Kryetari i bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, ka pritur në një vizitë zyrtare ambasadorin e Azerbajxhanit akredituar në Shqipëri, Z. Anar Huseynov.
Takimi mes tyre u fokusua tek intensifikimi i mardhënieve mes qyteteve të Azerbajxhanit dhe bashkisë së Elbasanit në disa fusha, atë ekonomike, humanitar edhe kulturor.
Diplomati është njohur nga kryebashkiaku rreth resurseve që ofron Elbasani, aspekti ekonomik dhe turizmi, por edhe një qytet industrial dhe eksportues i këtyre produkteve, ku Z. Anar Huseynov ka shfaqur interes për të thelluar bashkëpunimin.
Pas takimit, kryebashkiaku Llatja në një prononcim për mediat ka bërë edhe një pasqyrim të takimit dypalësh duke pohuar se “ kjo nuk është hera e parë që Z.ambasador vjen në Elbasan, por kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Bashkinë e Elbasanit. Nga takimi u lidhën ura bashkëpunimi sidomos në atë ekonomik dhe kulturor. U vu theksi tek ndërveprimi mes Azerbaxhanit dhe bashkive të Qarkut të Elbasanit, si edhe diskutuam për zonën industriale dhe projektin e gazifikimit TAP. Gjithashtu kërkuam mbështetjen e shtetit të Azerbaxhanit për zhvillimin turistik në lagjen “Kala” në Elbasan”. Nga ana e tij diplomati ka shorehur besimin e plotë se sferat e turizmit, kulturës dhe energjisë mund të jenë me interes për Azerbajxhanin në marrëdhëniet ekonomike me Elbasanin. “Kjo nuk është hera ime e parë që jam në Elbasan, por kjo është e para vizitë zyrtare. Siç e tha dhe Kryetari i Bashkisë kemi fusha të ndryshme bashkëpunimi, në kulturë, humanitare dhe ekonomike. Kemi disa mendime sesi do ta promovojmë bashkëpunimin tonë. Jam i sigurtë që kjo nuk është vizita ime e fundit në Elbasan. Ne do të startojmë me projekte të vogla fillimisht. Qytetarët e Elbasanit do të njohin më shumë për Azerbajxhanin dhe mardhëniet shqiptaro-azerbaxhanase”, theksoi Z.Huseynov.
Gjatë turit të vizitave të tij në qytetin e Elbsanit, diplomati është pritur edhe nga prefektja e qarkut të Elbasanit, Majlinda Perriu, si edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Veli Kazazi.
Ambasadori i Azerbajxhanit shfaqi interes për fabrikat që ende zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shprehur dashamirësinë e zbatimit të projektit të gazifikimit me Shqipërinë, por dhe një sërë projektesh të tjera ambicioze mes dy vendeve.
Flota e mjeteve të shërbimeve publike në bashkinë Elbasan është ndalur në “Harpes”, një zonë në lagjen “5 Maji” të qytetit, ku janë drejt përfundimit punimet për mbylljen e kanalit të Përroit të Larit, e cila ka qenë një gangrenë disa vjeçare duke i ofruar kushte më të mira 70 familjeve të zonës
Gjatë një inspektimi për të parë nga afër punimet të cilat janë drejt fundit, kryebashkiaku Llatja u shpreh se “kjo rrugë na sistemoi të gjithë bllokun e banimit për të vijuar me kanalizimin e ujrave të zeza dhe të gjithë rrugës, ne e mbajtëm fjalën, edhe pse moti është me reshje, puna vazhdon duke zgjidhur një problem të trashëguar për banorët”.
70 familje do të gjejnë zgjidhjen përfundimtare, dhe qëllimi është që rruga të vazhdojë të dalë drejt dhe të jetë funksionale.
“Të gjithë kanalizimet e ujrave të zeza në lagjen “Harpes” do të përfundojnë, pasi kemi përfunduar në Katund Të Ri, një pjesë të lagjes “Skënderbej” dhe do të vazhdojmë të bëjmë investime”, tha Llatja.
