Shumë projekte janë realizuar për ndërtimin e pritave lumore përgjatë luginës së lumit Shkumbin, për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati i cili shkaktonte dëmtime në tokat bujqësore në fshatra.
Investimi i fundit është ndërhyrja në argjinaturë dhe në pritën mrojtëse përgjatë shtratit të lumit Shkumbin në Krastë, tek ish vendi i grumbullimit të plehrave në Elbasan, e cila do t’i japë një zgjidhje pjesës së qytetit ku përshkohet ky lum.
Punimet e pritës lumore i ka parë nga afër kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja i cili pohoi se “ky është një projekt i madh që ka ndërrmarë bashkia për të futur në rrugën e vet lumin Shkumbin, që të mos ketë dëmtim të tokave.
Punimet po ecim me ritme avancë, dhe parashikohet që të realizohet brenda afateve”.
Duke u ndërtuar tek ish vendi i grumbullimit të mbetjeve në Elbasan, sipas kryebashkiakut, kjo zonë tashmë është kthyer drejt urbanizimit.
“Ne në Elbasan e kemi pasur problem të kahershëm afrimin me lumin Shkumbin, sepse zhvillimi i qytetit këtej e ka perspektivën, sikundër edhe by – pasi është nga krahu tjetër i Shkumbinit. Tashmë është gati në përfundim prita lumore për sistemimin e tokave të cilave janë në Shushicë dhe Hajdaran. Në Elbasan po vazhdojnë projektet e mëdha sikundër Automoto Parku, ndërsa kryesorja është infrastruktura lidhëse”, tha kryebashkiaku.
Kjo pritë rreth 400 metra e gjatë do të lidhet me pritën e vjetër e cila u realizua në bashkëpunim me bashkinë dhe Ministrinë e Bujqësisë, me vazhdimin e pritës për Automoto Parkun, një investim i përfunduar dhe me standarte.
Bashkia e Elbasanit në prag të stinës së dimrit ka ndërrrmarë nisma sociale në mbrojtje të shtresave në nevojë.
Për të dytin vit rradhazi ky institucion ka ofruar lëndën e parë drusore për familjet me vështirësi me një çmim shumë herë më të lirë se tregu.
Kryetari i Bashkisë z.Gledian Llatja gjatë një inspektimi në fushën e druve, pohoi se “ edhe këtë vit, ne kemi ndërmarrë këtë nismë sociale, ku cmimi është gati 30 përqind më i ulët se tregu , dhe për këtë qëllim ne kemi zgjedhur një model tjetër, nuk kemi zgjedhur t’ia japim privatit për të shfrytëzuar parcelat e pyjeve, por t’ja kalojmë pyjores, me qëllim që të jetë në shërbim të qytetarëve me koston që ka bashkia.
Ne kemi edhe një sasi në dispozicion, dhe për këtë qëllim janë zgjedhur kategori në nevojë, sic janë pensionistët e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike, dhe familjet pa mundësi financiare”.
Janë afërsisht tre m3 e cila është e mjaftueshme për ditët e ftohta të stinës së dimrit.
Sipas kryebashkiakut, edhe shkollat tashmë janë siguruar sa i përket druve të zjarrit
Një vit më parë, bashkia e Elbasanit, siguroi me dru zjarri me një kosto shumë më të ulët se tregu 1500 familje, si edhe 6 rajone, edhe këtë vit sërisht kjo kategori do të mbulohet me dru zjarri.
Është cilësuar si një politikë e mirëfilltë sociale ndihma që bashkia Elbasan jep për grupet në nevojë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja, dhe drejtuesin politik të PS Damian Gjiknuri, kanë qenë të pranishëm në fushatën e komunikimit “Zgjidh Zanatin”, e cila ka si qëllim orjentimin e nxënësve drejt arsimit professonal, si celësi i suksesit për një punësim të sigurtë.
Biznesi po zhvllohet dhe ka nevojë për të rinjtë me qëllim që t’i japin një frymëmarrje të re. Ndaj edhe bashkia e Elbasanit i ka dhënë një rëndësi të vecantë shkollave profesionale në Elbasan si edhe Qendrës së Formimit Profesional. Ndaj edhe për këtë qëllim, dy shkollat profesionale në Elbasan,
“Sali Ceka”, dhe “Ali Myftiu”, gjatë pesë viteve të fundit kanë njohur një ndryshim rrënjësor sa i përket infrastrukturës në tërësi.
“Sot flasim për një mbështetje të qeverisë, për këto dy shkolla, një promovim dhe mbështetje të vazhdueshme të politikave qeverisësë të arsimit profesional. Jo se kemi dëshirë ne si bashki të bëjmë grupin e përbashkët ndërmjet shkollave profesionale, Qendrës së Formimit Profesional, Zyrës së Punës, bizneseve, apo qeveria vetë e sheh si një mundësi, por ka ardhur e nevojshme nga ekonomia vetë”- tha Llatja.
Ai e vuri theksin tek turizmi në vend, duke pohuar se “kur flasim sot për turizmin, flasim për një bum turistik që ka marrë vendi këtë vit. Shkollat tona profesionale dhe të rinjtë që kanë dalë nga këto shkolla si edhe nga Qendra e Formimit Profesional kanë qenë ato që kanë mbajtur ekonominë dhe kanë dhënë një fuqi në turizëm, përsa i përket shërbimeve në të gjithë zonën bregdetare të vendit tonë.
Gjatë sezonin turistik, kuzhnierët dhe kamarierët janë paguar shumë mirë. Kemi një bum turistik, ne duhet të bëhemi gati për këtë.
Sistemet e reja të tekonoligjë po ecin. Kemi shembuj shumë të mirë në qytet që kanë pasur sukses në shkollat profesionale, ndaj ne i kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim shkollat profesionale dhe Qendrën e Formimit Profesional, do të vazhdojmë të promovojmë ato, por edhe të qëndrojmë pranë bizneseve për të bërë politikat që ato kanë nevojë. Kur flasim për Elbasanin e gjelbër, për atë zhvillim që po marrin bizneset me zhvillimin e prodhimit të energjisë, duke përdorur sistemet me panele diellore, ne në Elbasan kemi një kurs fantastik, për të rinjtë, për të gjithë sistemet e paneleve diellore, kemi një degë të hidraulikës, të kuzhinës, të rrobaqepësisë po ashtu. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur se sic kemi pasur këtë vit një rritje të regjistrimeve të rinjve në shkollat profesionale ashtu do të vazhdojmë të kemi edhe në të ardhmen.
Ne kemi mbështetur politikat kombëtare por edhe për të bërë politikat tona lokale në bashkëpunim me bizneset, me zonën industriale, edhe me ato biznese që merren me zonat e turizmit, në Gjinar, Funar, Llixha por edhe në Kala, për të pasur kurse dhe modele të mira”- tha Z. Llatja.
Nga ana e saj, Ministria e Arsimit Ogerta Manastirliu e cilësoi qytetin e Elbasanit një rast suksesi sepse në raport me përqindjen e nxënësve që dalin nga arsimi 9 vjecar dhe orjentohen drejt arsimit profesional ka përqindjen më të lartë në rang vendi, 35 përqind të cilët ndjekin arsimin profesional.
Manastirliu theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës.
” Në këtë momente shqipëria ka nevojë për shumë zanatcinj, më shumë kapacatitete apo burime njerëzore të cilat janë të orjentuara drejt zanatit, por ka një moment të rëndësishëm sa i përket sektorëve të vendit ku ka një zhvillim të industrisë, sikurse industria e turizmit, nga ana tjetër kemi një zhvillim të infrastrukturës publike, portuale, maritime, apo sa i përket industrive të lehta. Kemi një zhvillim sa i përket teknogjisë dhe informacionit. Arsimi profesional, të zgjedhurit e një zanati nuk të le në vend, përkundrazi, është ajo mundësi që të jepet për të zhvilluar karrierën tënde në drejtim të profesionit, por hap pas hapi të fut edhe në një sipërmarrje.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë sa i përket faciliteteve në raport me akomodimin me qendrat rezidenciale, me qëllim që nxënës nga qarku i Elbasanit por edhe nga qarqet e tjera të vijnë të frekuentojnë shkollën e Elbasanit”- tha ajo.
