Albania.

Për vijueshmëri sa më të mirë të këtij procesi Bashkia Elbasan ofron asistencën e saj nga ora 8:00-10:00 pranë zyrës së informacionit për individët të cilët kërkojnë të aplikojnë në platformën e-Albania për këtë program.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Njoftim mbi portalin “Mësues për Shqipërinë” 2022

Kandidati që dëshiron të ushtrojë profesionin e mësuesit në arsimin parashkollor dhe të marrë pjesë në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2022, duhet të regjistrohet online në portalin mesuespershqiperine.al nga data 20.05.2022 deri në datën 03.06.2022.

Kandidati ngarkon në platformën e aplikimit online dokumentet për konkurrim. Një kopje të dokumentacionit të ngarkuar online, për efekt të vlerësimit të dosjes e dërgon nëpërmjet shërbimit postar në ZVAP-në ku ka qendrën e banimit.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniveristar (ZVAP) pranon dosjet e kandidatëve të Arsimit Parashkollor të cilët dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit dhe të marrin pjesë në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2022, nga data 20.05.2022 deri në datën 03.06.2022.

Kandidati, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin e fundit dhe dëshiron të konkurrojë, duhet të  ngarkojë online dosjen për konkurrim, në të kundërt, ai përjashtohet nga konkurrimi.

Një kopje të kërkesës për konkurrim, sipas shtojcës 4 të udhëzimit nr. 12, datë 10.6.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, të ndryshuar, e printuar vetëm nga sistemi i RASH, kandidati e dorëzon edhe në DRAP-në ku ka qendrën e banimit brenda datës 03.06.2022.   

Në portal, kandidati zgjedh një nga opsionet: a) Aplikoj për herë të parë, b) Mbart pikët aktuale (dosje+testim), c) Mbart vetëm pikët e dosjes, d) Mbart vetëm pikët e testimit

ZVAP-ja krijon Komisionin e Vlerësimit të Dosjeve, i cili administron dhe vlerëson dosjet e kandidatëve të arsimit parashkollor, sipas përcaktimeve të udhëzimit nr. 12, datë 10.6.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, të ndryshuar, nga data 06.06.2022 deri në datë 20.06.2022 dhe ndjek të gjitha procedurat sipas përcaktimeve të udhëzimit nr.12 dhe shkresës nr 1567/1 datë 05.04.2022 “Për një ndryshim të afateve për procedurat e konkurrimit të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Dokumentacioni i kërkur për tu ngarkuar online sipas përcaktimeve të shtojcës 1 të udhëzimit nr. 12, datë 10.6.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë“, të ndryshuar:

  1. Jetëshkrimi (dorëzohet në momentin e punësimit).
  2. Kërkesa me shkrim për konkurrim sipas modelit të shtojcës 4, e printuar nga sistemi i
  3. Kopje e kartës së identitetit (e detyrueshme për t’u ngarkuar online).
  4. Raport mjeko-ligjor (i tre muajve të fundit dorëzohet në momentin e punësimit).
  5. Vetëdeklarim për gjendjen gjyqësore, sipas shtojcës 5, të këtij udhëzimi (dorëzohet në momentin e punësimit).
  6. Vërtetim i qendrës së banimit (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).
  7. Kopje e librezës së punës (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
  8. Kopje e diplomës/ave, vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta (cikli i parë dhe cikli i dytë) ose të barasvlershme me këto sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).
  9. Kopje e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, për të gjithë kandidatët që kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi (i detyrueshëm për t‘u ngarkuar online).
  10. Kopje e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” (nëse ka për t’u ngarkuar online).
  11. Kopje e certifikatave me kredite të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara. (nëse ka për t’u ngarkuar online.)
  12. Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja (nëse ka, për t’u ngarkuar online).
  13. Deklarim nga kandidati për autorizimin e DRAP-së që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura sipas shtojcës 6 të këtij udhëzimi (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).

Shënim. Dokumentet që ngarkohen në platformën e aplikimit online, janë të skanuara nga origjinali.

SUKSESE!