Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Dhjetor 2023

Njoftim për mbledhje jashtë rradhe të Këshillit Bashkiak

NJOFTIM

Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes jashtë rradhe të Këshillit Bashkiak Elbasan.

Drejtuar:        Këshillit Bashkiak,

Kryetarit të Këshillit Bashkiak Elbasan

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” neni 53 pika 3/a, po ju paraqes këtë kërkesë për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan më datë 19.12.2023 ora 11:00 në ambjentet e qëndrës rinore me këtë rend dite:

  1. Mbi miratimin e numrit maksimal të punonjësve të Bashkisë dhe institucioneve vartëse të saj si dhe miratimin e nivelit të pagave për vitin 2024.
  2. Per  ndryshimin e Vendimit te Keshillit Bashkiak  Elbasan nr.58 date 26.05.2023 te “Per miratimin e perdorimit te fondit te kushtezuar te mbrojtjes civile per vitin 2023” ndryshuar me VKB date 13.09.2023.

Të ndryshme,       

Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e shtunë  më datë 16.12.2023 ora 10:00 në ambjentet e  Bashkisë Elbasan.

KRYETARI I BASHKISË ELBASAN

Gledian LLATJA

NË MUNGESË DHE URDHËR ZV.KRYETARE

Aulona BYLYKBASHI

Krastë – po ndërhyjmë në argjinaturën dhe pritat mbrojtëse përgjatë shtratit të lumit Shkumbin

Shumë projekte janë realizuar për ndërtimin e pritave lumore përgjatë luginës së lumit Shkumbin, për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati i cili shkaktonte dëmtime në tokat bujqësore në fshatra.

 Investimi i fundit është ndërhyrja në argjinaturë dhe në pritën mrojtëse përgjatë shtratit të lumit Shkumbin në Krastë, tek ish vendi i grumbullimit të plehrave në Elbasan, e cila do t’i japë një zgjidhje pjesës së qytetit ku përshkohet ky lum.

Punimet e pritës lumore i ka parë nga afër kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja i cili pohoi se “ky është një projekt i madh që ka ndërrmarë bashkia për të futur në rrugën e vet lumin Shkumbin, që të mos ketë dëmtim të tokave.

 Punimet po ecim me ritme avancë, dhe parashikohet që të realizohet brenda afateve”.

Duke u ndërtuar tek ish vendi i grumbullimit të mbetjeve në Elbasan, sipas kryebashkiakut, kjo zonë tashmë është kthyer drejt urbanizimit.

“Ne në Elbasan e kemi pasur problem të kahershëm afrimin me lumin Shkumbin, sepse zhvillimi i qytetit këtej e ka perspektivën, sikundër edhe by – pasi është nga krahu tjetër i Shkumbinit.  Tashmë është gati në përfundim prita lumore për sistemimin e tokave të cilave janë në Shushicë dhe Hajdaran.  Në Elbasan po vazhdojnë projektet e mëdha sikundër Automoto Parku, ndërsa kryesorja është infrastruktura lidhëse”, tha kryebashkiaku.

Kjo pritë rreth 400 metra e gjatë do të lidhet me pritën e vjetër e cila u realizua në bashkëpunim me bashkinë dhe Ministrinë e Bujqësisë, me vazhdimin e pritës për Automoto Parkun, një investim i përfunduar dhe me standarte.

BASHKIA ELBASAN VIJON NISMËN SOCIALE, DRUTË E ZJARRIT NË KOSTO NË MBROJTJE TË SHTRESAVE NË NEVOJË

Bashkia e Elbasanit në prag të stinës së dimrit ka ndërrrmarë nisma sociale  në mbrojtje të shtresave në nevojë.

 Për të dytin vit rradhazi ky institucion ka ofruar lëndën e parë drusore për familjet me vështirësi me një çmim shumë herë më të lirë se tregu.

Kryetari i Bashkisë z.Gledian Llatja gjatë një inspektimi në fushën e druve,  pohoi se “  edhe këtë vit, ne kemi ndërmarrë këtë nismë sociale,  ku cmimi është gati 30 përqind më i ulët se tregu , dhe për këtë qëllim ne kemi zgjedhur një model tjetër, nuk kemi zgjedhur t’ia japim privatit për të shfrytëzuar parcelat e pyjeve, por  t’ja kalojmë pyjores, me qëllim që të jetë në shërbim të qytetarëve me koston që ka bashkia.

Ne kemi edhe një sasi në dispozicion, dhe për këtë qëllim janë zgjedhur kategori në nevojë, sic janë pensionistët e vetmuar, familjet me ndihmë ekonomike, dhe familjet pa mundësi financiare”.

 Janë afërsisht tre m3 e cila është e mjaftueshme për ditët e ftohta të stinës së dimrit.

Sipas kryebashkiakut, edhe shkollat tashmë janë siguruar sa i përket druve të zjarrit

Një vit më parë, bashkia e Elbasanit, siguroi me dru zjarri me një kosto shumë më të ulët se tregu 1500 familje, si edhe 6 rajone, edhe këtë vit sërisht kjo kategori do të mbulohet me dru zjarri.

Është cilësuar si një politikë e mirëfilltë sociale ndihma që bashkia Elbasan jep për  grupet në nevojë.

BASHKIA ELBASAN, MODEL SUKSESI NË KONTRIBUTIN E DHËNË NË ARSIMIN PROFESIONAL

Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja, dhe drejtuesin politik të PS Damian Gjiknuri, kanë qenë të pranishëm në fushatën e komunikimit “Zgjidh Zanatin”, e cila ka si qëllim orjentimin e nxënësve drejt arsimit professonal, si celësi i suksesit për një punësim të sigurtë.

Biznesi po zhvllohet dhe ka nevojë për të rinjtë me qëllim që t’i japin një frymëmarrje të re. Ndaj edhe bashkia e Elbasanit i ka dhënë një rëndësi të vecantë shkollave profesionale në Elbasan si edhe Qendrës së Formimit Profesional. Ndaj edhe për këtë qëllim, dy shkollat profesionale në Elbasan,

“Sali Ceka”, dhe “Ali Myftiu”, gjatë pesë viteve të fundit kanë njohur një ndryshim rrënjësor sa i përket infrastrukturës në tërësi.

“Sot flasim për një mbështetje të qeverisë, për këto dy shkolla, një promovim dhe mbështetje të vazhdueshme të politikave qeverisësë të arsimit profesional. Jo se kemi dëshirë ne si bashki të bëjmë grupin e përbashkët ndërmjet shkollave profesionale, Qendrës së Formimit Profesional, Zyrës së Punës, bizneseve, apo qeveria vetë e sheh si një mundësi, por ka ardhur e nevojshme nga ekonomia vetë”- tha Llatja.

Ai e vuri theksin tek turizmi në vend, duke pohuar se “kur flasim sot për turizmin, flasim për një bum turistik që ka marrë vendi këtë vit. Shkollat tona profesionale dhe të rinjtë që kanë dalë nga këto shkolla si edhe nga Qendra e Formimit Profesional kanë qenë ato që kanë mbajtur ekonominë dhe  kanë dhënë një fuqi në turizëm, përsa i përket shërbimeve në të gjithë zonën bregdetare të vendit tonë.

 Gjatë sezonin turistik, kuzhnierët dhe kamarierët janë paguar shumë mirë. Kemi një bum turistik, ne duhet të bëhemi gati për këtë.

 Sistemet e reja të tekonoligjë po ecin. Kemi shembuj shumë të mirë në qytet që kanë pasur sukses në shkollat profesionale, ndaj ne i kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim shkollat profesionale dhe Qendrën e Formimit Profesional, do të vazhdojmë të promovojmë ato, por edhe të qëndrojmë pranë bizneseve për të bërë politikat që ato kanë nevojë. Kur flasim për Elbasanin e gjelbër, për atë zhvillim që po marrin bizneset me zhvillimin e prodhimit të energjisë, duke përdorur sistemet me panele diellore, ne në Elbasan kemi një kurs fantastik, për të rinjtë, për të gjithë sistemet e paneleve diellore, kemi një degë të hidraulikës, të kuzhinës, të rrobaqepësisë po ashtu. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur se sic kemi pasur këtë vit një rritje të regjistrimeve të rinjve  në shkollat profesionale ashtu do të vazhdojmë të kemi edhe në të ardhmen.

 Ne kemi mbështetur politikat kombëtare por edhe për të bërë politikat tona lokale në bashkëpunim me bizneset, me zonën industriale, edhe me ato biznese që merren me zonat e turizmit, në Gjinar, Funar, Llixha por edhe  në Kala, për të pasur kurse dhe modele të mira”- tha Z. Llatja.

Nga ana e saj, Ministria e Arsimit Ogerta Manastirliu e cilësoi qytetin e Elbasanit një rast suksesi sepse në raport me përqindjen e nxënësve që dalin nga arsimi 9 vjecar dhe orjentohen drejt arsimit profesional ka përqindjen më të lartë në rang vendi, 35 përqind të cilët ndjekin arsimin profesional.

Manastirliu theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës.

” Në këtë momente shqipëria ka nevojë për shumë zanatcinj, më shumë kapacatitete apo burime njerëzore të cilat janë të orjentuara drejt zanatit, por ka një moment të rëndësishëm sa i përket sektorëve të vendit ku ka një zhvillim të industrisë, sikurse industria e turizmit, nga ana tjetër kemi një zhvillim të infrastrukturës publike, portuale, maritime, apo sa i përket industrive të lehta. Kemi një zhvillim sa i përket teknogjisë dhe informacionit. Arsimi profesional, të zgjedhurit e një zanati nuk të le në vend, përkundrazi, është ajo mundësi që të jepet për të zhvilluar karrierën tënde në drejtim të profesionit, por hap pas hapi të fut edhe në një sipërmarrje.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë sa i përket faciliteteve në raport me akomodimin me qendrat rezidenciale, me qëllim që nxënës nga qarku i Elbasanit por edhe nga qarqet e tjera të vijnë të frekuentojnë shkollën e Elbasanit”- tha ajo.

“Bashkia është një model suksesi sa i përket kontributit në arsim, qoftë në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional, por në të gjithë aktivizimin përtej funksioneve  të bashkisë, në raport me infrastrukturën e institucioneve arsimore, por në atë që ne e kemi më shumë të nevojshëm sot, në zhvillimin e kapitalit njerëzor. Kontributi ynë, kontributi i të gjithëve shkon në këtë drejtim. Investimet bëhen për të zhvilluar kapitalin njerëzor, për të rritur dhe zhvilluar njeriun. Ashtu sikurse një pjesë e madhe e jona këtu janë prindër, dhe e dinë shumë mirë se sa i rëndësishëm është orjentimi i fëmijëve në jetë”.  

Duke falenderuar të gjithë mësuesit për punën në këtë fushatë intesive komunikimi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu u shpreh se transferimi i nxënësve drejt shkollave profesionale do të vijojë.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, i bëri thirrje prindërve të pranishëm në këtë komunikim që t’i orjentojnë fëmijët e tyre drejt profsioneve.

“Duhet të bësh dicka në jetë që të jesh dikushi, dhe kjo fillon nga një zanat, cdo gjë është zanati. Nësë zgjedh një fushë të caktuar dhe e perfeksionon me kohë të ardhmen e ke të caktuar.

 Pjesa që ka stabilizitet financiar janë njerëzit që kanë një zanat. Në të gjithë këtë infrastrukturë që po ndërtohet, duhet zanatcinjtë që ta mbajnë, ndaj them me shumë bindje, si prind, fokusohuni tek profesioni, sepse është gjëja më e garantuar”.