Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

E diela pa makina në Elbasan!

Një traditë e mirë në nisje të çdo muaji për t’i dhënë frymëmarrje qytetit dhe për një qasje të re në mbrojtje të mjedisit.  

Duke nisur nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjitha qytetet kryesore të vendit.  

Në këtë kuadër edhe bashkia Elbasan mori të gjitha masat që e diela e parë e çdo muaji të jetë dita pa makina, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, për një mjedis e ajër më të pastër, si dhe për sensibilizimin e shoqërisë për përdorimin e mjeteve të tjera më ekologjike.  

Ka qenë kryetari bashkisë, Gledian Llatja i cili ka njofuar qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, se rrugët kryesore të Elbasanit do të jenë të bllokuara për lëvizjen e mjeteve, nga ora 08.00 deri në orën 18.00.  

 “E bëjmë për kursim, për mjedis më të pastër, për një mentalitet të ri”.  

Sigurisht pa penguar lëvizjen e mjeteve të urgjencës.  

Duke shpresuar në solidaritetin e kujtdo, Bashkia e Elbasanit falenderon të gjithë qytetarët të cilët të djelën e parë të këtij muaji lanë mjetet e tyre në shtëpi dhe vijuan aktivitetet e tyre si këmbësorë.  

Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si edhe Policinë e Shtetit, morën të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datë 3 prill nga ora 08.00 deri në orën 18.00 në disa prej rrugëve të qytetit.  

Faleminderit qytetarëve të Elbasanit për solidaritetin që treguan!  

Llatja/ 10 atletët ukrainas, të sigurtë dhe mirëpritur në Elbasan! 

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, si edhe kreu i KOKSH Fidel Ylli, kanë pritur ekipin me 10 atletë dhe sportistë elitarë nga Ukraina, të cilët janë vendosur në qytetin e Elbasanit.  

Atletët do të akomodohen për një periudhë të pacaktuar dhe do të stërviten në stadiumin “Elbasan Arena”.  

Pasi i ka uruar mirëseardhjen, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja pohon se atletëve i janë krijuar të gjitha kushtet për aq kohë sa do të qëndrojnë në Elbasan.  

  “Morëm masat që të jenë të sigurtë dhe të vazhdojnë stërvitjen në Elbasan.  

Kemi pasur kontakte me FSHA për krijimin e kushteve, jo vetëm të stërvitjes, por për gjithçka i nevojitet një sportisti. Elbasani ka hapur përherë dyert për këdo që ka pasur nevojë. Sot, është një komb mik që ka nevojë për Shqipërinë dhe Elbasanin dhe ky qytet u është gjendur gjithnjë pranë. Bizneset na janë gjendur të gjithë pranë dhe i falenderoj për mbështetejn maksimale, ashtu si edhe qytetarët. Uroj të shkojnë sa më të sigurtë dhe shpejtë në shtëpinë e tyre, por për sa kohë janë në Elbasan ne do t’i sigurojmë gjithçka që kanë nevojë”, u shpreh Kryebashkiaku.  

 Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, pohoi se janë të gatshëm të mbajnë edhe më shumë sportistë.  

  “FSHA në bashkëpunim me KOKSH kanë patur një kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Federatës së Atletikës Ukrainase, Sergei Butka, një muaj rresht. Kanë bërë një rrugë të gjatë, kanë lënë familjet e tyre atje dhe ne kemi për detyrë si familje olimpike dhe së bashku me FSHA, qeverinë dhe Bashkinë e Elbasanit, që këtyre atletëve t’i krijojmë kushte dhe mundësi për të qëndruar, të sërviten dhe komunikojnë me familje e tyre”.  

Ekipi me atletë të rinj nga Ukraina, kryesisht nxënës dhe studentë, do të stërviten në pistën e stadiumit “ Elbasan Arena”, një nga më të mirat në vendin tonë. Në një të ardhme pritet që këtij grupi sportistësh ti bashkohen edhe dhjetra të tjerë.  

