Njoftime
NJOFTIM – Shtyhet afati i thirrjes për shpreje interesi (Bashkia Elbasan) – Projekti: Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore
NJOFTIM – Shtyhet afati i thirrjes për shpreje interesi (Bashkia Elbasan) – Projekti: Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore.
Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është data 16.09.2024
Europartners Development, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar nga UNICEF Albania, kërkon të kontraktojë shoqëri të liçencuara në fushën e studim-projektimi për të hartuar projektin e plotë për:
- Rikonstruksioni i Shkollës Dhaskal Todri;
- Rikonstruksioni i Shkollës Ahmet Dakli;
- Rikonstruksioni i Shkollës Sulë Misri;
- Rikonstruksioni i Shkollës Shushicë;
- Rikonstruksioni i Shkollës Vasil Kamami;
- Rikonstruksioni i Shkollës Anastas Çakalli;
- Rikonstruksioni i Shkollës Abdyl Paralloi.
Të gjithë palët e interesuara mund të informohen në detaje mbi këtë Kërkesë për Shprehje Interesi, afatet e parashikuara si edhe kriteret e pjesëmarrjes e vlerësimit, duke klikuar në linkun më poshtë:
Njoftim për konsultim publik
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli: Konsultim me publikun “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik”
Propozuesi: Kryetari i Këshillit Bashkiak
Qëllimi: Ky bashkëbisedim ka për qëllim të përfshijë grupet shoqërore në vendimarrje lidhur me një pikë të rendit të ditës së mbledhjes së ardhshme të Këshillit Bashkiak Elbasan. Këshilli Bashkiak do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sygjerimet e qytetarëve mbi miratimin e disa vendimeve që kërkojnë konsultim me bashkësinë bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” Neni 18 dhe Neni 54.
Kalendari:
- Fshati Bujqës, datë 30.05.2024 ora 09:00.
| Qëllimi i konsultimit publik | Konsultimi publik synon të marrë mendimet dhe sygjerimet e qytetarëve lidhur me vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Elbasan. |
| Përshkrimi i çështjes | “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” |
| Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve | Kontaktet ku do të dërgohen rekomandimet janë: Livia Guri, e-mail: livia.guri@elbasani.gov.al |
| Dokumentacioni në lidhje me çështjen që konsultohet | Bashkangjitur këtij njoftimi gjeni relacionin dhe projektvendimin që do të shqyrtohet në konsultimin publik. |
KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK
LUTFI LALA