“Bashkia është një model suksesi sa i përket kontributit në arsim, qoftë në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional, por në të gjithë aktivizimin përtej funksioneve të bashkisë, në raport me infrastrukturën e institucioneve arsimore, por në atë që ne e kemi më shumë të nevojshëm sot, në zhvillimin e kapitalit njerëzor. Kontributi ynë, kontributi i të gjithëve shkon në këtë drejtim. Investimet bëhen për të zhvilluar kapitalin njerëzor, për të rritur dhe zhvilluar njeriun. Ashtu sikurse një pjesë e madhe e jona këtu janë prindër, dhe e dinë shumë mirë se sa i rëndësishëm është orjentimi i fëmijëve në jetë”.
Duke falenderuar të gjithë mësuesit për punën në këtë fushatë intesive komunikimi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se transferimi i nxënësve drejt shkollave profesionale do të vijojë.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, i bëri thirrje prindërve të pranishëm në këtë komunikim që t’i orjentojnë fëmijët e tyre drejt profsioneve.
“Duhet të bësh dicka në jetë që të jesh dikushi, dhe kjo fillon nga një zanat, cdo gjë është zanati. Nësë zgjedh një fushë të caktuar dhe e perfeksionon me kohë të ardhmen e ke të caktuar.
Pjesa që ka stabilizitet financiar janë njerëzit që kanë një zanat. Në të gjithë këtë infrastrukturë që po ndërtohet, duhet zanatcinjtë që ta mbajnë, ndaj them me shumë bindje, si prind, fokusohuni tek profesioni, sepse është gjëja më e garantuar”.
Data 3 dhjetor, është dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi të kufizuara, duke shënuar kështu edhe një sërë aktivtetesh të cilat shoqata të ndryshme organizojnë për këta persona në mbarë botën.
Në këtë kuadër nën kujdesin e vecantë të kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, me mbë shtetjen edhe të partnerëve “GIZ/ ORF” dhe “Shoqata për Autonomi Vendore”, në ambjentet e bashkisë është hapur një panair me punimet artistike të fëmijëve të talentuar, të cilët frekuentojnë qendrat për arsim social.
Panairi është vizituar edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e cila e vuri theksin tek mbështetja që ministria ka dhënë dhe do të japë për këta fëmijë special.
“Në vitin 2024 ne do të rrisim në 100 numurin e mësuesve ndihmës, aspekt që lidhet shumë edhe me shkollat speciale që kemi, ne do t’i transformojmë në qendra burimore, duke pasur një mbështetje nga minsitria dhe bashkia, me qëllim që t’i japim fëmijëve sa më shumë mbështetje sa i përket shërbimeve të rehabilitimit dhe shërbimit jashtë shkollor, me qëllim që të integrohen në shkolla edhe përtej orarit shkollor”.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, bëri thirrje për sensibilizimin e shoqërisë për të qenë sa më afër dhe të mbështesin këta persona.
“Është një ditë e hapur sot, me qëllim që qytetarët të sensibilizohen duke blerë një pikturë , pasi kjo datë kërkon një sensibilitet më të madh nga e gjithë shoqëria.
Ndaj kemi ndërrmarë këtë aktivitet, ku fëmijët kanë publikuar pikturat e tyre për të sensibilizuar qytetarët dhe institucionet shtetërore”
Duke e cilësuar bashkinë e Elbasanit si model për vëmëndjen që i ka dhënë dhe i jep personave me aftësi të kufizuara dhe cështjeve sociale në tërësi Adelina Farrici drejtoresha e “Shoqatës për Autonomi Vendore” pohoi se “ne kemi qenë mbështetës së inisiativave të bashkisë . Këto msazhe përcjellin mesazhe sensibilizuese, ku përcillet talenti i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe qëllimi i tyre është gjithpërfshirja e fëmijëve në shiqërinë tonë “.