Takim konsultues  rreth draftplanit për barazinë gjinore!  

Është zhvilluar në Elbasan një takim konsultues mbi draftin e Planit të Veprimit për Barazinë Gjinore në zbatim të kartës Europiane për barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Në takimin e organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe Un Ëomen merrnin pjesë përfaqësues nga Aleanca e Grave Këshilltare, Këshilli Bashkiak, Këshilli Rinor, media etj.  

 Përfaqësuesi i Bashkisë Elbasan, z. Ervin Muça  referuar me detaje rreth realizimit të këtij drafti, pohon se “ Bashkia  e Elbasanit është përpjekur që në planin vendor të radhës të korrigjojmë disa elementë që mund të na kenë shpëtuar nga plani i mëparshëm ose të shohim edhe elementë të rinj të cilët jo vetëm na ndihmojnë për të orientuar më mirë shërbimet që ne ofrojmë si bashki, por njëkohësisht duhet krijuar një ndërlidhje midis planeve lokale të tjera”.  

Sipas tij, pjesëmarrës në këtë takim ishin nga të gjitha fushat, ndërsa e cilësoi si shumë të rëndësishëm rolin që luan Universiteti.  

“ Bashkia vërtet ofron shërbime, por këto shërbime jo vetëm që kërkojnë të njihen nga universitetet por njëkohësisht na duhet edhe ekspertiza e universiteteteve për t’i përmirësuar dhe për t’i bërë sa më cilësore këto shërbime.”   

Monika Kocaqi, eksperte e çështjeve Gjinore, e vuri theksin tek rëndësia e barazisë gjinore dhe mënyra se si veprohet për ta zbatuar atë.  

Sipas saj “ky plan vendor veprimi është një instrument i domosdoshëm për të bërë realitet atë që ne synojmë çdo ditë, për të përmirësuar situatën, marrëdhëniet dhe gjithçka çfarë lidhet me pozicionin e grave dhe burrave në komunitetet tona”.  

Veç konsultimeve me të gjithë përfaqësuesit në këtë tryeze, nga ana e Bashkisë së Elbasanit u shpreh angazhimi për punën në arritjen e barazizë gjinore në nivel ekonomik, politik, social e kulturor, si dhe respektimin e dispozitave të kësaj karte, të cilat synojnë arritjen e një jete më të mirë për të gjithë komunitetin.  Qëllimi takimeve është që këto plane të jenë sa më shumë të zbatueshme nga institucionet dhe të reflektojnë ndërhyrjet konkrete që do të zhvillohen për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave. Ky plan realizohet në zbatim të Kartës Evropiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore.Pjesë e projektit “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri” zbatuar nga UN Women dhe UNFPA Albania.  

Panairi “ Work &Study”, inkurajim për punësimin e të rinjve!  

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me  Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve , si edhe Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, kanë çelur edicionin e 14 – të ,të Panairit “Ëork & Study”.  

I kthyer tashmë në traditë, me qëllim inkurajimin e të rinjve drejt punësimit, në panair marrin pjesë shumë kompani, universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë vende të lira pune. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, teksa hapi ediconin e këtij viti, theksoi rëndësinë e këtij organizimi.  

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, e sheh këtë panair si një mundësi komunikimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, posaçërisht në sektorin privat.  

Qëllimi i Panairit, është inkurajimi i të rinjve dhe njohja sa më afër me alternativat e ndryshme që ofrohen për punisësimin e të rinjve në të ardhmen.  

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cilësoi këtë Panair si një mundësi shumë të mirë për të rinjtë, kompanitë e biznesit, universitetet dhe maturantët.  

Njoftim “Rikonstruksion i shesheve të pallateve në lagjen “Partizani” Z.K. 8524”

N J O F T I M:

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 31 datë 04.03.2022, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik  “Rikonstruksion i sheshve të pallateve në lagjen “Partizani” Z.K. 8524””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 15.04.2022, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Sektorit të Aseteve të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

    Faleminderit!