Duke e vënë theksin tek investimet të cilat nuk janë ndalur për asnjë cast ai vuri në dukje edhe rikonstruksionin e rrugës “Hysen Ali Kopili”, një vit më parë, që sipas tij “është një projekt i plotë deri tek ura e sektorit, ku përfshihen kanalizmet e ujrave të zeza, ujin e pijshëm, një pjesë të përroit të Larit, asfaltin dhe ndricimin Let. Tashmë po i japim edhe pjesës fundore të lagjes sistemimin e kanalizimeve dhe të ujit të pijshëm për përroin e Larit i cili është një nga problematikat kryesore në këtë zonë”.
Bëhet fjalë për rrugën e cila lidh pjesën e poshte të lagjes me Teqen, një zonë e populluar në lagjen “5 Maji”.
Edhe një herë Llatja përmendi investimin e madh që pritet të nisë, nga Ministria e Infrastrukturës dhe AKUM për kanalizimin e ujrave të zeza.
Investimi në fjalë në zonën “Harpes” do t’i japë një zgjidhje të gjithë pjesës së përroit për të vijuar me kanalizimet e ujrave të zeza dhe sistemimit të rrugëve. Për këtë investim, bashkia ka patur mirëkuptim nga banorët për prishjen e gardheve si edhe miratimin e dhënies së disa pronave të tyre për të kaluar ky investim.
Këshilli Vendor i Sigurisë Publike, është mbledhur në takimin e parë të këtij viti, për të analizuar të gjthë punën e bërë gjatë vitit 2023. I cilësuar si një model suksesi, KVSP është konsideruar si një nga praktikat më të mira në të gjithë vendin.
Mbledhja e rradhës së KVSP-së është organizuar me qëllim që të prioritizojë gjërat më të rëndësishme, sfidat më të rëndësishme, pasiguritë më të mëdha, në mënyrë që të ndërtohet një punë për të adresuar këto risqe të sigurisë, si edhe të bëhet një axhendë aktive që buron nga qytetarët.
Nën cilësinë edhe të kryetarit të KVSP -së, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja, u shpreh se “jemi këtu për t’i dhënë jetë një plani të ri vendor për vitin 2024, një punë të cilën e kemi nisur vite më parë dhe cdo vit përforëcohet”, duke falenderuar të gjithë përfaqësuesit e KVSP, të komuniteteve fetare, shoqërisë civile, insituticionave të ndryshme, si edhe prokurorisë dhe policisë, krerët e të cilëve ndodheshin në këtë forum të parë.
Sakaq duke ju referuar punës së bërë nga KVSP gjatë vitit 2023, Z. Llatja pohoi se “Elbasani është marrë shembull në të gjithë bashkitë e tjera për punën e mirë që kemi bërë, ku flasim haptaz për problematikat që kemi, por pa mbështetjen e policisë dhe prokurorisë, këto projekte të mira nuk do të mund të ishin bërë. Të luftojmë krimin dhe problematikat shoqërore që ne kemi, jo vetëm me ndërgjegjësim, por duhen edhe masat ndaluese dhe parandaluese ligjore, ku me aksionet e fundit që janë bërë vitin e kaluar nga Policia, për goditjen dhe parandalimin e lëndëve narkotike, në bazë të një denoncimi që ne kemi bërë ka qenë e ndjeshme në qytet”.
Më pas Llatja ka renditur edhe disa nga shtyllat kryesore që është përqëndruar puna e KVSP -së gjatë vitit 2023, që sipas tij është fuqizimi i partneriteteve lokale dhe kombëtare me institucionet publike, shoqërinë civile dhe komunitetin. Të kuptuarit e përbashkët për prioritizimin e problematikave të lidhura me sigurinë publike. Fuqizimi i partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare, aktivitete të ndryshme që kemi bërë me OSBE, ku Elbasani nderkombtarisht është marrë si një shumbull i mirë.
