Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 30 Nëntor 2023

SHPALLJE KONKURSI PËR DREJTOR INSTITUCIONI ARSIMOR NË KOPSHTIN PAPËR, NJËSIA ADMINISTRATIVE PAPËR, BASHKIA ELBASAN

Në mbështetje të ligjit nr.48 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar neni 15, dhe udhëzimit nr.2, datë 28.01.2020 “Për procedurat e emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit public të arsimit parauniversitar”, Bashkia Elbasan shpall konkurs për drejtues të institucionit arsimor parashkollor në kopshtin Papër, Njësia Administrative Papër, bashkia Elbasan.

  1. KUSHTET DHE KRITERET E VECANTA PËR KONKURIM

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për drejtor i institucionit të arsimit parashkollor publik janë:

  1. Të zotërojë diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve universitare “Bachelor” të formimit për mësues të arsimit parashkollor ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune si mësues i arsimit parashkollor;
  3. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij;
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore apo i rehabilituar për këto vepra penale;
  1. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Dokumentat që duhet të dorëzojë kandidati për drejtor i institucionit të arsimit parashkollor publik janë:

  1. Jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumenteve që dëshmojnë pohimet në të , sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.1, në udhëzimin nr.2/2020;
  2. Kopjen e njësuar me origjinalin të diplomës së shkollës së lartë bashkë me listën e notave ;               e detyrueshme
  3. Kopjen e njësuar me origjinalin të librezës së punës;
  4. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
  5. Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore, sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2, në udhëzimin nr.2/2020; e detyrueshme
  6. Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se 3 muaj para datës së aplikimit; e detyrueshme
  7. Vërtetim nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; e detyrueshme
  8. Deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të institucionit publik të arsimit parashkollor (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit/bashkëshortes), sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.3, në udhëzimin nr.2/2020. e detyrueshme

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave duhet të bëhet nëpërmjet shërbimit postar në Bashkinë Elbasan, jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së njoftimit të vendit të lirë të punës për drejtor të institucionit të arsimit parashkollor publik.

  1. KRITERET  MBI TË CILAT DO TË BËHET VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin e dorëzuar në lidhje me:

  1. Notën mesatare të studimeve të larta;
  2. Vlerësimin e provimit të kualifikimit;
  3. Dëshminë/të e njohjes së gjuhëve të huaja;
  4. Certifikata trajnimesh me kredite;
  5. Vjetërsi pune në arsim;
  6. Vjetërsi pune si drejtuese;
  7. Studime pasuniversitare;
  8. Shkrime për cështje të drejtimit të institucionit parashkollor;
  9. Intervista e strukturuar;

DATA E DALJES SË REZULTATEVE DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurim do të marrin informacion  në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan, për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit si dhe për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista me gojë .

Të gjithë kandidatet pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail ne CV )