Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Invetimet në infrastrukturë janë të prekshme në Lagjen Nr.2

Vazhdojmë me maratonën e dëgjesave dhe e konsultimeve publike në të gjitha lagjet e Elbasanit.  

 Ky proçes i rëndësishëm ku janë vetë banorët ata të cilët shpalosin prioritetet e tyre, kthehen në investime nga ana e Bashkisë së Elbasanit.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me stafin e Bashkisë, janë ndalur në Lagjjen nr.2, ku investimet në infrastrukturë, sidomos në rrugët e brendshme janë të prekshme.  

Kreu i Bashkisë tha se rruga “Abdyl Kajanaku”, “Nikolla Puka”, “Demir Bungo”, “Mehmet Bajraktari”, “Sul Papri”  janë vetëm fillimi i punës sonë.  Së shpejti do të financojmë projektin e madh të shkollës artistike “ Onufri”.  

Kemi bërë shumë punë në Lagjjen nr.2, por kemi akoma për të bërë, jemi në përfundim të shtrimit të lagjes së “Xhaxhurëve”, si edhe do të bëjmë të gjitha rrugët që kanë shumë kohë pa u investuar si dhe ujësjellësin. Buxhetimi me Pjesëmarrje është vlerësuar si praktika më e mirë e bashkisë së Elbasanit, përsa i përket përfshirjes së qytetarëve direkt në vendimmarrje.  

Starton Buxhetimi me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Labinot Fushë

Bashkia e Elbasanit nisi si çdo fund viti, një nga proçeset më të rëndësishme të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, i cili organizohet tashmë prej më shumë se një dekadë, dhe që paraprin miratimin  buxhetit të bashkisë për vitin pasardhës.  

Kryetari i bashkisë Z.Gledjan Llatja e ka nisur këtë proçes të rëndësishëm i cili ka impakt të drejtëpërdrejtë tek qytetari në Njësinë Administrative Labinot Fushë.  

Pas dëgjesave të banorëve të kësaj njësie, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja tha: kemi nisur dëgjesat publike në për të diskutuar projektet që do të përfshijmë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në këtë vit jo të lehtë që po lëmë pas kemi bërë shumë punë. Rruga e re e rikonstruktuar e fshatit Griqan tashmë është një tjetër realitet, pastrimi i kanaleve ujitëse në ndihmë të fermerëve të zonës dhe rehabilitimi i ndriçimit në lagjjet e fshatrave të Njësisë Labinot Fushë janë vetëm një pjesë e punës sonë të përditshme”- është shprehur Z. Llatja.  

Në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone, kanë dalë edhe prioritetet për vitin 2022, por edhe janë vënë në pah punet e mira që janë bërë.

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Invetimet në infrastrukturë janë të prekshme edhe në Njësinë Administrative Gjergjan.

Në vijimësi të planifikimit për buxhetin e vitit 2022, Buxhetimi me Pjesëmarrje është ndalur në Njësinë Administrative Gjergjan.  Kemi përfunduar unazën bujqësore, jemi marrë me rrugët e arave, pastrimi i kanaleve ujitëse, hapja e rrugëve të arave që të çojnë tek parcelat. Brenda këtij mandati ne do të arrijmë të bëjmë shumë punë të mira në Njësinë Administrative Gjergjan. Jemi përpjekur që të forcojmë shërbimet e Bashkisë, hapja e ADIS-ës, është një bashkëpunim i gjithanshëm me administratën dhe komunitetin për të bërë më të mirën për Elbasanin

Aktivitet nga fëmijët e kopështit 11 për festën e çlirimit të Elbasanit

Elbasani sot feston 77-vjetorin e Çlirimit, dita kur forcat Nacional Çlirimtare fituan luftën kundër pushtuesve gjermanë, luftime të cilat vazhduan deri në 29 Nëntor 1944, kur u clirua gjithë Shqipëria. Në ditën e përkujtimit të clirimit të Elbasanit, fëmijët e kopshtit nr.11, zbukuruan qytetin me flamuj dhe veshje kuq e zi. Ato bënë një vizitë në kalanë e qytetit dhe në Shtëpinë Etnografike të shoqëruar nga mësueset dhe prindër.

11 Nëntor 1944 – Çlirimi i Elbasanit

Të nderuar Veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare!
Të nderuar deputetë, qytetarë të qytetit tim!
Jemi mbledhur sot të kujtojmë së bashku një nga ditët më të rëndësishme, atë të Çlirimit të Elbasanit, si edhe 23 partizanët e Brigadës së XV Sulmuese, të cilët dhanë jetën për çlirimin e kryeqendrës së Shqipërisë së Mesme.
77 vjet më parë partizanët e Brigadës së 15 Sulmuese të ngritur në luftë bashkë me popullin çliruan qytetin pikërisht në 11 Nëntor të vitit 1944.
Shumë familje patriotike të qytetit, por jo vetëm, e cilësuan 11 Nëntorin si festën më të madhe. Nisi të respektohej tradita e festave, ku në çdo ballkon apo derë të shtëpive elbasanase u var flamuri i kuq kombëtar. Vazdojmë të ruajmë historinë e vendit tonë, të respektojmë çdo sakrificë të dëshmorëve dhe të gjithë popullit elbasanas që pa ndërhyrjen e askujt, bënë të mundur çlirimin e vendit nga fashizmi.
Elbasani i dha Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare 136 dëshmorë, por dëshmorë të Elbasanit janë edhe 400 normalistët që studiuan në Normalen e Elbasanit dhe ranë heroikisht në luftë në krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Elbasani pësoi dëme të mëdha ekonomike, financiare dhe njerëzore.
Ndaj dhe sot, pas 77 vitesh ne e kemi nder të jemi qytetarë të Elbasanit, qytetit të dijes dhe arsimit, të kulturës dhe mikpritjes. Ne së bashku do të vazhdojmë ta çojmë qytetin tonë përpara duke përballuar çdo sfidë, dhe përmirësuar çdo aspekt të jetës së qytetarëve.
Mirënjohje të përjetshme dëshmorëve tanë!

