Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Llatja/ Automoto Parku, dhe Lungofiume projekte që prekin edhe Lagjjen Nr.1

Në vijim të procesit të buxhetimit me Pjesëmarrje, takimet me banorët kanë vijuar në Lagjjen Nr.1, ku edhe në këtë lagjje konsultohemi e dëgjojmë banorët për problematikat specifike pranë komuniteteve të tyre.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja  i pranishëm në dëgjesat e komunitetit, e ka vënë theksin tek investimet që janë realizuar gjatë vitit 2021, por edhe prioritetet në vijim.  

 Lulishtja e re “Kozma Naska” e rikonstruktuar brenda vitit tonë të parë, ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimeve në lagjjen “Emin Matraxhiu” që i vjen në funksion gjithë banorëve dhe rinisja shumë shpejt e investimit të rrugës “Borodin Mitarja” ose rrugës së re drejt varrezave të qytetit janë vetëm një pjesë e projekteve tona zhvillimore për Lagjjen nr.1.  

Vazhdojmë punën për Automoto Parkun e vetëm në Ballkan dhe projektin fantastik për Lungofiumen e Kodër Krastë”, tha Z. Llatja.  

Në fund të dëgjesave, vetë banorët votuan prioritetet e tyre të cilat do të përkthehen në investime nga ana e Bashkisë së Elbasanit gjatë vitit 2022.  

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Invetimet në infrastrukturë janë të prekshme në Lagjen Nr.2

Vazhdojmë me maratonën e dëgjesave dhe e konsultimeve publike në të gjitha lagjet e Elbasanit.  

 Ky proçes i rëndësishëm ku janë vetë banorët ata të cilët shpalosin prioritetet e tyre, kthehen në investime nga ana e Bashkisë së Elbasanit.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me stafin e Bashkisë, janë ndalur në Lagjjen nr.2, ku investimet në infrastrukturë, sidomos në rrugët e brendshme janë të prekshme.  

Kreu i Bashkisë tha se rruga “Abdyl Kajanaku”, “Nikolla Puka”, “Demir Bungo”, “Mehmet Bajraktari”, “Sul Papri”  janë vetëm fillimi i punës sonë.  Së shpejti do të financojmë projektin e madh të shkollës artistike “ Onufri”.  

Kemi bërë shumë punë në Lagjjen nr.2, por kemi akoma për të bërë, jemi në përfundim të shtrimit të lagjes së “Xhaxhurëve”, si edhe do të bëjmë të gjitha rrugët që kanë shumë kohë pa u investuar si dhe ujësjellësin. Buxhetimi me Pjesëmarrje është vlerësuar si praktika më e mirë e bashkisë së Elbasanit, përsa i përket përfshirjes së qytetarëve direkt në vendimmarrje.  

Starton Buxhetimi me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Labinot Fushë

Bashkia e Elbasanit nisi si çdo fund viti, një nga proçeset më të rëndësishme të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, i cili organizohet tashmë prej më shumë se një dekadë, dhe që paraprin miratimin  buxhetit të bashkisë për vitin pasardhës.  

Kryetari i bashkisë Z.Gledjan Llatja e ka nisur këtë proçes të rëndësishëm i cili ka impakt të drejtëpërdrejtë tek qytetari në Njësinë Administrative Labinot Fushë.  

Pas dëgjesave të banorëve të kësaj njësie, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja tha: kemi nisur dëgjesat publike në për të diskutuar projektet që do të përfshijmë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në këtë vit jo të lehtë që po lëmë pas kemi bërë shumë punë. Rruga e re e rikonstruktuar e fshatit Griqan tashmë është një tjetër realitet, pastrimi i kanaleve ujitëse në ndihmë të fermerëve të zonës dhe rehabilitimi i ndriçimit në lagjjet e fshatrave të Njësisë Labinot Fushë janë vetëm një pjesë e punës sonë të përditshme”- është shprehur Z. Llatja.  

Në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone, kanë dalë edhe prioritetet për vitin 2022, por edhe janë vënë në pah punet e mira që janë bërë.

Buxhetimi me Pjesëmarrje/ Invetimet në infrastrukturë janë të prekshme edhe në Njësinë Administrative Gjergjan.

Në vijimësi të planifikimit për buxhetin e vitit 2022, Buxhetimi me Pjesëmarrje është ndalur në Njësinë Administrative Gjergjan.  Kemi përfunduar unazën bujqësore, jemi marrë me rrugët e arave, pastrimi i kanaleve ujitëse, hapja e rrugëve të arave që të çojnë tek parcelat. Brenda këtij mandati ne do të arrijmë të bëjmë shumë punë të mira në Njësinë Administrative Gjergjan. Jemi përpjekur që të forcojmë shërbimet e Bashkisë, hapja e ADIS-ës, është një bashkëpunim i gjithanshëm me administratën dhe komunitetin për të bërë më të mirën për Elbasanin

Aktivitet nga fëmijët e kopështit 11 për festën e çlirimit të Elbasanit

Elbasani sot feston 77-vjetorin e Çlirimit, dita kur forcat Nacional Çlirimtare fituan luftën kundër pushtuesve gjermanë, luftime të cilat vazhduan deri në 29 Nëntor 1944, kur u clirua gjithë Shqipëria. Në ditën e përkujtimit të clirimit të Elbasanit, fëmijët e kopshtit nr.11, zbukuruan qytetin me flamuj dhe veshje kuq e zi. Ato bënë një vizitë në kalanë e qytetit dhe në Shtëpinë Etnografike të shoqëruar nga mësueset dhe prindër.

11 Nëntor 1944 – Çlirimi i Elbasanit

Të nderuar Veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare!
Të nderuar deputetë, qytetarë të qytetit tim!
Jemi mbledhur sot të kujtojmë së bashku një nga ditët më të rëndësishme, atë të Çlirimit të Elbasanit, si edhe 23 partizanët e Brigadës së XV Sulmuese, të cilët dhanë jetën për çlirimin e kryeqendrës së Shqipërisë së Mesme.
77 vjet më parë partizanët e Brigadës së 15 Sulmuese të ngritur në luftë bashkë me popullin çliruan qytetin pikërisht në 11 Nëntor të vitit 1944.
Shumë familje patriotike të qytetit, por jo vetëm, e cilësuan 11 Nëntorin si festën më të madhe. Nisi të respektohej tradita e festave, ku në çdo ballkon apo derë të shtëpive elbasanase u var flamuri i kuq kombëtar. Vazdojmë të ruajmë historinë e vendit tonë, të respektojmë çdo sakrificë të dëshmorëve dhe të gjithë popullit elbasanas që pa ndërhyrjen e askujt, bënë të mundur çlirimin e vendit nga fashizmi.
Elbasani i dha Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare 136 dëshmorë, por dëshmorë të Elbasanit janë edhe 400 normalistët që studiuan në Normalen e Elbasanit dhe ranë heroikisht në luftë në krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Elbasani pësoi dëme të mëdha ekonomike, financiare dhe njerëzore.
Ndaj dhe sot, pas 77 vitesh ne e kemi nder të jemi qytetarë të Elbasanit, qytetit të dijes dhe arsimit, të kulturës dhe mikpritjes. Ne së bashku do të vazhdojmë ta çojmë qytetin tonë përpara duke përballuar çdo sfidë, dhe përmirësuar çdo aspekt të jetës së qytetarëve.
Mirënjohje të përjetshme dëshmorëve tanë!

Njoftim për proçesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”.

Të nderuar qytetarë, duke nisur nga data 29 Tetor, 2021, Kryetari i
Bashkisë Elbasan, Z.Gledian LLATJA, Ju fton të bëheni pjese e
vendimmarrjes tonë të përbashkët, nëpërmjet pjesëmarrjes dhe angazhimit
tuaj në proçesin e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, në të gjitha Njësitë
Administrative dhe lagjet e qytetit.

Prej më shumë se një dekadë tashmë, ju njiheni me këtë proçes, i cili
për nga rëndësia zë vendin kryesor, pasi jeni ju që përcaktoni
prioritetet tuaja dhe ndikoni drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Përpara hartimit të buxhetit të vitit pasardhës, për Bashkinë e
Elbasanit është e rëndësishme të vlerësojë mendimin dhe gjykimin e çdo
qytetari, për këtë është e domosdoshme pjesëmarrja juaj.

Më poshtë, po ju paraqesim axhendën e takimeve në kuadër të proçesit të
Buxhetimit me pjesëmarrje, në bazë lagjesh dhe Njësish Administrative:

Njoftim Publik

Shpallje konkursi.

Me qellim perjetesimin e figurave historike te qytetit te Elbasanit, bazuar ne ligjin 139/2015 “Per vetqeverisjen vendore”, VKM 510 date 18.07.2012 “Per shpalljen e konkurseve kombetare dhe nderkombetare per realizimin e veprave monumentale te artit pamor”, udhezimit nr.1, date 8.08.2012 “Per procedurat qe ndiqen per shpalljen e konkurseve kombetare dhe nderkombetare per realizimin e veprave monumentale te artit pamor, kriteret e vleresimit dhe dokumentacioni ligjor”, Bashkia Elbasan shpall:

-Konkurs kombetar per realizimin e bustit te heroit te popullit Qemal Stafa.

-Projekt-idej a, boceti, duhet te paraqiten prane Bashkise Elbasan, jo me vone se data 25.10.2021 (afati duhet konsultur me specialist)

-Projektet dhe bocetet e paraqitura do te vleresohen nga nJe Jun e posacme, e cila do te perzgjedhe bocetin fitues. Bocetet e tjera do t’u kthehen autoreve te tyre.

-Shqyrtimi dhe vleresimi i boceteve nga juria do te behet brenda dates 29/10/2021, ne ambientet e Bashkise Elbasan

-Pjesemarresit, duket te paraqesin nje CV profesionale te tyre, dhe dokumentacionin perkates per kualifikimin e tyre

-Ftohen artiste te artit figurativ, (piktore , skulptore) te marrin pjese dhe te paraqesin project­ idete dhe bocetet e tyre

-Dokumentacionin teknik dhe ligjor me kerkesat per realizimin e kesaj vepre mund ti gjeni dhe terhiqni prane Bashkise, drejtoria e Kultures cdo dite nga ora 8.00 deri 16.00.