Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 9 Prill 2024

“ARTIZANET SOT”, SHPALOS DETAJET DHE TRADITËN E LASHTË TË ELBASANIT NË MUZEUN ETNOGRAFIK

Nga thellësitë e shekujve mbërrijnë deri sot talenti popullor i punimeve artizanale, ku gratë  mbajnë gjallë traditën e paraardhësve të tyre.

Në kuadër të promovimit të artizanëve të Qarkut Elbasan, në ambientet e Muzeut Etnografik nga data 5 prill deri më 25 prill po organizohet “Artizanati Sot”, ku artizanet do të shpalosin punimet e tyre, për të gjithë qytetarët elbasanas por edhe turistët e shumtë që vizitojnë Elbasanin.

Në këtë promovim artizanet kanë sjellë në jetë trashëgiminë kulturore përmes veprave të tyre.

Ato kanë shpalosur punimet e tyre në tezgjah, gdhëndje druri, sapuna arizanalë, qëndisje në gjergjef, stoli, punime çantash me grep dhe çanta me rruaza, etj.

Me pasionin e tyre artizanet edhe një herë vëë në dukje se tradita e lashtë në Elbasan vazhdon të ruhet me fanatizëm nga njëri brez tek tjetri deri në ditët e sotme.

Në këtë event artizanet që marrin pjesë janë Hamide Filja, Brixhilda Çirraga, Shpresa Samurri, Josif Muça, Anisa Mëhalla, Edlira Kote, Nertila Allaj, Titi, Etleva Mata, Zana Hoxha, Motrat Koçollari, Etleva Ahmati, Bukurije Musai, etj.

Nga punimet në tezgjah dhe gdhëndjet e mrekullueshme në dru te sapunat artizanale, çdo detaj rrëfen një histori.

ELBASANI PREZANTOHET DENJËSISHT NË PANAIRIN E TURIZMIT TIRANË

Në Panairin e Turizmit Tirana 2024, ka marrë pjesë edhe Bashkia e Elbasanit, ku nëpërmjet Agjensisë së Kulturës dhe Turizmit, është prezantuar me destinacionet turistike që Elbasani ka, si edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike.

Elbasani, është ndër zonat më të hershme që vërtetojnë trashëgiminë dhe kulturën e lashtë të vendit tone, si edhe është kryeqendra e artit dhe kulturës.

Historia, trashëgimia kulturore dhe bukuritë natyrore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit.

“Busheku”, “Labinoti Fushë”, “Krasta e Madhe”, “Llixha”, Funari e Gjinari, fshehin perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre. Janë këto edhe shumë arsye të tjera që Elbasani është një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj, dhe për tu prezantuar sa më denjësisht në këtë panair.

Elbasani po shihet si një destinacion për të zgjatur kohën e turistëve, jo vetëm në bregdet.

Ecja në natyrë në zonat malore siç është Gjinari, është një nga atraksionet të cilat Elbasani i ofron. Në Funar pranë liqeneve janë hapur shtigjet për ecje si edhe për hedhjen me parashutë.

Panairi ka për qëllim të promovojë Shqipërinë duke u përqendruar në turizmin e kohës së lirë, atë të konferencave dhe eventeve të korporatave nga e gjithë bota.

Turizmin dixhital dhe turizmin mjekësor, i cili po zhvillohet gjithmonë e më tepër në vendin tonë.