Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Njoftim “Strehëz për qentë endacakë”

Bashkia Elbasan në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 19 datë 04.03.2022 “Mbi miratimin e nisjes së proçedurave për marrjen me qira të një ambjenti, që do të përdoret si strehëz për qentë endacakë me një fond deri në 50 000 lekë/muaj”, kërkon të marrë me qira një ambjent social-ekonomik me sipërfaqe 150-200 m2, me ambiente të ndara, për të bërë të mundur grumbullimin, kurimin, sterilizimin dhe disinfektimin e qenëve endacak, me një fond deri në 50 000 lekë/muaj. Ambjenti preferohet me vendndodhje në periferi të qytetit dhe të jetë i pajisur me dritare, aspirim dhe ujë 24 orë. Të gjithë subjektet privatë apo individë të interesuar janë të lutur të paraqesin ofertat ku të përfshihet:

  • Ofertë për dhënie me qira;
  • Vlera e qirasë mujore;
  • Çertifikatë rregjistrimi (NUIS), ekstrakt historik; 
  • Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore vendore dhe rajonale;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
  • Dokument pronësie (i rifreskuar);
  • F/kopje dokument ID;
  • Foto të ambjentit;

Ofertat dorëzohen me zarf të mbyllur pranë zyrë së Protokollit të Bashkisë.

Afati i pranimit të ofertave është data 15.04.2022, ora 09 00.

Hapja e ofertave do të bëhet në datën 15.04.2022, ora 11 00, në godinën e Bashkisë Elbasan.

Gjithashtu, Ju njoftojmë se, pas hapjes së ofertave,komisioni i vlerësimit do të bëjë verifikimin e ambjenteve që janë paraqitur në ofertë, prandaj kërkojmë disponueshmërinë tuaj.

Faleminderit!                                                                                      

Njoftim qytetarëve per regjistrim. Rruga e Re dhe zgjerimi i varrezave 2022.

N J O F T I M:

Bashkia Elbasan me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 5 datë 31.01.2022, ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë pronë private, që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim fillimim e proçedurës për shpronësimin e pasurive, pronë private që preken nga realizimi i projekteve me interes publik “Rruga e re e varrezave Elbasan dhe ndërtimi nënkalimit hekurudhor në kryqëzimin e rrugës nacionale Elbasan-Librazhd me rrugën “Borodin Mitarja””, “Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën K.U.Z., ndërtimi i sheshit të parkimit të varrezave publike dhe zgjerimi i varrezave publike”””, ndodhur në Z.K. 8521, Z.K 8522 dhe Z.K 8527, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, për sa më sipër, kërkohet që në zbatim të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proçeseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, të paraqiten pranëA.SH.K. Zyra Vendore, Elbasan, për të përfunduar proçesin e regjistrimit të pasurisve (AMTP-së)dhe pajisjen me dokument pronësie, qytetarët si me poshtë:

  1. Abdyl Ibrahim Qatipi                                                      9.  Osman Haxhi Fejzo
  2. Ali Uruçi                                                                         10.  Mustafa Abdurrazaku
  3. Adburraman Mehmet Beluli                                         11.  Ibrahim Kapllani
  4. Emin Kacadei                                                                12.  Demir dhe Xhemal Lulja
  5. Vladimir Gjika, Dhimitër Gjika                                     13.  Kasem Graceni
  6. Fatime Xhyra, Hysen Xhyra                                         14.  Adile Ymer Kotherja
  7. Xhaferr Karadaku                                     
  8. Hatixhe Zejnelhoxha dhe trashëgimtarët

Shkarkoni dukumentin e plotë...

Mirënjohje për “ heronjtë” e zjarrit!

Mirënjohje për ekipet e zjarrfikësave që prej disa ditësh u përballën me një situatë të paprecedentë në menaxhimin e zjarrvënieve të qëllimshme. Pas 4 ditësh u vu nën kontroll vatra e zjarrit në kodrat e fshati Ulëm në Njësinë Administrative Gracen.

Inkurajoj të gjitha organet ligjzbatuese të bëjnë një zbardhje të plotë të ngjarjeve të javëve të fundit, në Njësitë Administrative Shushicë, Gjinar, Zavalinë, Labinot Mal, Gracen, Bradashesh,  të marrin masat përkatëse duke vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit.

Kodër Krastës i shtohen 400 pisha të reja!

Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në Kodër Krastë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë mbjellë 400 fidanë pishe të reja. Kjo kurorë e gjelbër pishash i shtohet masivit pyjor të Kodër Krastës i cili vitet e fundit është kthyer në një park jo vetëm pushimi por edhe kodrinë sportive për qytetarët e Elbasanit. Preferenca sa vjen e rritet për ta frekuentuar Kodër Krastën, për nga vetë pozita gjeografike që ajo ka, por edhe nga klima, prandaj edhe e quajnë ” mushkëria e Elbasanit” . Të katër stinët e vitit, kodrën e sheh të gjelbëruar duke i dhënë qytetit një pamje akoma më të bukur. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të gjitha institucionet që iu përgjigjën thirrjes së Bashkisë Elbasan dhe Prefektit të Qarkut, në një aksion për zëvendësimin e pemëve të dëmtuara ndër vite. ” Mbjellja e pishave tradicionale ne Kodër Krastë do të vazhdojë, të gjithë qytetarët elbasanas mund të mbjellin pemën e tyre në këtë Kodër, e cila zbukuron mjedisin, por ruan edhe shëndetin tonë. Një pemë e mbjellë sot, më shumë shëndet për fëmijët tanë”.