Duke u ndalur tek krimi mjedisor, fjala kryebashkiakut është mirëpritur nga të pranishmit, pasi ai ka pohuar se “viti 2024 do të jetë viti ku ne do të luftojmë pa kompromis krimin mjedisor. Kur kemi arritur të mbyllim një nga fabrikat e mëdha të cilat nuk vendosnin fibrat ne mund të bëjmë më shumë, në bashkëpunim edhe me policinë. Të gjithë bashkë duhet të bëhemi për ta parandaluar krimin mjedisor, Jemi një qytet industrial jemi një qytet që mban ekonominë e vendit nga kjo industri por ne nuk do të tolerojmë. Ne para 3 vitesh kemi filluar me projektin e madh të Murit të Gjelbër, sidomos në zonën industriale, por ne sot duhet të luftojmë me të gjithë ato biznese të papërgjshme që përdorin mjedisin tonë në mënyrë krimininale”, tha ai.
Në vijim në këtë forum të hapur, kreu i KVSP Gledian Llatja bëri edhe një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara nga KVSP.
“Kemi kryer 4 takime të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, një forum të organizuar me të rinjtë dhe të rejat me prezencën edhe të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith. Në fokus të këtij forumi ishin çështjet e lidhura me sigurinë si edhe inkurajimi i të rinjve dhe organizatave rinore që të bëhen zëra të fortë brenda komuniteteve të tyre, të kërkojnë më shumë llogaridhënie nga institucionet, të ndërmarrin veprime të përgjegjshme dhe të angazhohen në vendimmarrje, ku ne gkatë të gjithë kohës kemi qenë të hapur për të dëgjuar. Kemi bërë shkëmbim qytetesh (me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor) të organizuar në bashkëpunim me Strong Cities Netëork. Shkëmbim qytetesh (me Bashkinë Gramsh, Cërrik dhe Lushnjë) të organizuar në Bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Shqipëri: Pjesëmarrje në Samitin e Katërt Global të Qyteteve të Forta që u bë në New York, i cili ishte një nga aktivitetet kryesore ku bashkia Elbasan jo vetëm kishte pjesën e saj të shkëmbimit të eksperiencave por dhe përcimit të rasteve të eksperiencave që ne kemi pasur këtu”.
Në fokus kryesor të KVSP -së ka qenë parandalimi dhe lufta kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Mbrojtjen e fëmijëve, kontrolli i territorit për identifikimin e hotspoteve të kultivimit dhë konsumimit të lëndëve narkotike. Rritjen e sigurisë në shkolla, rritjen e sigurisë rrugore, si edhe mbrojtja e mjedisit.
Referuar parandalimit dhe luftës kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, Z. Llatja vuri në dukje se “gjatë vitit 2023 janë menaxhuar 226 raste me problematika të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.
Gjithashtu, një rëndësi e veҫantë i është kushtuar ngritjes së kapaciteteve të punonjësve të policisë, stafit psiko – social në shkollat e mesme, mësuesit, prindërit, punonjësit social të Njësive Administrative për të kuptuar rolin e Policimit në Komunitet, për të identifikuar, trajtuar dhe referuar raste të dhunës në familje.
Mbështetje nëpërmjet strehëzës së emergjencës për gratë viktima të dhunës në familje.
Drejtori i Policisë së Qarkut Ilir Proda e cilësoi sigurinë publike si një të mirë publike, që sipas tij na përket të gjithëve, dhe është një sfidë e të gjithëve.
“Komunitetet më të sukseshme janë ato komunitete që vetëpolicohen, kjo nuk do të thotë që ju të bëni punën e policisë, por të ngrejë vetëdijen kolektive për ta ndihmuar këtë proces. Ndaj e kërkojmë vazhdimisht që ta bëjmë qytetarin pjesë të proceseve tona, që të parandalojmë krimin. Operacioni që kemi organizuar vjet kundër shpërndarjes të lëndëve narkotike i cili ishte një shqetësim i qytetarëve, ku policia nuk e kishte bërë këtë detyrë më parë, nisur nga këto nevoja që kishte komuniteti ne organizuam një operacion me mbështetjen e Prokurorisë, e cila na ka dhënë aksesin e duhur ligjor, ku prova më e madhe është se të gjithë janë të arrestuar, dhe qëndrojnë në pritje të dënimit, dhe kjo është arritje, ky në vete është parandalimi.
Mbi bazën e atij opercioni kjo punë është marrë model në të gjithë shqipërinë, për faktin e qasjes së këtij fenomeni”.
Proda, e vuri theksin edhe tek operacioni i kryer në fund të vitit, ku impaktoi në të gjithë shqipërinë.
“Rezultatet e tilla arrihen në bashkëpunim me qytetarët. Ndaj presim nga qytetarët ide të sukseshme dhe problemet që keni, ndaj kërkoj të na vini në provë, se si e bëjmë punën”.
Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Kreshnik Ajazi e cilësoi KVSP si një takim i përkthyer në një plan të gjerë pune, ku pohoi se “ ky është një model që nuk gjendet në cdo vend, dhe këto lloj takimesh ku tre institucionet kanë rëndësinë e tyre, në garantimin e rendit dhe sigurisë publike bashkohen dhe dalin përpara qytetarëve.
Ne mund ta realizonim detyrën tonë në mënyrë të pavarur, por nuk do të kishim mundësi të përballeshim me qytetarët, ndaj dhe e vlerësojmë KVSP -në, edhe pse punën tonë do ta bënim.
E kemi parë këtë si një mundësi për të folur, për të marrë ide, shqtësime, dhe për t’i kthyer në plane të punës sonë, si edhe për të raportuar, si një element shumë i rëndësishëm i organeve publike, sepse ka të bëjë me transparencën.
Në veprimtrinë tonë duke konceptuar dhe duke marrë detyra nga KVSP, kemi pasur edhe rezultate konkrete në bashkëpunim të ngushtë të policisë, ku operacioni kundër shpërrdarësve të lëndëve narkotike e morën spunton nga KSVP, duke u përkthyer në një plan pune me rezultate konkrete.
Zhvillojmë takime me të rinjtë, kemi marrëveshje bashkëpunimi me shoqata të ndryshme, për të miturit gratë e dhunuara, etj. Dua të them se KVSP ka qenë dhe është një instrument që ne e vlerësojmë, sepse veprojmë jo vetëm në aspektin e trekëndëshit të sigurisë, por edhe sekretariatin teknik, ndjekim cështje dhe problematika konkrete, duke ndërvepruar, nga faktorë të ndryshëm vendor”.
Që në nisje të ketij fillim viti të ri, bashkia e Elbasanit nuk e ka ndalur punën për urbanizimin e të gjitha lagjeve të qytetit si edhe zonave periferike.
Tashmë janë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen “Haxhias” e cila përfshin shtrimin me asfalt, sistemimin e trotuareve, pajisjen me ndriçim duke sjellë urbanizimin e plotë të saj.
Kryetari I bashkisë Gledian Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri janë ndodhur në këtë lagje ku edhe kanë parë nga afër punimet të cilat janë fokusuar aktualisht tek shtrimi me trotuare.
“Kemi nisur një aksion te madh në të gjithë qytetin për rehabilitimin e trotuareve, sidomos aty ku është shtruar edhe asfalti. Gjatë këtij viti i kemi dhënë një fokus të vecatë punëve publike në qytet, ku punët kanë nisur me një ritëm tjetër, me shumë focus për zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët, kudo në cdo bllok pallatesh në cdo lagje, në cdo rrugicë”, tha kryebashkiaku Llatja.
Pumimet po kryhen nga Ndërrmarja e Shërbimeve Pubile në bashki, në bashkëpunim me FSHZH e cila ka financuar pjesën e materialeve shtesë.
Z. Llatja shton se “po kuadrohet i gjithë i investim i parë që ka nisur kohë më parë, për të vijuar pas lagjes “Haxhias” në të gjitha lagjet e tjera”.
Sipas drejtuesit politik të qarkut Damian Gjiknuri, i rëndësishëm është fakti se gjithë qyteti po urbanizohet edhe në ato zona të lëna mënjanë ose që janë në periferi të qytetit.
“Edhe kjo lagje do të urbanizohet, e gjitha. Ne do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur dhe po vazhdojmë t’i bëjmë realitet.
Sistemimi i kësaj rruge konisston me shtrimin e trotuareve në të gjithë pjesën e pallateve, pasi ka hasur probleme me raste reshjesh.
Janë bërë asfaltimet, vendosja e ndricuasve Let dhe tashmë ka nisur rehabilitimi i të gjithë sipërfaqeve.
Në Njësinë Administrative Shushicë, janë drejt fundit punimet për ndërtimin e pritave lumore në të dy anët e Shkumbinit duke i dhënë fund problematikës së përmbytjeve në këtë zonë prej prurjeve të shumta të lumit Shkumbin gjatë stinës së dimrit.
Janë 2.2 km pritë lumore në Shushicë që ndodhet në krahun tjetër të Automoto Parkut, e cila ka pasur problematika si pasojë e përmbytjeve nga tokat bujqësore, por edhe për disa investime të bëra kryesisht afër urës së Shkumbjnit.
Bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Gledian Llatja gjatë një inspektimit për të parë nga afër fundin e procesit të punimeve ka pohuar se “ ky është një investim i shumërkuar nga banorët, por projekti i madh konsiston edhe në sistemimimin e lumit Shkumbin me pritat lumore”. Puna ka nisur para 6 muajsh dhe tashmë është në përfundim i gjithë ky investimi i madh, pritat lumore thuajse kanë përfunduar nga të dyja krahët, dhe aktualisht po kryhet një mbyllje tek pjesa tek varrezat e qytetit.
“Me gjithë shirat që kanë rënë kësaj kohe, pritat kanë qenë efektive duke dhënë rezultatin e vet, është krijuar një ekozistem shumë i përshtatshëm, dhe lumi ka qenë i stabilizuar gjatë të gjithë kësaj kohe”, shton kryetari i bashkisë Gledian Llatja, ku sipas tij, ky investim shërben edhe për qytetarët që të shëtisin gjatë pasditeve.
Ai shton se “pjesa tjetër e rrugës e cila prek Automoto Parkun nga krahu tjetër i qytetit është drejt fundit, duke shërbyer edhe për ecje nga banorët për ajër të pastër buzë Shkumbimit, projekt i cili vijon deri në Bushek.
Tashmë edhe me ndërtimin e by pass – it, si edhe me urën e Bushekut i gjithë ky investim kthehet në një zonë urbane të mirëfilltë dhe si shëtitore”.
Duke e cilësuar një projekt dhe një punë gjigande investimin në fjalë, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, pohon se “kjo strukturë e re me prita në të gjithë krahun e Shkumbinit, do t’i japë Elbasanit një hapësirë recreative”.
Sipas tij “ky ndërtim i pritave jo vetëm mbron tokat dhe sistemon lumin, por edhe me veprën e madhe të Automoto Parkun, i jep Elbasanit një hapësirë rekreative, pasi bashkia ka plan që ta bëjë edhe një shëtitore, duke i ofruar qytetarëve një hapësirë për ta shfrytëzuar, për ecje dhe sport”.
“Kjo është një nga zonat më të bukura të Elbasanit me hapësirën e natyrës dhe shtratin e lumit, bashkë me by – pasin do të marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm, do të ketë shumë aktivitete të cilat do të lidhen zinxhir edhe me aktivitetet ekonomike që do të krijojë Automoto Parku, ku njësia Administratove Shushice do të ketë një përfitim direkt”.
Edhe FSHZH ka kryer një investim në këtë zonë, ku bashkë me ndërtimin e pritave janë shtuar gati 30 ha tokë si edhe mbi 150 banesa, ndërsa para disa vitesh kjo zonë ka qenë gjithnjë problematike sa i përket përmbytjeve, përfshirë edhe fshatin e Hajdaranit e cila tashmë është zgjidhur një herë e mirë.
