Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 17 Nëntor 2023

Llatja/ Nga viti në vit kemi rritur buxhetin për sportin

Procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku janë vetë qytetarët ata që paraqesin problemet dhe prioritetet e tyre, tashmë e ka shtrirë këtë model edhe në fushën e sportit.

 Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, ka zhvilluar një takim me sportistë, trajnerë dhe stafin e klubit të sportit, me qëllim për të përcaktuar prioritet dhe investimet e realizuara gjatë këtij viti.

 Takimi është kryer në ambjentet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani” ku Drejtori i Sporteve Artin Kovaci ka bërë një falenderim për kryetarin e bashkisë, që sipas tij falenderime të cilat konsistojnë në një sërë kontributesh dhe investimesh që janë kryer gjatë kësaj kohen ë klubin e sportit, kryesisht në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të cilat kanë ndikuar edhe në rezultatet sportive. 

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, e vuri theksin tek vëmëndja e vecanatë që i ka dhënë Klubit të Sportit të Elbasanit duke filluar pesë vite më parë e nga viti në vit.

Kryebashkiaku hodhi idenë edhe të ngritjes së një strukture sportive.

“Të bëhemi struktura e parë e mirëfilltë në shqipëri me një kompleks akomodues perfekt, në mënyrë që edhe këto problemet e vogla që kemi tek sportet e tjera për pjesën e hotelerisë të mikpritjes apo të aktiviteteve tona të kemi një strukturë. Të kemi një sallë force, edhe hotel, sallë konferencash, klasa për mësimin. Me këto që kemi bërë deri tani kemi treguar se kemi një vullnet të madh për të vendosur bazat e shëndetshme për ngritjen e sporteve në Elbasan” tha kryetari i bashkisë.

Në vijim Z. Llatja renditi edhe problemet dhe vështirësitë e Klubit të Sportit para pesë vitesh, dhe arritjet që janë bërë nga viti në vit, nga krijimi i terreneve sportive, deri tek palestrat në shumë shkolla të qytetit.

“Sa herë që takohemi dalim me punë të bëra, me rezultate sportive, me kampion të rinj, dhe me një sërë angazhimesh që ne marrim përsipër. Kur e kemi bërë për herë të parë buxhetimin me pjesëmarrje para pesë vitesh, cështjet financiare ishte problemi kryesor, më pas terrenet sportive, Pallati i Sportit, një sërë investimesh që kërkoheshin në palestra.

Gjatë këtyre viteve, kemi bërë shumë, shkolla “Jorgji Dilo” me palestër të re, “Bardhyl Popa” me palestër të rë, “Pedagogjikja” me dy palestra të reja dhe me terrene sportive të reja, “Onufri”, me palestër, shkolla  “Kostandin Kristoforidhi” për shkak të probemeve që kishte, sot po bëhet me palestër fantastike, terreni sportiv në Gjinar në Fushë Kuqe po trajtohet tërësisht,

Ne sot kemi një strukturë shumë herë më funksionale sec e kishim para disa vitesh, dhe kjo është bërë falë bashkëbisedimit tonë, takimeve që kemi bërë me njëri tjetrin”.

Një tjetër projekt që bashkia ka për sportin është edhe për ekipin e peshëngritjes,

“Kemi një projekt të madh, për të sistemuar ekipin e peshëngritjes, po punojmë për këtë projekt tek Sporti i Vjetër. Ne do të vazhdojmë me investimet, sepse Elbasani e do sportin. Jam koshient se kemi probleme në infrastrukturë, por do të vazhdojmë të investojmë edhe me sportin, sepse ka nevojë për mbështetje, Prandaj e kemi rritur vit pas viti buxhetin për sportet në Elbasan.

 Edhe këtë vit kërkesat janë më të larta, kemi gati një rritje më shumë se sa 20 përqind nga buxheti i vitit 2023, do të vazhdojmë ta rrisim buxhetin, do vazhdojmë të kemi një mbështejtje të vazhdueshme për sportin, për të gjitha ekipet”, përfundoi kryetari i bashkisë Gledian Llatja.  

DREJT FUNDIT PUNIMET NË POLIKLINIKËN E SPECIALITETEVE

Janë drejt përfundimit punimet në Poliklinikën e Specialiteteve , një investim që do të sigurojë një standard të ri në kujdesin ambulator dhe një akses më të shpejtë në marrjen e shërbimit për qytetarët

Ky investim është i shumëpritur nga banorët e Elbasaniit, ku falë kësaj ndërhyrje do të ofrohet jo vetëm një shërbim më i mirë për qytetarët, por dhe kushte të denja pune për mjekët.