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan 31.03.2022 ora 11:00

Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan

Zj./Z.——————————————

  Ju njoftojmë se më datë 31.03.2022, ora 11.00 zhvillohet  mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), ne sallen “Qendra Kulturore e Femijeve RIEMAR” me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proces-verbalit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Shkurt 2022.
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Shkurt 2022.

      3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Shkurt 2022.

  • Per shfuqizimin e VKB nr. 7 date 31.01.2022 “Mbi fillimin e procedures per kerkimin e kalimit ne pronesi te Bashkise Elbasan, te pasurise nr. 306/75, ndodhur ne Z.K. 8527
  • Mbi korigjimin ne VKB nr. 43 date 21.05.2021 “Mbi mbyllje procedure privatizimi banese shteterore”.
  • Mbi transferimin e investimeve te financuara nga Bashkia Elbasan per UK Elbasan.
  • Mbi miratimin e tavaneve pergatitore te shpenzimeve, te programit buxhetor afatmesem 2023-2025
  • Per miratimin e dhenies me qira te ambjenteve ne godinen e pallatit te sportit “Tomorr Sinani ne lagjen “28 Nentori”, nga Bashkia Elbasan.
  • Per miratimin e projektit te kanalit ujites ne fshatin Bujqes njesia administrative Shirgjan ne parcelen toke are shtet me nr. pasurie 137/5/2 dhe ndryshimin e zerit kadastral nga toke are shtet ne emertimin kanal ujites.
  • Mbi miratimin e planit te masave per parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve ne fondin pyjor e kullosor.
  • Per  nje ndryshim dhe shtese ne VKB nr. 126 date 23.12.2021 “Per miratim dhenie buirse per nxenesit e arsimit parauniversitar per vitin akademik 2021-2022.
  • Mbi nje ndryshim ne VKB nr. 24 date 04.03.2022 “Mbi miratimin e normave shtese dhe kritereve per disiplinimin e shpenzimeve per 12 mjete te njesive Administrative per vitin 2022”.
  • Per korigjimin e vleres financiare, te demeve te shkaktuara nga djegia e baneses se z. Arif Qenan Rexhepi, banor ne lagjen “Skenderbej” si dhe shperblimin financiar nga ana e Bashkise Elbasan te percaktuar ne VKB nr. 33 date 04.03.2022.
  1. Per miratimin e vleres financiare, te demeve te shkaktuara nga djegia e baneses se z. Qemal Qazim Sharra, banor ne fshatin Gjergjan, Njesia Administrative Gjergjan si dhe shperblimin nga ana e Bashkise Elbasan.
  2. Per miratimin e listes se familjeve te prekura nga rreshqitjet e tokes te cilet kane bere kerkese prane Bashkise Elbasan per pajisjen me leje ndertimi te perjashtuar nga taksa e ndikimit ne infrastukture.
  3. Per miratimin e venddepozitimit te perkoshem te mbetjeve te ngurta inerte.

Te ndryshme.

Vo. Komisionet do të mblidhen ditën e Hene më datë 28.03.2022 ora 13:00 ne ambjentet e Bashkisë Elbasan me adrese konvikti i shkolles “Pedagogjike”.              

   KRYETARI  I  KËSHILLIT  BASHKIAK ELBASAN

                Hektor ÇIFTJA

Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve

Dritan Bashkim Salibasha

     Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.05 datë 28.01.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen”Qemal Stafa”, pall.nr.78/3, hyrja”B”, kati i I-, apartamenti nr.2, z.k 8522, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

 Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve

Trashëgimtarëve të të ndjerit Ismail Ramazan Ramazani.

                -Ramazan Ismail Ramazani

                -Naze Ismail Braho (Ramazani)

                -Tahir Ismail Ramazani

                -Emine Ismail Brahja (Ramazani)

                -Vijoleta Ismail Basha(Ramazani)

                -Petrit Ismail Ramazani

                -Ilir Ismail Ramazani

                -Shpëtim Ismail Ramazani

        Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.09 datë 27.01.2020 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “Brigada 17 Sulmuese”, rruga ” Mahmut Maçi”, banesë e ulët pranë pallatit nr.107, z.k.8522, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes, sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

 Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !

Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve

Trashëgimtarëve të të ndjerit Xhemali Harun Topurja.

                -Burbuqe Riza Topurja

                -Riza Xhemali Topurja

                -Makbule Xhemali Topurja

                -Mirjan Xhemali Topurja

                -Engjëll Xhemali Topurja

                -Dueta Xhemali Topurja

         Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.05 datë 28.01.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “Qemal Stafa”, pallati nr.78/1, hyrja “B”, kati i 5-, apartamenti nr.19, z.k.8522, Elbasan.

Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes, sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.

 Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !