Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Njoftime Punësimi

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Bashkia e Elbasan ka shpallur proçedura për konkurimi për vendet e lira të punës.

Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë Agjensisë së Shërbimeve Publike Urbane

Drejtor në Drejtorinë Shkumbin e Lart pranë Agjensisë së Shërbimeve Publike Rurale

Përgjegjës, Sektori Teknik dhe Mekanik pranë Agjensisë së Shërbimeve Publike Urbane

Përgjegjës, Sektori I Varrezave Publike pranë Agjensisë së Shërbimeve Publike Urbane

Speciailst (inxhinier), Sektori Teknik dhe Mekanik pranë Agjensisë së Shërbimeve Publike Urbane

Magazinier nafte dhe rikupero, Sektori Ekonomik pranë Agjensisë së Shërbimeve Publike Rurale

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

1) Të jetë shtetas shqiptar;

2) Të ketë arsim të lartë

3) Të ketë eksperiencë pune

4) Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;

5) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;

6) Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1) Kërkesë për aplikim;

2) Curriculum Vitae;

3) Fotokopje e Kartës së Identitetit;

4) Çertifikatë e përbërjes familjare;

5) Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar në :Shkenca Juridike”

6) Fotokopje e librezës së punës;

7) Raport mjeko-ligjor;

8) Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

9) Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm)

Dokumentat e përmendura me sipër , duhet të dorëzohen pranë Bashkisë Elbasan në Drejtorinë e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur të bëhet brenda datës 28.12.2023.