Pjesa fundore në Katund të Ri, shumë pranë pritave lumore në Shkumbin, e urbanizuar pas viteve ’90, ka pasur problematikë mungesën e kanalizimeve të ujrave të zeza. Kjo edhe për shkak se duke qenë nën nivel, mblidhte të gjitha ujrat e metalurgjikut. Tashmë kanë nisur punimet për shtrimin e 6 km kanalizime të ujrave të zeza të cilat do të stabilizojnë të gjithë zonën.
Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kap pohuar se janë 250 familje që përfitojnë drejtëpërdrejtë nga ky investim.
Ai shtoi se ” Katundi i Ri konsiderohet si një nga zonat më afër Elbasanit shumë e lidhur me qytetin dhe tashë jemi gati të përfundimit të këtij investimi”.
Nga shtrimi nëntokësor i kanalizimeve të ujrave të zeza kanë përfituar edhe familjet të cilat kanë marrë edhe puseta në mënyrë individuale që të kenë pavarësi. Sipas z. Llatja “problem ka pasur sa i përket kuotave për shkak se zona është nën nivel, ndaj na u desh të bënim një projekt specifik të kësaj ndërhyrje në Katundin e Ri”.
Ky është një projekt në kuadër të projektit të madh që bashkia ka nisur me Agjensinë Kombëtare të Kanalizimeve për të gjithë sistemimin e kanalizimeve të ujrave të zeza jo vetëm në Elbasan dhe në zonat periferike, por edhe në fshatrat ngjitur me qytetin aty ku urbanizimi është më i dendur.
Kryebashkiaku Llatja shton se ” kanalizimi i ujrave të zeza ka qenë një prioritet i joni jo vetëm për të përmirësuar cilësinë e jetesës së banorëve, por edhe për t’i urbanizuar të gjitha këto zona”.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri e cilësoi shumë të nevojshëm këtë investim që po kryen ujësjellës kanalizimet bashkë me qeverinë shqiptare dhe bashkinë Elbasan.
” Janë gati 20 milion euro investime në kanalizime dhe në ujësjellës, dhe kjo është një pjesë e projektit që ka të bëjë me ujrat e zeza aq më tepër për këto zona që janë zgjeruar pas viteve ’90, dhe që nuk kanë pasur asnjë infrastrukturë bazë sipas parametrave që kërkon koha”.
Duke e cilësuar Katundin e Ri si një zonë strategjike për Elbasanin, Gjiknuri shtoi se ” në të ardhmen kjo zonë do të jetë pjesë ku do të kalojë by -passi i Elbasanit, kjo zonë do të jetë një nyje e rëndësishme transporti që do t’i japë një zhvillim zonës, ndaj edhe urbanizimi është shumë i rëndësishëm.
Eshtë një premtim i mbajtur i bashkisë, pasi kjo ka qenë edhe moto e fushatës, që ta bëjmë Elbasanin dhe rrethinat e tij një zonë qytetare të urbanizuar, dhe kam besimin se këtë mandat kjo do të mbarojë plotësisht”.
Përfituesit kryesor të këtij investimi janë vetë banorët të cilët kanë falenderuar bashkinë Elbasan për premtimin e mbajtur.
Punimet nëntokësore për rehabilitimin e plotë të kanalizimeve të ujrave të zeza në Rajonin Nr 3 të lagjes “Skënderbej” i kanë parë nga afër kryetari i bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri dhe deputeti Florenc Spaho.
Një projekt i madh ky i shumëkërkuar edhe nga rreth 200 banorët e kësaj zone, është bërë i mundur falë një bashkëpunimi mes bashkisë së Elbasanit si edhe AKUM, ( ujësjellsi kanalizimeve të qarkut të Elbasanit).
Punimet nëntokësore po kryhen në rrugën” Qamil Shkodra”, e cila ka qenë një nga zonat më problematike, sa i përket mungesës së kanalizimeve të ujrave të zeza.