Njoftim për proçesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”.

Të nderuar qytetarë, duke nisur nga data 29 Tetor, 2021, Kryetari i
Bashkisë Elbasan, Z.Gledian LLATJA, Ju fton të bëheni pjese e
vendimmarrjes tonë të përbashkët, nëpërmjet pjesëmarrjes dhe angazhimit
tuaj në proçesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, në të gjitha Njësitë
Administrative dhe lagjet e qytetit.

Prej më shumë se një dekadë tashmë, ju njiheni me këtë proçes, i cili
për nga rëndësia zë vendin kryesor, pasi jeni ju që përcaktoni
prioritetet tuaja dhe ndikoni drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Përpara hartimit të buxhetit të vitit pasardhës, për Bashkinë e
Elbasanit është e rëndësishme të vlerësojë mendimin dhe gjykimin e çdo
qytetari, për këtë është e domosdoshme pjesëmarrja juaj.

Më poshtë, po ju paraqesim axhendën e takimeve në kuadër të proçesit të
Buxhetimit me pjesëmarrje, në bazë lagjesh dhe Njësish Administrative:

Njoftim Publik

Shpallje konkursi.

Me qellim perjetesimin e figurave historike te qytetit te Elbasanit, bazuar ne ligjin 139/2015 “Per vetqeverisjen vendore”, VKM 510 date 18.07.2012 “Per shpalljen e konkurseve kombetare dhe nderkombetare per realizimin e veprave monumentale te artit pamor”, udhezimit nr.1, date 8.08.2012 “Per procedurat qe ndiqen per shpalljen e konkurseve kombetare dhe nderkombetare per realizimin e veprave monumentale te artit pamor, kriteret e vleresimit dhe dokumentacioni ligjor”, Bashkia Elbasan shpall:

-Konkurs kombetar per realizimin e bustit te heroit te popullit Qemal Stafa.

-Projekt-idej a, boceti, duhet te paraqiten prane Bashkise Elbasan, jo me vone se data 25.10.2021 (afati duhet konsultur me specialist)

-Projektet dhe bocetet e paraqitura do te vleresohen nga nJe Jun e posacme, e cila do te perzgjedhe bocetin fitues. Bocetet e tjera do t’u kthehen autoreve te tyre.

-Shqyrtimi dhe vleresimi i boceteve nga juria do te behet brenda dates 29/10/2021, ne ambientet e Bashkise Elbasan

-Pjesemarresit, duket te paraqesin nje CV profesionale te tyre, dhe dokumentacionin perkates per kualifikimin e tyre

-Ftohen artiste te artit figurativ, (piktore , skulptore) te marrin pjese dhe te paraqesin project­ idete dhe bocetet e tyre

-Dokumentacionin teknik dhe ligjor me kerkesat per realizimin e kesaj vepre mund ti gjeni dhe terhiqni prane Bashkise, drejtoria e Kultures cdo dite nga ora 8.00 deri 16.00.

Digital Jobs Albania

Banka Botërore sapo ka lançuar nismën e saj më të re të titulluar “Digital Jobs Albania” e cila synon të shfrytëzojë ofrimin e shërbimeve digjitale si një mundësi ekonomike për vendin. Nisma e cila gëzon mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, do të ofrojë një kurs trajnimi intensiv 3-mujor FALAS për aftësitë digjitale për vajzat dhe gratë e moshës 16-35 vjeç, duke i pajisur ato me njohuritë e duhura që u mundëson akses në punësimin online si profesioniste të lira në fushën e grafik dizajn, zhvillimit të faqeve të internetit dhe të marketingut digjital. Nisma po zbatohet nga Coderstrust (një kompani ndërkombëtare që ofron trajnim mbi aftësitë digjitale) dhe EuroPartners Development  (një kompani konsulente vendase) në bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Botërore dhe Qeverinë.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës së grave në Shqipëri është ende 14.6 pikë përqindje më e ulët se sa ajo e burrave. Sipas të dhënave të vitit 2020 të Institutit Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), hendeku gjinor i pagave mbetet 6.6 përqind. Në këtë kuadër, zhvillimi i modelit të punës së pavarur në internet mund të luajë një rol të rëndësishëm në ngushtimin e këtyre hendeqeve. 
Ne mendojmë se kjo nisëm është një mundësi e shtuar si për ekosistemin po ashtu për gratë dhe vajzat shqiptare për më shumë pavarësi ekonomike dhe avancim profesional. Ndaj si partnerë të rëndësishëm në këtë kauzë, ju ftojmë që të bashkoheni në këtë thirrje drejtuar këtij grupi interesi duke e shpërdarë këtë informacion në kanalet tuaj të komunikimit dhe databazën e komunitetit që ju përfaqësoni. 
Për të mësuar më shumë rreth nismës Digital Jobs Albania dhe si të merrni pjesë në të, ju ftojme të vizitoni faqen zyrtare www.digitaljobsalbania.com
Gjithashtu më poshtë mund të gjeni linqet e medias sociale të projektit të cilat ju ftojmë t’i ndiqni për informacione më të përditësuara në kohë reale.
Facebook https://www.facebook.com/digitaljobsalbania/
Instagram https://www.instagram.com/digital_jobs_albania/
LinkedIn https://www.linkedin.com/company/digital-jobs-albania/
Youtube https://www.youtube.com/channel/UCQjz1LtaKdo0h_clnscW6Aw

Faleminderit për bashkëpunimin!