Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 6 Prill 2024

AKTIVITETE ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE KUSHTUAR SPORTIT PËR ZHVILLIM E PAQE

Në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe dhe në bashkëpunim me Terre des Homme, të rinjtë e Këshillit Rinor, nën moton “Trepikëshi rinor”, sfiduan bashkëmoshatarët e tyre në fushën e basketbollit të parkut Rinia Sporti si gjuhë universale për përfshirje dhe harmoni!

Është një inisiativë e ndërmarrë nga grupi rinor i Elbasanit të angazhuar për të sjellë një ndryshim pozitiv në komunitet, në zbatim të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri.

OKB-ja vendosi që data 6 prill të jetë Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim e Paqe.

Kjo datë, e konsideruar si event i ri vjetor, shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor.