Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Flota e zjarrëfikëses, e angazhuar për shuarjen e flakëve në “Kurum”

Rreth orës 11 u njoftuam për rënien e zjarrit në pikën e grumbullimit të skrapit në kompaninë KURUM.

Bashkia Elbasan është angazhuar me urgjencë për shuarjen e zjarrit, duke vënë në dispozicion flotën e saj zjarrfikëse.

Aktualisht jemi duke punuar për shuarjen e zjarrit, që ështe vënë nën kontroll nga ana e shërbimit të MZSH-së.

SITUATA ME RESHJET NË ELBASAN

Shtabi i Emergjencave Civile po monitoron situatën në Bashkinë e Elbasanit.

Dje pasdite dhe sot priten reshje intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtëngata në të gjithë vendin.

Për momentin nuk kemi asnjë raportim për problematika si në zonat rurale, ashtu dhe në zonën urbane.

Ekipet e bashkisë janë në terren, në komunikim të vazhdueshëm me strukturat lokale për të sinjalizuar dhe përballuar çdo të papritur.

U bëj thirrje banorëve të Elbasanit të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Nëse hasni ndonjë situatë emergjente, ju lutem kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët.

Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

Llatja:  Hartëzimi i shërbimeve sociale, një projekt për të ofruar më shumë shërbime cilësore

Në kuadër të projektit të “Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të mirë Sociale në Nivel Lokal”, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës për Autonomi Vendore, SHAV NALAS dhe GIZ ,Gender Alliance for Development Center (GADC)

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth rëndësisë së hartëzimit të shërbimeve sociale në Bashkinë Elbasan, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga ky proces.

Ngritjes së kapaciteteve për bashkitë, bashkëpunimi me aktorët lokalë, si edhe pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Në vijim, pas këtij takimi, Z. Llatja e vuri theksin tek rëndësia e këtij takimi në vecanti hartëzimit të shërbimeve sociale në bashkinë Elbasan.

“Në këtë takim diskutuam në lidhje me nismat e përfshirjes sociale të ndërmarra nga SHAV, e cila në kuadër të projektit SoRi III, mbështeti Bashkinë Elbasan dhe “Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veҫanta” në procesin e Hartëzimit Social.

 Hartëzimi social, i bazuar në identifikimin e nevojave bën të mundur ofrimin e shërbimeve cilësore duke mos lënë askënd pas”, pohoi ai.

Ky projekt u zbatua nga organizata “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC).

Ferma e Florencit, një model i suksesshëm biznesi jo vetëm ne Mjekës

Në Mjekës, në fermën e Florencit, i cili ka ndërtuar një model biznesi të suksesshëm duke çuar përpara vizionin e përmirësimit dhe zgjerimit të fermës, që mbarështon 44 viça e lopë.

Kjo fermë e vogël prodhon produkte e nënprodukte që Florenci i tregëton në dyqanin dhe lokalin e tij.

Ky është një shembull i blegtorisë së vërtetë shqiptare, me cikël të mbyllur, që transformojnë zonat rurale me aktivitete që rrisin ekonominë prodhuese blegtorale.

Nëntori, muaji i ngjarjeve historike për vendin tonë

Nëntori është muaji i shqiptarëve, muaji i flamurit, muaji i plakut Ismail Qemali.

Nëntori, është muaji i Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili më 28 nëntor 1443 ngriti Flamurin me Shqiponjën Dykrenare në Kalanë Krujës.

Nëntori, është muaji i themelimit të alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe në 22-nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit vendoset të merret për bazë alfabeti latin.

Muaji Nëntor, ka lënë gjurmë të thella në historinë e shqiptarëve.

Fëmijët e talentuar të Qendrës Rinore, sukses në skenë me “Familja Adams”

“Familja Adams”, është një nga filmat më ikonikë, i cili mbetet edhe i preferuari për të gjithë, kryesisht për fëmijët.

Fëmijët e talentuar të Qendrës Rinore Elbasan, kanë intepretuar me mjaft profesionalizëm “Familja Adamas”, në një skenë të vërtetë, dhe në një sallë të mbushur plot me prindër e fëmijë.

 Ndonëse nga viti 1938 kur u shfaq për herë të parë pasuan versione të reja, filmi i vitit 1991 la një kast mbresëlënës aktorësh që identifikohen tashmë me familjen e çuditshme.

BASHKIA, I JEP TITULLIN “QYTETAR NDERI” (pas vdekjes) PERSONALITETIT TË SHQUAR TË ARSIMIT JANI DODE

Në një ceremoni të ngushtë e familjare patëm kënaqësinë t’i jepnim titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) Jani Dodes, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në fushën e arsimit si pedagog, studiues, hulumtues dhe metodist”. ⭐

Jani Dode ka lënë gjurmë në historikun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si një nga profesorët dhe drejtuesit më të suksesshëm të tij.

Nga 10.02 1999 deri 10.01.2008 Jani Dode ka qenë  Rektor i Universitetit “Aleksander Xhuvani”

Ka studiuar në  Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave të Natyrës – Dega Fizikë

SPECIALITETI,  Fizikant

GRADA SHKENCORE, “Kandidat i Shekncave”.

Kalendari Buxhetim me Pjesëmarrje

Në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesemarrje, Bashkia Elbasan fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj pjesëmarrje vendimmarrëse, të drejtpërdrejtë mbi hartimin e zbatimin e buxhetit dhe shpёrndarjes sё fondeve lokale.
Buxhetimi me Pjesëmarrje ёshtё njё proces qё menaxhohet nga organet vendore tё qeverisjes (bashki dhe këshill bashkiak) në bashkëpunim me komunitetet lokale, i cili duhet t’u japë zë dhe adresojë çështje të rëndësishme që lidhen me komunitetet, por sidomos do tё sigurojё pёrgatitjen dhe miratimin e njё buxheti publik vendor, i cili paraqet prioritetet dhe nevojat e qytetarёve.
Bashkangjitur po ju përcjellim kalendarin e takimeve të hapura me ju!

Java Europiane e Aftësive, vjen me Festivalin e Ushqimit në Elbasan

Java Europiane e Aftësive vjen në Shkollën Profesionale Elbasan me Festivalin e Ushqimit!

10 shkolla të mesme të arsimit profesional morën pjesë në këtë aktivitet ku fokusi ishte gatimi i pjatave të zonave të ndryshme të Shqipërisë.

I pranishëm në këtë Festival, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili i ka mbështetur vazhdimisht aktivitetet e ndryshme të shkollave profesionale në Elbasan e vuri theksin tek larmia e traditave të qytetit të Elbasanit, duke filluar nga turizmi, kultura, si edhe kulinaria, e cila zë një vend të vacantë.

“Ne e kemi bërë traditë që bëjmë konkurse, e filluam vjet me Tiranën me fërgesën, kush do t’a fitonte konkursin e fërgesës, normalisht e fituam ne.

 Kur marr shembullin e fërgesës, marr shembull edhe të shumë gjellëve tona tradicionale që i kemi në shqipëri, sidomos Shqipëria e Mesme, ku spikat kultura, tradita, kulinaria, të gjitha bashkë.

 Por ne besoj disa gjëra i kemi ndarë, tavën e kosit, tavën e pistilit, qullin me arra dhe i kemi quajtur tonat.

 Sot jam shumë kurioz të shoh edhe të qyteteve të tjera dhe sidomos të gatuara nga duart e specialistëve, të mjeshtrave, dhe sidomos të atyre që pas disa kohësh do të mbajnë restorantet dhe ekonominë e turizmit në shqipëri”.

Në këtë kuadër kryebashkiaku ka falenderuar AKPA për reformën e madhe që ka ndërmarrë  që sipas tij “  me qëllimin kryesor i cili është të bëhemi gati për zhvillimin turistik që po i afrohet vendit, që po i afrohet Shqipërisë”.

Ndersa shtoi se “ këtë vit unë isha shumë krenar që pjesën më të madhe të resorteve e mbanin shkollat profesionale të Elbasanit dhe Qendra e Formimit Profesional në Elbasan,  në cdo restorant kudo që të shkoje në Jug në Durrës në Golem, kishe kuzhinierin, kamarierin, stafin, ishin të gjithë të dalë nga shkollat tona.

 Ne po mbajmë ekonominë turistike gjallë, jo vetëm të Elbasanit por të gjitha qyteteve, të gjitha, kush ka shkolla profesionale dhe qendra formimi profesional. Dhe për këtë duhet të bëhemi gati, ne kemi bërë një punë bindëse me të rinjtë tanë në Elbasan, që të rregjistrohen tek shkollat profesionale.

 Unë i them të gjithëve, gjendja ekonomike e një familje nuk varet gjithmonë nga shteti, por varet kryesisht nga individi.

 Nëqoftëse do të dalësh në treg pune shpejt, shkolla profesionale të nxjerr në treg pune shpejt.

  Erdhi koha e profesionistëve, të bëhemi të gjithë bashkë, ne si pushtet vendor, kështu sic jemi, Drejtoria e Përgjithshme, mësuesit, strukturat drejtuese lokale edhe të shkollës profesionale dhe të Qendrës së Formimit Profesionale, të bëhemi gati për të kapur trendin ekonomik dhe zhvillimin që po ndodh në shqipëri”.

Vlen të përmendet se vetëm gjatë këtij viti në Elbasan ka pasur 100% rritje të numurit të turistëve,dhe jo vetëm në zonën e  Treganit, ku ndodhen banjat termale të Llixhës, e cila ka pasur ritmin e vet të zhvillimit, por ka pasur edhe  një rritje të numurit të turistëve, në mbarë pikat e referimit të turizmit në Elbasan.

Në fillim të sfidës nxënësit u përshëndetën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, z. Klevis Hysa dhe Specialistja e Edukimit, UNICEF Albania, znj. Mirlinda Bushati.

 Në fjalën e tyre ata theksuan rëndësinë e arsimit dhe formimit profesional dhe vlerësuan pjesëmarrjen e nxënësve në aktivitete të tilla ku ata fitojnë aftësitë me të mira për karrierën e tyre profesionale.

 Festivali eshte një sfidë fantastike kulinarie duke përdorur produktet më të mira lokale të çdo krahine, ku shkolla e Mesme Profesionale Elbasan zuri vendin e parë në sfidën e kuzhinës.

Buxhetimi me Pjesemarrje

Bashkia e Elbasanit nisi si çdo fund viti, një nga proceset më të rëndësishme të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, i cili organizohet tashmë prej më shumë se një dekadë, dhe që i paparin miratimit të buxhetit të bashkisë për vitin pasardhës.
Qëllimi i “ Buxhetimit me Pjesëmarrje”. Bashkia ka si synim vendosjen e një kontakti të vazhdueshëm me qytetarët dhe për të realizuar këtë ka nevojë të ketë dhe të perdorë mjetet e duhura për shpërndarjen e politikave të zhvillimit dhe ofrimin e shërbimeve publike tek çdo qytetar.
“Buxhetimi me Pjesëmarrje” është një proçes në të cilin qytetarët marrin pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrjen për shpërndarjen e burimeve financiare publike.Ky proces nuk është vetëm konsultativ, por një proçes i drejtëpërdrejtë dhe diskutim demokratik për vendimmarrjen e pushtetit vendor.
Buxhetimi me Pjesëmarrje është vlerësuar si praktika më e mirë e bashkisë së Elbasanit, përsa i përket përfshirjes së qytetarëve direkt në vendimmarrje.