Kryetari i bashkisë Gledian Llatja, duke prezantuar edhe investimin pohoi se “në këtë zonë ka pasur ujë të pijshëm por jo kanalizime të ujrave të zeza, duke penguar edhe pjesën e urbanizimit’.
Sipas tij bashkia vazhdon të ndërhyrjë në të gjithë territorin e bashkisë së Elbasanit, në zonat informale si edhe fshatrat afër tij.
“Kemi ndërhyrë dhe po vazhdojmë në shumë lagje të Elbasanit, kemi vazhduar tek “NSHU”, që kemi një segment ku do të ndërhyjmë, në Katund të Ri, këtu në lagjen “Skënderbej”, dhe paralelisht në Harmes, Krastë dhe Mengël. Në fillim të mandatit tim problem i banorëve ishin kanalizimet e ujrave të zeza. Sepse realisht aty nis edhe pjesa e urbanizimit, disa lagje e kishin ujin e pijshëm dhe në disa të tjera ne investuam, por problem kryesor ishin kanalizimet e ujrave të zeza. Sot ne po mbyllim problematikën që kemi në zonat informale me kanalizime të ujrave të zeza në mënyrë që t’i japim jetë premtimit të dhënë për sistemimin e komplet Elbasanit me kanalizimet e ujrave të zeza, por edhe fshatrave që janë afër me qytetin, si është Mengli dhe Katundi i Ri”.
Kryetari i bashkisë vuri në dukje edhe investimin e madh të KFV dhe qeverisë shqiptare që Elbasani do të ketë ujë 24 orë në ditë.
“Jemi në fazë të zhvillimit të projektit kemi nisur dhe po ecim mbarë, së afërmi KFV do të nisë punimet në Elbasan me qëllim që të kemi 24 orë ujë në ditë, ku mbas shumë kërkesash nga ana jonë u bë e mundur falë mbështetjes së qeverisë shqiptare”.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, edhe pse punimet sapo kanë filluar e vuri theksin tek urbanizimi i z informale brenda një periudhe prej 4 vitesh.
Sipas tij “këto zona dikur kanë qenë informale por tani duhen urbanizuar, duhen bërë pjesë e qytetit. Dhe që të bëhen pjesë e qytetit duhet të kesh infrastrukturë urbane, të cilat janë uji, kanalizimet, ndricimi dhe energjia. Ky është një projekt madhor falë qeverisë shqiptare dhe bashkëpunimit me qëverinë shqiptare dhe ndërrmarjen e ujësjellësit të qarkut të Elbasanit ka nisur puna intensivisht, duke vijuar më pas edhe me rregullimin e rrugëve. Ndaj dua të falenderoj kryetarin e bashkisë drejtuesin e ujësjellësit, deputetetët, të gjithë ekipin që jemi këtu, i cili ka qenë një premtim i dhënë, ka pasur një mbështetje financiare dhe tashmë po bëhet realitet.
Ky është modeli që edhe kryetari kur ishte në garë për bashkinë e ka premtuar, ne do të vazhdojmë urbanizimin e qytetit të Elbasanit dhe do ta bëjmë këtë në mënyrë sistematike. Brenda këtij 4 vjecari kjo lagje do të urbanizohet e gjitha”.
Deputeti Florenc Spaho, shprehu bindjen se edhe ky investim është një premtim i dhënë nga kryetari i bashkisë për lagjen “Skenderbej”,
Policia Bashkiake çdo ditë kujdeset për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së fëmijëve pranë shkollave.
Edhe këtë fillim simestri të dytë, pas pushimeve të dimrit, fëmijët janë nisur që në mëngjes në shkolla, për të ndjekur procesin mësimor.
Të shoqëruar nga policët bashkiakë të cilët e kanë kthyer në rutinë kujdesin kryesisht ndaj fëmijëve, ato i shoqërojnë ato që të kalojnë rrugën e makinave, deri tek dera e shkollës.
Një nga detyrat e policëve bashkiak të Elbasanit, është edhe siguria për vogëlushet të cilët shkojnë në shkollë.