Panairi ka pasur një interes të madh nga qytetarët e Elbasanit të cilët kanë blerë shumë piktura nga fëmijët e talentuar.
Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, inspekton punimet
Shkolla artistike “Onufri” është në fazën përfundimtare të rindërtimit, e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit.
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, dhe Drejtuesi Politik i PS në Elbasan Damian Gjiknuri, kanë inspektuar investimin në shkollën e re, ku e vunë theksin tek mbështetja për infrastrukturën arsimore në Elbasan.
Kryebashkiaku Llatja ka falenderuar Ministrinë pë r mbë shtetjen e vazhdueshme që ka dhë në në lidhje me investimet në arsim, ndë rsa shtoi se “shkolla “Onufri” ë shtë shkolla simbol eElbasanit, ë shtë shkolla që ka nxjerrë artistë , dhe që ka fuqizuar jetë sn artistike jo vetë m në Elbasan por edhe në të gjithë Shqipë rinë e Mesme.
Kjo shkollë pë r shumë kohë ka qeë në furnizuesi kryesor i Akademisë së Arteve me student”.
Duke u ndalur tek projekti i shkollë s, kryebashkiaku e vuri theksin tek infrasatruktura e shkollë s, e cila ë shtë zgjeruar me klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër të re dhe sallë koncertesh për 340 nxënës artistë
“Ishte në se u domosdoë shë m që para disa vitesh rikonstruksioni i shkolls “Onufri”. Kemi bë rë një projekt shumë të mirë që falë Ministrisë së Arsimit kemi pasur një implementim të kë tij projekti. Kemi krijuar kushte shumë të mira moderne pë r të gjithë profilet që shkolla artistike ofron si pë r fë mijë t e vegjë l dhe pë r ata pak më të rritur. Me laboratore të vecanta ambjente të cilat i shë rbejnë pikturë s, skuplpturë s dhe muzikë s. Infrastruktura ë shtë një domosdoshmë ri kur flasim pë r kushte të mira komode sidomos në shkollat ku ka një numë r të madh nxë në sish. Kjo ka qenë asrsya që pë rvec shkollë s egzistuese të bë het edhe shtetasa më klasat e reja që të mos kemi më shkollë me dy turne por me një turn”.
Ministria Manastirliu e cilë soi shkollë n “Onufri” një nga shkollat “bizhu” që me pë rfundimin e rehabiltimin e kapaciteteve që do të shtojë kjo shkollë do të bë jë të mundur që të rrisë edhe numurin që frekuenton kë të shkollë artistike.
“Fokusi i qeverisë dhe MAS është mbështetja e shkollave me drejtime profesionale, me drejtim artistik dhe sportiv. Hapi i radhës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është puna për t’i dhënë shkollave artistike një status special, që do të bëjë të mundur që shkollat artistike të kenë edhe një autonomi financiare për të organizuar punën e tyre, për të mos munguar mjetet didaktike dhe për të garantuar gjithashtu që edhe nga pikëpamja infrastrukturore, edhe nga pikëpamja e burimeve njerëzore, të kemi përmirësime në vazhdim”, tha Manastirliu.
Sipas saj “ne e dimë që shkolla “Onufri” ka nxjë rrë personalitete të më dha pë r të cilë n ne krenohemi në fushë n e artit dhe në të gjitha disiplinat e tij. Ne kemi modele si shkolla Onufri, model që vë rtete ë shtë pë r t’u aplikuar dhe replikuar në të gjitha shkollat e tjera sepse ka traditë mn histonrië , por edhe eksperiencë n. Tashmë ka edhe infrastrukturë n e pë rshtatshme në më nyrë që kjo shkollë të realizojë të gjithë programin 100 pë rqind, dhe majde të zhvillohet dhe më tutje duke na pë rfaqë suar jo vetë m në evente kombë tare por edhe në ato kombë tare.
Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, vlerësoi investimet në arsim.
“Ka fusha të tëra që janë prekur në arsim dhe jam e bindur që do të vijojnë në përputhje me atë çka presin qytetarët. Kë të bashkë punim të mirë qe kemi pasur me qeverinë dhe me ju si ministri ne do ta vazhdojmë , kjo ë shtë një vepë r konkrete simbol pë r qytetin e Elbasanit, dhe projekti i pë rputhet kë tij simboli. Ne duam që të vahdojmë investimet në arsim, ë shtë bë rë goxha, ka fusha të të ra që janë prekur në arsim, dhe jam i bindur që me punë n tuaj do të vazhdojë në kordinim me bashkonë infrastrukutra në arsim të jetë në lartë sinë e duhur dhe në pë rputhje me atë c’ka presin qytetarë t”.
Në Shkollën e Mesme Artistike “Onufri” në Elbasan do të garantojë kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.
Kjo shkollë do të ketë një shtesë 4 kate, klasa dhe laboratorë të dedikuar për çdo profil artistik dhe sallë koncertesh që do t’i shërbejnë 340 nxënësve me drejtimin artistik të muzikës, skulpturës dhe pikturës.
Në mbështetje të ligjit nr.48 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar neni 15, dhe udhëzimit nr.2, datë 28.01.2020 “Për procedurat e emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit public të arsimit parauniversitar”, Bashkia Elbasan shpall konkurs për drejtues të institucionit arsimor parashkollor në kopshtin Papër, Njësia Administrative Papër, bashkia Elbasan.
KUSHTET DHE KRITERET E VECANTA PËR KONKURIM
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për drejtor i institucionit të arsimit parashkollor publik janë:
Të zotërojë diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve universitare “Bachelor” të formimit për mësues të arsimit parashkollor ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune si mësues i arsimit parashkollor;
Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij;
Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore apo i rehabilituar për këto vepra penale;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Dokumentat që duhet të dorëzojë kandidati për drejtor i institucionit të arsimit parashkollor publik janë:
Jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumenteve që dëshmojnë pohimet në të , sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.1, në udhëzimin nr.2/2020;
Kopjen e njësuar me origjinalin të diplomës së shkollës së lartë bashkë me listën e notave ; e detyrueshme
Kopjen e njësuar me origjinalin të librezës së punës;
Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore, sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2, në udhëzimin nr.2/2020; e detyrueshme
Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se 3 muaj para datës së aplikimit; e detyrueshme
Vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; e detyrueshme
Deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të institucionit publik të arsimit parashkollor (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes), sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.3, në udhëzimin nr.2/2020. e detyrueshme
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave duhet të bëhet nëpërmjet shërbimit postar në Bashkinë Elbasan, jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së njoftimit të vendit të lirë të punës për drejtor të institucionit të arsimit parashkollor publik.
KRITERET MBI TË CILAT DO TË BËHET VLERËSIMI I KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin e dorëzuar në lidhje me:
Notën mesatare të studimeve të larta;
Vlerësimin e provimit të kualifikimit;
Dëshminë/të e njohjes së gjuhëve të huaja;
Certifikata trajnimesh me kredite;
Vjetërsi pune në arsim;
Vjetërsi pune si drejtuese;
Studime pasuniversitare;
Shkrime për cështje të drejtimit të institucionit parashkollor;
Intervista e strukturuar;
DATA E DALJES SË REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurim do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan, për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit si dhe për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista me gojë .
Të gjithë kandidatet pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail ne CV )
Në këto ditë festash, atmosfera festive është ndier më së shumti tek kopshtet dhe cerdhet e qytetit, ku fëmijët ndihen më krenarë se kurdoherë.
Me veshjet kombëtare, me flamuj në duar, xhamadanë e shamia, nxënësit e kopshteve dhe shkollave në bashkinë e Elbasanit, kanë nisur festimet për 25 Nëntorin shpalljen e Pavarësisë së Elbasanit dhe më pas 28 nëntorin, ditës së flamurit.
Nën kujdesin e mësueseve të tyre fëmijët kanë përgatitur në këto ditë festash këngë, valle, kërcime, me temë patriotike, si edhe punë artistike kushtuar Shpalljes së Pavarësisë.
Keto ditë, ndjenja e patriotizmit dhe dashuria për atdheun vihet në pah më shumë se gjatë ditëve të tjera,
Këshilli Vendor Rinor i Elbasanit pati kënaqësinë të mirëpresë sot në një takim pune një ekip të rinjsh nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga anëtarë të KVR-ve, Agjencisë për Rininë dhe Sportin si dhe punonjës për rininë në bashki të ndryshme të këtij vendi, të cilët po kryejnë një vizitë studimore në Shqipëri.
Në takim, të rinjtë e të dy vendeve patën mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe sfidat reciproke për ngritjen, fuqizimin dhe funksionimin e KVR-ve dhe ato të zbatimit të politikave rinore në vendet përkatëse.
Vizita u krye në kuadër të shkëmbimeve rinore të lehtësuara nga Ministria e Shtetit Për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, si dhe zyrat e UNDP e UNFPA në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të projektit “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim” i financuar nga Fondi i OKB-së për Paqen.
Në vazhdën e takimeve për të diskutuar rreth buxhetit për vitin 2024, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka zhvilluar një takim me fermerët e Ebasanit, për të parashikuar në vitin 2024 ato investime të cilat janë të domosdoshme, por edhe që mbështesin fermerët.
Ndërsa ka përmedur një sërë investimesh që janë kryer kryesisht në bujqësi gjatë këtyre viteve të fundit, mes tyre edhe unaza bujqësore, kryetari i bashkisë edhe një herë e vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit mes fermerëve me qëllim që në të ardhmen të vijojë të ketë një zhvillim të madh si në blektori ashtu edhe në bujqësi.
“Kanalet kulluese, kanalet vaditëse, unaza bujqësore, janë një sërë punësh të mira që ne i kemi bërë bashkë. Për të vazhduar më pas me krijimin që bëmë vjet atë të Grupit Vendor të Krijimit Bujqësor i cili është organizimi i parë në formën e një organizimi federativ, për të bërë politikat bujqësore për bashkinë e Elbasanit”.
Z Llatja vuri në dukje edhe krijimin e agjensisë e cila mbështet bujqësinë, veterinarinë dhe mjedisin.
“Pas dëgjesave publike që bëmë vjet me të gjithë fermerët e Elbasanit dhe me të gjithë Njësitë Administrative, ishim të gjithë të idesë që të krijonim një agjensi që të ishte edhe ajo një mbështetje specifike për bujqësinë, veterinarinë dhe mjedisin.
Ne sot kemi një agjensi të re e cila është fokusuar vetëm tek cështjet e mjedisit, bujqësisë dhe veterinarisë. Unë e kam pasur fokus kryesor bujqësinë, dhe shifrat kanë treguar që kemi qenë efikas, kemi qenë efikas në pastrimin e kanaleve, kjo na ka sjellë një rritje të prodhimit, kemi qenë efikas përsa i përket mbështetjes së fermerëve dhe për garancinë për punimin e tokës së atyre që e kishin mbjellë me pemtari që tashmë është përkthyer në një ligj të posacëm”.
Duke i ofruar sërisht mbështetje fermrëve nëpërmjet politikave fiskale kryebashkiaku Llatja shtoi ndër të tjera se “ kemi qenë në mbështetje të unazës bujqësore e cila na është përkthyer në rritje të sipërfaqes që kemi sot me sera në fushën e Elbasanit.
Ne jemi përpjekur të bëjmë maksimumin dhe për t’i qëndruar pranë fermerëve. Ne këtë vit po bëjmë politika fiskale shumë të mira, po mbështesim atë që kemi potencialin më kryesor. Në Gjinar dhe Funar të cilat i kemi potenciale kryesore, ne duam t’i mbështesim të rinjtë të cilët duan të hapin një biznes, me mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare”.